E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Soul ster”, nis prodhimi i automjetit praktik të Kia-s



Risia më e fundit e kompanisë së automobilave Kia e cila është quajtur “Soul’ster” do të jetë gati për në rrugë në mesin e vitit të ardhshëm. Një prej arsyeve se pse prodhuesit në panaire paraqesin automjetet koncepte është që të “masin” reagimet e publikut. Kështu ata e kanë më të lehtë të marrin një vendim nëse një model i caktuar vlen të prezantohet për shitje apo të hidhet në mbeturina. Koncepti shumë tërheqës Kia Soul’ster ka marrë kritika pozitive, prandaj edhe është menduar që të fillojë prodhimi serik. Në fakt, edhe pse prodhuesi korean ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare, revistat e specializuara në Korenë e Jugut pohojnë se kjo punë është e përfunduar. Ndryshe, udhëheqësit e Kia-s më herët kanë thënë se Soul’ster është paramenduar si automjet serik dhe se është tërësisht i përdorshëm në jetën e përditshme. Sigurisht Soul’ster do të pësojë disa ndryshime stilistike, por jo edhe aq të mëdha.

Volkswagen ndërpret prodhimin e Golf I

Ditët e City Golfit, pothuajse të gjitha kopjeve të serisë së plotë Golf të cilët që prej viteve të 70-ta të shekullit të kaluar janë prodhuar në Gjermani, janë të numëruara pasi që fabrika e Volkswagenit në Republikën e Afrikës së Jugut ka vendosur të ndërpresë prodhimin gjatë vitit të ardhshëm. Udhëheqësi i Volkwagenit në këtë Republikë David Pouels ka thënë se kapacitetet e fabrikës janë të nevojshme për prodhimin e modeleve Jetta dhe Polo. Golf I është një prej automjeteve më të adhuruara në këtë vend që prej vitit 1984 kur edhe ka filluar të prodhohet atje. Fabrika në Uitenhage vetëm në vitin 2008 ka prodhuar pothuajse 92.000 automjete të këtij modeli.

6 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›