E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i Xhazit nuk do të mungojë edhe këtë vit në Tiranë.

Autori i Lajmit: red.
Festivali i Xhazit vjen edhe këtë vit në Tiranë Movingculture do të jetë si gjithmonë inspiruesi i një aktiviteti që e vë Shqipërinë në listën e vendeve që kanë një festival të muzikës xhaz. Mbrëmja e djeshme startoi edhe këtë festival, i cili do të zgjasë deri më 9 korrik. Muzikantët e ftuar në këtë festival do të performojnë ritme të ndryshme në Hotel Sheraton. Këtë vit festivali merr emrin “Tirana Jazz & Alternative Festival”. Çdo mbrëmje do të luajnë artistë shqiptarë dhe të huaj. Pjesëmarrës nga Gjermania janë Hans-Joachim Rodelius (president i Festivalit) me grupin e tij dhe prof. Thomas Hufshmidt. Pas suksesit të “Tirana Jazz Festival 2007”, një histori spektakolare e muzikës xhaz e nisur në vitin 2000, “Moving Culture” do të startojë edicionin e 2008-ës. Duke kërkuar gjithnjë në tingujt eksperimentale të muzikës xhaz, tashmë ky festival është kthyer në një vend takimi dhe shkëmbimi mes muzikantëve dhe tingujve, ritmeve dhe atmosferës që ato prodhojnë.

Ky lajm është publikuar: 04/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›