Fëmijët në mitingje, partitë politike po shuajnë shpresat e fëmijëve për të ardhmen
Cilat janë ndikimet negative që përjetojnë fëmijët në mitingje dhe pasojat. Intervistë me psikologen e shkollës “Petro Nini Luarsai”, Elediona Murati
Jonida Tashi
Ndonëse në fasadën e mitingjeve politike fëmijët duket se qëndrojnë shumë bukur, tamam si qershia mbi tortë, mbi ta rëndojnë një sërë faktorësh negativë, që do të ngrenë krye në të ardhmen. Psikologia e një prej gjimnazeve më të njohura në kryeqytet “Petro Nini Luarasi”, Elediona Murati, shpjegon në një intervistë për gazetën “Albania” ndikimet negative që fëmijët përjetojnë gjatë pjesëmarrjes në miting, por edhe pasojat që do të rëndojnë mbi ta në të ardhmen. Sipas psikologes, duke qenë se politikanët në vend nuk janë model shumë i admirueshëm, fëmijët marrin si shembull për të imituar mjaft prej tyre, vlerat e të cilëve ndodh që të rrënohen në një kohë të papërcaktuar. Pikërisht në këtë pikë fëmijët nisin të zhgënjehen dhe të mbesin pa shpresa për të ardhmen, sepse shohin që modeli i tyre ka mbetur pa standarde.
Cilat janë efektet e nxjerrjes së fëmijëve në mitingje?
Marrja e detyruar e fëmijëve ose e adoleshentëve në mitingje politike në vetvete përfshin një formë të njohur të dhunës. Sepse marrja e tyre duke përdorur pushtetin, duke abuzuar me pushtetin ose duke abuzuar me notat ose me frustrime të tjera është një formë e dhunës. Normalisht që ashtu si dhe format e tjera të dhunës, siç është abuzimi seksual, abuzimi fizik e verbal, normalisht që nxjerrja e fëmijëve në mitingje është një formë më vete e dhunës, kështu që natyrisht ka edhe efektet e saj te fëmijët. Disa nga ndikimet e saj mund të jenë të qenit konfuz, të qenit i çorientuar, mungesa e shpresës për të ardhmen, frika për të ardhmen, ndjenja e mosbesimit, mungesa e ndjenjës së rregullt e përgjegjësisë, duke qenë se janë marrë me detyrim, sepse fëmijët e kuptojnë këtë gjë. Pastaj ka edhe fëmijë që janë më të ndrojtur se të tjerët, janë më të mbyllur, kështu që në një vend të hapur dhe me shumë njerëz, pa asnjë mbikëqyrje, pa kontrollin e personave të rritur të tjerë mund të ndihen të çorientuar, mund të ndihen të çekuilibruar, të frikësuar, të shqetësuar, të vetmuar, mund të përjetojnë njëkohësisht ndjenja të ndryshme duke qenë se janë në një vend të tillë. Pastaj, është edhe një efekt tjetër shumë negativ, i cili haset më shumë tek ata fëmijë që janë më të prirë drejt sjelljeve devijante. Normalisht përderisa ne themi që televizori ka një ndikim negativ te fëmijët, sidomos skenat e dhunshme, një skenë që është në jetën reale bën që fëmijët ta përjetojnë atë edhe më fuqishëm. Edhe një ambient i tillë, që nuk është i preferuar nga fëmijët, mund të ketë ndikime të papërshtatshme, sepse aty mund të ketë njerëz që flasin me një fjalor të rrugës, mund të ketë njerëz që bëjnë gjeste të papërshtatshme, njerëz që bërtasin dhe një fëmijë është shumë i prirë për t’i imituar, sidomos ata fëmijë që kanë një mungesë më të theksuar vetëkontrolli, apo fëmijët që janë më pak të ndjeshëm, që kanë më pak vlera se të tjerët kanë më shumë prirje që t’i imitojnë, të bëjnë të njëjtin fjalor, të njëjtat sjellje, të bëjnë të njëjtën gjë si ata. Në atë moment ata i imitojnë ata edhe më vonë.
Po atmosfera e mitingut si ndikon te fëmijët?
Përveç ndikimit të njerëzve, ambientit, ka edhe një ndikim tjetër, që lidhet atmosferën që është krijuar, me mesazhin që jepet, me personat që e japin atë mesazh. Në mitingje krijohet një atmosferë shumë pompoze, shumë festive, mesazhet shoqërohen me këngë të bukura, shoqërohen me koncerte, me duartrokitje me një formë adhurimi ndaj atyre personave që i realizojnë mitingjet edhe normalisht një i rritur arrin ta dallojë një gjë e re, një gjë që është muzikë nga ajo që është mesazh, një gjë që është fakt nga ajo që është demagogji. Kurse fëmijëve çdo gjë që u thua mendojnë se është e vërtetë dhe kështu që ata edhe në të ardhmen nuk do arrijnë ta bëjnë dot dallimin e asaj që është e vërtetë dhe asaj që është e rreme. Më e keqja është se fëmijët mund t’i marrin si model negative personat, figurat që janë nëpër mitingje. Nuk po themi model negativ në kuptimin e së ardhmes, sepse imazhi i tyre i së ardhmes, ose synimet e tyre për të ardhmen kalojnë në një proces të gjatë, dhe ky mund të jetë një ndikim i vogël, por mund të ndikojë në dëshirat e tyre për të qenë në qendër të vëmendjes, duke parë atmosferën e jashtëzakonshme që krijohet aty mund të ketë shumë fëmijë që mund të ëndërrojnë që të bëjnë në të ardhmen të njëjtat gjeste për të pasur të njëjtën vëmendje, të njëjtin adhurim, të njëjtat duartrokitje që mund të kenë pasur aty personat. Gjithashtu, ata mund të ndikohen nga këto figura për t’i imituar dhe për t’i pasur si modele, ndërkohë që e keqja është se politikanët në Shqipëri, ashtu si dhe jashtë shtetit, nuk është se janë modele më të admirueshme, mundet që sot ata të duartrokiten dhe të dashurohen shumë, por në një moment tjetër për ta mund të zbulohen skandale të llojeve nga më të ndryshmet dhe fëmija në këtë rast është i çorientuar sepse nga njëra anë e ka figurë dhe nga na tjetër ul vlerat e tij morale dhe etike, sepse e shikon që janë disa gjëra që përderisa si lejohen atij që i ka model këto gjëra, nuk mund t’i lejohen as vetë fëmijës dhe kështu që ul standardin e sjelljeve dhe veprimeve të tij.
Pjesëmarrja në miting a ndikon në bindjet politike që fëmijët do të kenë në të ardhmen?
Koha kur njeriu fillon të krijojë bindjet e tij politike, krahas bindjeve të tjera që janë fetare, shoqërore, familjare, është mosha 14-15 vjeç, ndërsa rreth moshës 18 vjeç njeriu e ka krijuar bindjen e tij politike. Nuk ka asnjë problem nëse personi eksploron prirje të ndryshme, për shembull nëse eksploron në një ideologji të caktuar filozofike, pastaj në një tjetër dhe më pas vendoset diku, ose eksploron në një parti të caktuar politike, pa bërë një zgjedhje të qëndrueshme dhe vendos më vonë. Nuk mendoj se ndikon kjo, pasi është thjesht një fazë e eksplorimit. Familja është një bazë që ndikon shumë më tepër, pasi ajo është qeliza që ndikon më shumë në prirjet në mendimet e të rinjve dhe përgjithësisht shumica e të rinjve kanë të njëjtat bindje politike që kanë edhe familjet e tyre. Ky është një ndikim i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm. Pjesëmarrja në një miting të vetëm nuk mendoj se ndikon kaq shumë. Maksimumi mund t’i bëjë disa fëmijë të ndihen keq nëse prirjet e tyre familjare nuk janë të njëjta me ato të mitingut në të cilin ata marrin pjesë. Fëmijët me ndjenja politike më të zhvilluara mund të ndihen në siklet, sepse do të mendojnë se kanë tradhtuar atë besimin ose idealin e familjes, sepse ka plot familje që kanë bindje shumë të qarta politike.
Cili duhet të jetë roli i shkollës në këtë situatë?
Nuk ka njeri që mund ta përligjë këtë veprim, nuk ka njeri përgjegjës ku duhet të marrësh leje. Është një veprim i palejueshëm, sepse shkolla, e para, është jopolitike; e dyta, sepse fëmijët nuk janë në gjendje për të votuar. Dhe përderisa ai është një fëmijë dhe nuk do të votojë, atëherë nuk ka asnjë arsye pse duhet të jetë aty. E treta, sepse fëmijët nuk e kanë të zhvilluar identitetin e tyre politik, nuk kanë bërë zgjedhjet e tyre në politikë dhe nuk kanë bindje të qarta politike. Atëherë për çfarë arsye duhet të jenë aty për të mbështetur një forcë të caktuar politike? Përderisa ata nuk i kanë ato bindje politike, ose edhe nëse i kanë, nuk i kanë të stabilizuara, do t’i zhvillojnë më vonë, do të jenë më vonë përgjegjës për zgjedhjen që do të bëjnë, jo në këtë moshë. Kështu që nuk ka asnjë arsye pse shkollat duhet t’i marrin dhe t’i nxjerrin fëmijët në mitingje. Nuk ka asnjë arsye të ligjshme.
Po familja, çfarë qëndrimi duhet të mbajë?
Nëse fëmija ka shkuar nga shkolla në miting i bie që ka shkuar pa dëshirën e tyre. Edhe pse kërcënimi mund të jetë eksplicit, por mund të jetë edhe implicit, mund të jetë i fshehur, i tërthortë, që do të shkojmë të tërë, ata që nuk shkojnë kanë këtë pasojë etj. Nuk është se mund të jetë vetëm i drejtpërdrejtë kërcënimi te fëmijët. Unë, nëse do të isha prind, do të isha shumë e revoltuar. Do të protestoja dhe me të madhe. Jo për faktin se fëmija është në një vend që nuk përputhet me bindjet e mia politike, por për ta ekspozuar fëmijën tim me dhunë në një ambient që nuk është absolutisht i përshtatshëm për fëmijë, jo vetëm për mesazhin që jepet, por nuk është mosha e fëmijës për të marrë pjesë në atë lloj ambienti, por edhe për vendin ku ndodhet. Ta dija që fëmija im do të ishte në një vend të tillë, ku ka njerëz militantë, që mund të bëjnë veprime nga më të papërgjegjshmet, do të isha jo vetëm e revoltuar, por do të bëja edhe peticion për të akuzuar shkollën.
6 Qershor 2009