Sonte në Vizion Plus, ora 21:00, “Rudina Magjistari-Misioni Vazhdon”
“Një mbrëmje ku do të përjetoni histori të jashtëzakonshme njerëzore
Surpriza të shumta të mbushura me emocione pa fund, kështu do të përkufizohej nata e së shtunës e datës 15 nëntor në programin “Rudina Magjistari-Misioni Vazhdon” në Vizion Plus. Një seri historish dhe personazhesh që do të përcillnin vlera njerëzore përmes trajtimit të historive të tyre. Ftesa nëpërmjet zemrës, simbol i programit social, kishte mbërritur atë natë në Durrës te familja e Shaqir dhe Lumturie Bodllit. Vajza e kësaj familjeje, Morena, preferoi të zgjidhte këtë program për t`u thënë faleminderit prindërve të saj. Jeta për të nuk kishte qenë e lehtë, vështirësitë e shumta, ecejaket e jetës, krijimi i familjes së re, do të bënin që Morena të kishte nevojë të domosdoshme për praninë e prindërve. Një buqetë me lule dhe një përqafim falënderimi ndaj prindërve nga ana e Morenës do t`u falte atyre shumë kënaqësi. Aktualisht, Morena, edhe pse e martuar dhe me një djalë 5-vjeçar, vazhdon studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Histori. Për këtë, atë po e ndihmojnë së tepërmi dy prindërit, të cilët kujdesen për nipin e tyre dhe këtë gjë e bëjnë me shumë dëshirë pasi duan ta shohin vajzën e tyre të ecë sa më shumë në qëllimin që i ka vënë ajo vetes. Nata vazhdoi me historinë e një djali vlonjat, nëna dhe xhaxhai i të cilit ishin të ftuar në studio. Në vitin 1995, Admir Tozaj mësonte në klasën e gjashtë në shkollën 8-vjeçare të fshatit Kërkovë, Vlorë. Ai është larguar nga shtëpia në drejtim të Italisë me skaf. Pasi ka mbërritur në tokën italiane, ka marrë trenin për të udhëtuar në Milano. Në këtë moment, ai strehohet nga një familje italiane. Sapo futet në shkollë, djali i dërgon një letër familjes ku kishte shkruar numrin e telefonit të kolegjit dhe adresën e tij. Babai komunikon rregullisht me djalin e tij përreth tre muaj në postën e qytetit të Vlorës. Gjatë telefonatave, Admiri i thoshte shpesh babait të tij se sapo të mundej do të kthehej në Shqiperi. Data 15 tetor e vitit 1995 ka qenë kontakti i fundit i Admirit me familjen. Pas humbjes së kontakteve, babai interesohet në disa shoqata në Tiranë, por nuk mori asnjë përgjigje konkrete. Në vitin 2004, familja zbulon rastësisht se djali kishte paraqitur kërkesën për t`u pajisur me pasaportë. Sapo është prezantuar si histori, stafi i “Rudina Magjistari-Misioni Vazhdon” bën kërkimet e para dhe arrin të sigurojë në mënyrë ekskluzive disa të dhëna të lëvizjeve të Admirit. Data e fundit i korrespondon 15 gushtit të vitit 2008, kur është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë në Varese. Gjatë kësaj kohe, Admiri ka punuar në “Free Time Agency” në Como. Rubrika “Faleminderit” erdhi me një tjetër histori, me atë të Bardha dhe Xhemal Terziut. Fill pas martesës, ajo paralizohet por bashkëshorti i qëndron pranë gruas së vet. Fatkeqësitë për Bardhën dhe Xhemalin nuk do të kishin të sosur. Tre fëmijët e parë nuk mundën të jetonin. Ata i vdesin shumë shpejt. Më pas lindin dy fëmijët e tjerë, të cilët e mbushën me gëzim këtë familje. Në vitin 1998, Bardha aksidentohet nga një makinë dhe qëndron shtrirë pa lëvizur 1 vit rresht. Edhe gjatë kësaj periudhe, bashkëshorti i qëndron pranë. Ishte pikërisht gjesti i Xhemalit që për asnjë moment nuk u lodh duke u përkujdesur për të që Bardha erdhi me një surprizë që t`i thoshte faleminderit Xhemalit për gjithë atë dashuri në ditët e saj më të vështira. Tri letra për Rudinën dhe tri ëndrra të sjella në realitet nga programi “Rudina Magjistari-Misioni Vazhdon”. Letra e parë i përkiste Bajames, një vajze 19-vjeçare nga fshati Zallbastar, Tiranë, e cila kishte dëshirë që pas mbarimit të kursit të kishte në shtëpi një makinë qepëse. Në bashkëpunim me motrën dhe vëllain e saj, Rudina udhëtoi drejt këtij fshati për t`i bërë surprizën Bajames dhe duke e shndërruar ëndrrën e saj në realitet. Letra e dytë ishte nga Hajria, një nënë 70-vjeçare, e cila kishte nevojë të madhe për një karrocë invaliditeti për vajzën e saj, Fluturën, e cila kishte 43 vjet që ishte e paralizuar. Sapo stafi i programit trokiti në derën e saj, nënë Hajria hoqi një peshë të madhe pasi kishte trokitur në të gjitha shoqatat e tetraplegjikëve dhe nuk kishte mundur të siguronte një karrocë të tillë. Letra e tretë vinte nga Peqini, nga një zonjë e paralizuar e quajtur Atlije Koçi. Ajo kishte rreth 8 vjet që ishte paralizuar dhe ishte e detyruar të kalonte shumë kohë në shtëpi. Një rrymë elektrike i kishte djegur aparatin e televizorit duke i hequr asaj mundësinë jo vetëm për të kaluar kohën, por edhe duke shkaktuar mungesën e një “miku” që i bënte shoqëri prej kohësh. Vizita e papritur me aparatin e ri të televizorit nga Rudina i riktheu buzëqeshjen, sepse më në fund Atlija do të ketë “mikun” e saj. Një kontribut për surprizat në këtë rubrikë të programit kishte dhënë një zotëri i nderuar, i cili i është dedikuar shërbimit ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara, z. Gjon Dervishi, nga Tepelena, drejtues i qendrës sociale “Dora e ngrohtë”. Por edhe për vetë protagonistin e programit ishte përgatitur një surprizë nga një mik i ngushtë i tij. Këngëtari korçar, Mihallaq Andrea, kishte rezervuar për Gjonin një përshëndetje speciale duke sjellë ndërmend kujtime dhe çaste të bukura nga shoqëria mes tyre. Të gjithë e mbajnë mend Frenki Sulaj, djalin 13-muajsh nga Fieri, i cili vuante nga sytë. Tri javë më parë, prindërit e tij dhanë sinjalin SOS se djali duhej bërë operacion në Turqi pasi rrezikonte të humbiste përgjithmonë shikimin. Operacioni po vonohej pasi mungonin paratë dhe për këtë arsye me paratë e mbledhura në emision Frenki Sulaj u nis menjëherë në Turqi ku kreu vizitën mjekësore dhe ditë më vonë operacionin e katërt, në përpjekje për të parandaluar humbjen totale të shikimit. Një sukses i arritur në kohë falë ndihmesës së shumë shqiptarëve që atë natë me zemër ndihmuan që Frenki Sulaj të mos jetonte i rrethuar nga errësira. Sonte në “Rudina Magjistari-Misioni Vazhdon”, në Vizion Plus, do të ndiqni: Tri gra të profesioneve të ndryshme do të transformohen në studion e "Rudina Magjistari- Misioni Vazhdon". Jeta e tyre e përditshme i ka bërë të harrojnë paksa veten dhe emisioni do t`u rikthejë atyre pamjen që do të mund të kishin. Javë më parë, një djalë 8-vjeçar nga Durrësi, kërkoi ndihmën e emisionit për t`i shpëtuar vdekjes nga kanceri. Shumë njerëz kontribuan atë natë. Ndiqni këtë të shtunë emisionin për të mësuar se çfarë ka ndodhur me historinë e Mario Prengës.
22 Nentor 2008