Të shash e të gjobitesh për futbollin
Nga protesta e fyerjet e Oto Bariçit e deri te ajo e Genc Tomorit të Partizanit. Nga sharjet në rusisht të Elvin Beqirit e deri ato greqisht të Alban Bushit
Të mërkurën e kaluar të gjithë pamë, përmes transmetimit të drejtpërdrejtë, ndëshkimin me karton të kuq nga ana e gjyqtarit gjeorgjian Silagava të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Elvin Beqiri, në ndeshjen miqësore ndërkombëtare Azerbajxhan-Shqipëri (1-1), vetëm sepse arbitri gjeorgjian me stemën e FIFA-s dëgjoi një të sharrë të shkodranit në gjuhën ruse. Rezultati: karton i kuq për Beqirin, ndërsa formacioni kuqezi i drejtua nga Ari Hani u detyrua të luante me dhjetë lojtarët të gjithë pjesën e dytë. “Gjyqtari u keqkuptua kur më ndëshkoi me të kuq. Është e vërtetë se shfryva në gjuhën ruse, por iu drejtova sulmuesit kundërshtar (numrit 20), me të cilin kisha gjithë minutat e pjesës së parë që debatonim me fjalë në çdo dyluftim. Kur unë shfryva në atë moment ndaj sulmuesit, gjyqtari mendoi se e kisha me atë inatin dhe më ndëshkoi me të kuq”, - tha Beqiri pas ndeshjes.
Kur gjyqtari shqiptar ndërkombëtar Albano Janku nuk dha penalltinë për të kuqtë në minutën e fundit në barazimin 2-2 të Partizanit me Elbasanit, të shtunën e kaluar, drejtori i Akademisë së Futbollit të klubit Partizani, Genc Tomori, iu sul anësorit Maloku, duke e sharrë mbarë e mbrapsht. Përfundimi: gjobë 30 mijë lekë dhe tre ndeshje pezullim, për të mos qëndruar në bankinë me skuadrën.
Një karton të kuq, pikërisht për protesta e sharje ndaj arbitrit ka marrë edhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Bariç. “Plakushi” kroat nuk duroi dot disa padrejtësi të gjyqtarit austriak në ndeshjen e Shqipërisë në barazimin 1-1 me Bullgarinë në “Qemal Stafa”. Sherri Bariç-Stuchlick u bë i famshëm edhe në kancelaritë e UEFA-s. Oto Bariç, teksa shante sa para e mbrapa arbitrin e ndeshjes Shqipëri-Bullgari, Fritz Stuchlick. Kroati la për më shumë se një orë skuadrën në duart e dy ndihmësve të tij. Gjithçka u gatua në minutën e 25-të të pjesës së parë, kur Bariç u hakërrye ndaj gjyqtarit austriak për një vendim të tij me një fjalor aspak të denjë për një trajner si ai. Stuchlick, përveç kartonit të kuq, që e detyroi Bariçin ta shikonte ndeshjen nga tribuna, përpiloi edhe një relacion për UEFA-n, i cili nuk i linte asnjë mundësi 75-vjeçarit për t’i shpëtuar ndëshkimit.
Përfundimi: dy ndeshje pezullim për 75-vjeçarin, i cili, pasi ndoqi në kabinë të mbyllur humbjet e Shqipërisë me Bjellorusinë (2-4) në “Qemal Stafa” e atë 6-1 me Rumaninë në Bukuresht, refuzoi edhe të ripërsëriste kontratën me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Me Oto Bariçin ka bërë sherr e ka sharë nëpër dhëmbë edhe Kapllani, sherr që lindi në pushimin midis pjesëve në takimin Shqipëri-Holandë, pasi Bariçi e zëvendësoi në fillim të pjesës së dytë. Pikërisht në atë çast lindi edhe debati mes tyre. Sulmuesi i kërkoi sqarime për zëvendësimin, ndërsa trajneri, i ofenduar për mënyrën e sjelljes së futbollistit të tij, i ka kërkuar të futej në dhomat e zhveshjes.
Sharjet në kor të tifozerisë, qoftë të një klubi, por edhe të grupimeve të ndryshme gjatë ndeshjeve të Kombëtares janë të natyrshme, pavarësisht se ato racistë ndëshkohen me gjoba apo me masa ndëshkimore që të luash edhe në stadium pa tifozë, siç ndodhi në rastin e Shqipërisë, që e luajti një të tillë kundër Kazakistanit në vitin 2005.
Rastet kur futbollistë shqiptarë janë përfshirë në grindje e sherre me lojtarët kundërshtarë, apo kanë bërë gjeste të ndryshme kanë qenë shpesh në fokusin e mediave apo dhe ndëshkimeve nga gjyqtarët, apo penalizimet nga komisionet disiplinore janë të shumta. Në to janë përfshirë nga Erion Bogdani, Lorik Cana, Alban Bushi e deri të Igli Tare.
Bogdani, grushte me Morfeon
I shpëtoi arbitrit të ndeshjes Ricoli, por jo telekamerave në stadium. Portugezi i Parmës, Fernando Kuoto, u pezulluar me tri ndeshje për gjestin e shëmtuar në dëm të sulmuesit shqiptar të Livornos, Erion Bogdani. Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në Serinë A, kur Bogu ishte pjesë e Livornos. Kuoto u filmua teksa pështynte nga prapa sulmuesin e Kombëtares shqiptare pas një sherri që shpërtheu mes këtij të fundit dhe Domeniko Morfeos. Arbitri i ndeshjes ndëshkoi çuditërisht Bogdanin me karton të verdhë, ndonëse shqiptari të paktën në këtë rast nuk ishte veçse “viktima”. Ndërkohë që po me karton të verdhë u ndëshkua edhe Morfeo, edhe pse gjesti i tij ishte po aq i rëndë sa edhe i shokut të tij të skuadrës. Italiani i Parmës e qëlloi me shuplakë Bogdanin në fytyrë dhe pastaj i futi gishtin në sy. Mediat italiane në rubrikat sportive i dhanë goxha hapësirë këtij lajmi, duke treguar qartazi si veprimet e sulmuesit të Livornos dhe të Parmës.
Bushi pështyn kapitenin e Panathinaikosit
Alban Bushi është vënë në qendër të vëmendjes në kampionatin grek të futbollit gjatë ndeshjeve të kontrollit të vitit të kaluar para se të startonte kampionati grek. Sulmuesi shqiptar, përveç arbitrit të ndeshjes, nuk ka kursyer as trajnerin e tij, Makis Katsavakis. Pas një faulli të rëndë në pjesën e dytë të lojës, Bushi është ndëshkuar me kartonin e verdhë nga gjyqtari Kalopulos. Gjyqtari në fakt e ka falur futbollistin shqiptar, i cili me ndërhyrjen e rëndë mund të ndëshkohej me karton të kuq. Pas këtij paralajmërimi drejtuesit e takimit i kërkuan teknikut selanikas Makis Kacavakis, ta heqë lojtarin nga fusha për të ruajtur nivelin e ndeshjes. Kjo ka shkaktuar acarimin e pakuptimtë të “Lokut”, që ka kundërshtuar ashpër ndaj bilbilit dhe aq më shumë, ka sjellë kontradikta të panevojshme në marrëdhëniet me stafin teknik. Sulmuesi shqiptar i Apollon Kallamarja pështyu kapitenin e Panathinaikosit, Papadopulos, gjatë një ndeshjeje mes këtyre dy skuadrave, duke merituar jo vetëm një pezullim prej tri ndeshjesh në fund të sezonit të kaluar, por edhe një gjobë prej 40 mijë eurosh. Pas apelimit sulmuesi i Kombëtares shqiptare pagoi vetëm 10 për qind të kësaj shume. Lajmi për vendimi ndaj Alban Bushit pati zënë faqet e para të gjitha ueb-sajteve të internetit në fqinjin grek. Kjo edhe për faktin se bëhej fjalë për incidentin e shqiptarit me sulmuesin e kombëtares, Papadhopulos. Bushi sherr me himarjotin Ninis: “Deshi të më godiste pas vërshëllimës së gjyqtarit në ndeshjen Apollon Kallamarja-Panathinaikos mes “agresorëve” të Alban Bushit ka qenë edhe shqiptari i natyralizuar si grek, Sotir Nini. Ky i fundit është përpjekur të godasë patriotin e tij të ligjshëm, edhe pse ai e paraqet veten si grek kudo.
Igli Tare grushte me 5 fansa të Atalantës
Sulmuesi shqiptar i Lacios, Igli Tare, ka qenë protagonist i një sherri me përmasa të mëdha në fund të ndeshjes Atalanta-Lacio në stadiumin e Bergamos në javën e 4-t e sezonit të kaluar, viti i fundit i tij si futbollist. Sipas mediave italiane, Tare është provokuar nga pesë tifozë ultras të Atalantës pas shënimit të golit të dytë të vendasve në minutat e fundit të ndeshjes me anë të Zampanjës. Biondi i Lacios gjendej në cepin e fushës duke bërë nxehje duke pritur të aktivizohej si gjithmonë për disa sekonda. Pas shënimit të golit ai është ofenduar nga tifozët dhe përplasja nga ajo me fjalë ka degjeneruar në grushte dhe shkelma. Është dashur ndërhyrja e një punonjësi të stadiumit për të ndarë sherrin mes Tares dhe ultrasve bergamaskë, të cilët kishin gjetur një mënyrë aspak origjinale për të festuar golin e avantazhit të skuadrës së tyre. Igli Tare ka shkëmbyer grushte edhe me serbin Sinisa Mihajloviç. Dy futbollistët janë zënë me grushte në tunelin e dhomave të zhveshjes në pushin të ndeshjes së Kupës së Italisë, Lacio-Inter. Sherri nisi që në fushën e lojës, në pjesën e parë, kur Mihajloviç e shau "albanese di merda". “Më tha shqiptar m...”, tha atëherë Igli Tare, sot në rolin e drejtorit Sportiv të Lacios.
Cana gjuan me kokë Van Niste???????loin
Në pesë minutat e fundit të ndeshjes Shqipëri-Holandë, Lorik Cana, i njohur për temperamentin e tij puro shqiptar dhe për adrenalinën që e shoqëron gjatë lojës, u përfshi në një sherr me dy holandezët, madje Van Nistelroin e goditi me kokë “alla Zidan”, ashtu siç bëri francezi i famshëm kundër italianit Marko Materaci, në finalen e Kampionatit Botëror 2010. Pas sherrit mesfushori kuqezi u ndëshkuar më karton të kuq ndërsa holandezët vetëm me nga një të verdhë. Në superioritet numerik “tulipanët” shënonin golin e fitores vetëm dy minuta më vonë. Cana u pezullua më pas me 3 ndeshje të cilat iu reduktuan në 2 pas apelimit të bërë nga FSHF-ja në drejtim të UEFA-s për të.
Altin Lala, sherr me holandezin De Jong
Edhe kapiteni aktual i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, ka qenë një protagonist sherri në fushën e lojës. Në takimin e 11 tetorit të 2006-s mesfushori i Hanoverit ofendoi në gjermanisht mesfushorin holandez të Hamburgut, Najxhell de Jong, duke merituar si kartonin e verdhë dhe pezullimin për nja ndeshje nga UEFA. Në relacionin e gjyqtarit të 4-t thuhej se kishte qenë ndërhyrja e trupave të sigurimit dhe sidomos e lojtarit Besnik Hasi që kishte mbajtur Lalën nën kontroll. Natyrisht ndërhyrja e De Jong ishte e parregullt dhe shumë e ashpër ndaj Lalės, por futbollisti shqiptar e humbi gjakftohtësinë dhe shfaqi një sjellje në kundërshtim me rregullat e "Fair-Playt". Lala është i njohur edhe për debatin e tij me francezin e Bajernit të Munihut, Frank Riberi, debate që përfunduan me ndëshkimin me kartonin e kuq të shqiptarit, e që bëri bujë në mediat gjermane.
Sharjet e tifozëve, nga “demat e kuq” te “zebrat bardheblu”
“Brigada e kuqe”. Ky është emri i grupimit më të ri të tifozëve të Partizanit. Pas “Demave të kuq”, “Ultrasve të Laprakës”, “Ultrasve të Kasharit”, “Medresesë”, 17-herë kampionët e Shqipërisë kanë edhe një grupim të ri. Në deklaratën e tyre të parë, të publikuar në disa media shqiptare, “Brigada e kuqe” i shfaq me tone shumë pragmatiste e kërcënuese njëkohësisht kundër gjykimeve të “arbitrave kriminalë”, sipas tyre, të llojit Guçe, Peza, Janku e të tjerë në dëm të Partizanit. Në Elbasan është i njohur grupimi “Tigrat verdheblu”, me shumë influencë në radhët e tifozerisë së Elbasanit. Koret e tyre sharëse janë të njohura në gjithë Shqipërinë. Rreth 10 tifozë ultras verdheblu kanë sulmuar mesfushorin e Tiranës, Klodian Duro, teksa ky i fundit po dilte nga dhomat e zhveshjes të stadiumit "Ruzhdi Bizhuta", pas ndeshjes së fazës së parë të këtij sezoni, Elbasani-Tirana. Grupi i tifozëve elbasanas ishte i irrituar me mesfushorin kuqezi, pasi ky i fundit jo vetëm që kishte shënuar golin që i dha barazimin 1-1 Tiranës, por dhe në disa momente nuk kishte ngurruar t’i ofendonte.
Tirana, 23-herë kampione e Shqipërisë, ka disa grupime. “Ultrasit e Tironës” e “Tirona Fanatiks” janë dhe dy më të spikaturit e “Big Mama”, siç konsiderohet nga tifozët Tirana. Fantazitë figurative të tifozëve janë të pafundme. Gjithmonë kur luhet derbi Partizani-Tirana, një grupim i tifozëve të Partizanit mban një banderolë, ku në mënyrë simbolike një “dem i kuq” është sipër “zebrës bardheblu”. Por e përjetshme ka mbetur një banderolë e tifozëve bardheblu, në kohën kur Sulejman Mema, një pinjoll i hershëm i Tiranës, kampion me këtë skuadër si lojtar e trajner, drejtonte Partizanin, armikun e përjetshëm të bardhebluve. “Sula, morri i kuq”. Një banderolë agresive, provokuese e fyese njëkohësisht, e shoqëruar edhe më të sharat tradicionale të tifozëve.
22 Nentor 2008