Plazhi, del në treg kostumi i banjës për nxirje totale
Transol quhet materiali i përshkueshëm nga drita, por jo nga sytë kureshtarë. Efektet pozitive dhe negative të kostumit që lejon diellin të depërtojë në të
Shumë femra që pëlqejnë të nxihen 100 përqind, tani nuk do të kenë më nevojë të dalin në plazh vetëm me mbathje plazhi (topless). Një firmë e njohur e prodhimit të rrobave të banjës ka hedhur në treg një model, që lejon kalimin në trup të 80 përqind të rrezeve të diellit, edhe në pjesët e mbuluara. Kiniki ka nxjerrë në shitje linjën “Tan Through”, që përdor një copë me vrima mikroskopike, që të kujtojnë një rrjetë metalike.
Kostumi
Kostumi i banjës rezulton transparent ndaj diellit, duke garantuar nxirje të njëjtë në të gjithë trupin. Rrobat e banjës janë të disponueshme si për femra, edhe për meshkuj me një çmim rreth 40 euro. Transol quhet materiali i ri që është i përshkueshëm nga drita, por jo nga sytë kureshtarë.
Megjithatë, shoqata britanike kundër tumoreve ka shprehur dyshime, sepse trembet se një mesazh i tillë mund të jetë i gabuar. Sipas tyre, këshillohet veshja e materialeve, që mbrojnë pjesët intime nga rrezet. E njëjta kritikë vjen edhe nga British Skin Foundation, sipas të cilit, një kostum banjoje që lejon 80 përqind të rrezeve, mund të mos ofrojë asnjë mbrojtje për lëkurën. Por shpikja ka funksionuar shumë mirë duke pasur parasysh shitjet, ndërsa linja është lançuar vetëm katër javë më parë. Megjithatë, prodhuesit këshillojnë që pushuesit të tregojnë kujdes me ekspozimin e tepruar në diell.
Zgjedhja
Kostumet njëpjesëshe mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit, por ndikojnë edhe në rritjen e vetëbesimit, meqë me to dukemi më bukur. Shumica e femrave disi kanë frikë nga blerja e kostumit të ri të plazhit, pasi kanë frikë se si do të duken. Këtij sikleti i kontribuon edhe fakti që, shumica e prodhuesve të kostumeve të plazhit, prodhojnë të tilla kostume, që mund tu vyejnë vetëm kukullave Barbi. Por, kjo nuk domethënë se, në këtë oqean të kostumeve të plazhit, nuk është e mundur që të gjendet kostumi adekuat i plazhit edhe për ju. Kostumet njëpjesëshe, të metalizuar, monobikini, apo kostumet me perla, çdo gjë varet nga femra, e cila me një zgjedhje të mirë, do t’i theksojë vijat e trupit të saj. Pas viteve të bikinit, i cili më shumë tregonte, sesa fshihte, në modë janë kthyer kostumet njëpjesësh, të cilët ngushtojnë figurën dhe i bëjnë këmbët që të duken më të gjata. Kostumet të tilla janë elegante dhe femërore, kurse shiritat për lidhje i bëjnë ata të papërsëritshëm. Kostumet njëpjesëshe ofrojnë një mbrojtje më të mirë nga rrezet e rrezikshme të diellit, prandaj u preferohen femrave që kanë shumë bengje. Vetëbesimin do ta rritë edhe më shumë ndonjë tunikë nga stofrat e tejdukshëm dhe valëvitës, ndonjë kapele me strehë të gjerë, si dhe syzat adekuate të diellit. Në mënyrë që kostumi i plazhit të rrijë mirë në trup, ai duhet të ketë përqindje të lartë të stofrave elastikë, që i mundësojnë atij të kthehet në formën fillestare.
Ngjyrat
E zeza e kombinuar me të bardhën, e bardha absolute, rroba banjoje me dizenjë etnike me tone të së kuqes, të verdhës dhe portokallisë. Të gjithë tonalitetet e të gjelbrës, nga ajo ushtarake deri tek ajo që quhet e gjelbra mollë, janë ngjyrat e preferuara për rrobat e banjës këtë verë. Për të brendshmet këtë vit, emëruesi i përbashkët është një rikthim në epokën e pin-up, ose vajzat e kopertinave të viteve ‘60. Prerje elegante dhe sensuale, por jo të ekzagjeruara, plot ngjyra ose me motive floreale, të mbuluara me lara në një stil perfekt hippie. Rikthehen stampimet me motive kafshësh bashkë me ato floreale, katrorët e bardhë apo të kuq, lejla, të gjelbra, bezhë. Ju kujtohen kostumet e Ester Ëilliams dhe nxënseve të saj të notimit? Pikërisht modele të tilla, të sofistikara, por shumë provokuese janë ato që janë më në modë këtë vit.
Këtë verë është në modë trikini
Kostumet e banjës janë gjithmonë një dilemë për femrat: komplet apo të ndarë? Moda e kësaj vere edhe këtë herë propozon një model shumë sensual, protagonistë është trikini. Është si një kostum komplet, por i prerë në pikat e duhura, për të treguar të gjitha linjat e trupit. Më elegant se bikini dhe më sensual se kostumi komplet, trikini është perfekt për ato femra që nuk duan ta kalojnë këtë verë pa u vënë re.
6 Qershor 2009