Zbardhet historia e jetës së Aleksandër Moisiut
Autori i Lajmit: red.
“Aleksandër Moisiu mes Triestes dhe Durrësit” është libri më i ri i historianit, dr. Sali Hidri, një libër për të cilin autori ka punuar 10 vjet, me synimin për të hedhur dritë mbi figurën e aktorit me origjinë shqiptare e famë botërore, përtej asaj që është shkruar deri tani. Në promovimin e organizuar në mjediset e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, Mujo Buçpapaj, drejtor i kësaj, qendre vlerësoi se “ky libër është mjaft i rëndësishëm, jo vetëm për fansat e Moisiut, që jam i sigurt që janë të shumtë, por edhe për studentët”. Të ftuar specialë në promovimin e këtij libri, aktorët e njohur të skenës shqiptare: Mirush Kabashi, Margarita Xhepa, Lazër Filipi, etj, interpretuan pjesë të shkruara nga Aleksandër Moisiu, artist i shquar i shekullit të kaluar.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008