Si të joshësh meshkujt me gjuhën e këmbëve
Këmbët janë një instrument i vërtetë joshjeje që duhet vlerësuar dhe jo nënvlerësuar. Te një femër ato janë mjaft të rëndësishme dhe një armë e fortë për të tërhequr vëmendjen jo vetëm të meshkujve, por edhe të femrave të cilat komentojnë me zili, me ngut për të gjetur ndonjë defekt të parëndësishëm. Truket për të qenë në qendër të vëmendjes shpesh i kopijojmë nga yjet e Hollivudit. Por cilat janë disa nga këshillat për të joshur me këmbë? E rëndësishme është të jeni të kujdesshëm me ecjen.
Nëse e tepron mund të gjendesh në situata të pakëndshme. Një shpejtësi e madhe për të mbërritur diku në orar do të shkaktonte një ecje anormale dhe aspak sensuale. Rasti më i keq do të ishte edhe rrëzimi apo rrëshkitja. Joshja është një lojë e butë që nuk ka nevojë për teprime. Ja disa nga këshillat për të qenë në qendër të vëmendjes dhe sa më joshëse për meshkujt.
Taka të larta, por të duhurat
Për të vënë në pah figurën tënde prej femre tërheqëse, së pari të nevojitet një fund, i cili padyshim duhet të jetë në gjatësinë e duhur, varësisht gjatësisë së trupit dhe këmbëve(çdo femër e di gjatësinë e fundit që i shkon më tepër). Fundi natyrisht duhet të përshtatet edhe për rastin në të cilin do ta vishni. Më pas zgjidh një palë këpucë me taka të larta, gjashtë ose shtatë centimetra do të ishte lartësia perfekte. Nëse zgjidhni taka më të larta duhet të jeni të kujdesshme. Më të larta seç duhet, takat krijojnë në trupin tonë efekt të kundërt me efektin e dëshiruar. Nëse nuk je mësuar t’i ecësh me taka në ritëm harmonik, hapat e tu do të jenë të lodhshëm dhe të tjerëve padyshim do t’u krijosh idenë se ndihesh në siklet. Këpucët e sheshta janë komode por i bëjnë këmbët të duken të gjera edhe kur në të vërtetë janë të bukura. Këpucët me taka 2 deri në 3 centimetra janë perfekte për ambjentet e zyrave. Nëse ka fatin të kesh këmbë të bukura, që shpesh janë objekt i vështirimeve të meshkujve, përpiqu t’i vesh në pah me anë të këpucëve të hapura. Një sugjerim i përgjithshëm: pedikyri nuk duhet lënë kurrë pas dore.
Të bukura për t’u shfaqur
Nëse ke këmbë të rregullta mos i fshih! Më tepër siket ekziston më muajt e parë të pranverës, kur pas një periudhe të gjatë dimri, këmbët kanë humbur ngjyrën e bukur të nxirjes nga plazhi. Nuk ka rëndësi se ato janë të panxira, në këtë rast mund të përdorni geta në ngjyrë mjalti ose bronzi, pasi edhe në këtë mënyrë do të arrini të tërhiqni vëmendjen e meshkujve. Nëse kaviljet janë të holla, zgjidh sandale me rripa të hollë lidhen sipër ashtu siç përdornin skllavet në periudhat e hershme. Meshkujt do të çmenden pas këtij detaji...
Pikat të forta dhe të dobëta
Mos u fiksoni pas fundeve të shkurtër nëse keni pulpë të gjerë. Pse të vini në pah defektin tuaj kur në mënyrë perfekte keni mundësi ta evitoni këtë? Zgjidhni një palë pantallona ose një fund të gjatë që nuk do të vinin në pah difektet. Nesë vishni një fund të gjatë, barku juaj do të dukej më i sheshtë dhe këmbët më elegante. Takat zgjasin pamjen tuaj edhe nëse jeni pak të shkurtra. Në këtë rast harroni këpucët me model balerine të cilat nxjerrin në pah difektin tuaj. Përsa i përket çizmeve, ato duhet të jenë të gjata: në këtë rast mos e ekzagjeroni me gjatësinë. Të përshtashme janë çizmet poshtë gjurit.
Josh me ligësi
Edhe pse tendencioz, qëllimi juaj është të joshni dhe në këtë rast gjithçka falet. Është pikërisht efekti ‘duket-nuk duket’ ai që ju bën intrigante. Teksa ecën vëmendja do të përqëndrohet te këmbët dhe vizioni i rrufeshëm i lëvizjes së tyre. Nuk ka rëndësi nëse ato janë të gjata apo të shkurtra, elegante apo të bëshme, me pak stil mund të arrini që ato të bihen në sy duke fshehur në të njëjtën kohë difektet. Nëse këmbët e tua nuk janë të bukura, përdor këtë “truk”, pse jo edhe me një fustan të gjatë për të joshur duke fshehur difektet.
Kryqëzo këmbët
Ky është gjesti më feminil dhe joshës dhe tashmë dihet nga të gjithë. Është bërë me qindra herë objekt i filmave më të famshëm, ndër të cilët përmendim aktoren Sheron Shtoun dhe skenën kur ajo ulet me sensualitet në “Basic Instinct”. Si momenti i kryqëzimit të këmbëve, ashtu edhe ndërrimi i pozicionit të tyre, kanë me siguri të njëjtin efekt te meshkujt. Kujdesi i vetëm në këtë rast duket t’i kushtohet veshjes. Nëse ke preferuar një fund të shkurtër, përpiqu që ky veprim të kryhet më me delikatesë. Në të kundërt do të rrezikonit të bënit figurë të keqe.
6 Qershor 2009