E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si të mbrohesh nga “sëmundja e maceve”

• Toksoplazmoza është një sëmundje infektive, mjaft e përhapur, por që shpesh kalohet në mënyrë “të heshtur” pa shenja.AIDA MALAJ Burimi i infeksionit janë kafshët shtëpiake, kryesisht macet dhe sëmundja është më e rëndë nëse shfaqet te gratë shtatzëna. Në një intervistë për “Panorama”, mjekja infeksioniste Imelda Zeqo, shpjegon si mund të infektohesh nga kjo sëmundje, si shfaqet dhe si mund të parandalohet ajo:Doktoreshë, çfarë është sëmundja e toksoplazmozës?Toksoplazmoza është një sëmundje infektive, që shkaktohet nga një parazit i ngjashëm me atë që shkakton malarien. Ky është një nga parazitët më të zakonshëm që prek njeriun. Njeriu mund të infektohet gjatë jetës dhe në këtë rast sëmundja është e fituar, ose mund të shfaqet gjatë jetës intrauterine dhe në këta rast është e lindur.Si shfaqet kjo sëmundje?Toksoplazmoza e fituar në përgjithësi me ecuri asimptomatike (nuk shfaq shenja), në personat me sistem imunitar normal. Ndërsa në të sëmurët me imunitet të kompromentuar sëmundja ka ecuri të rëndë. Toksoplazmoza e lindur shpesh karakterizohet nga dëmtime të sistemit nervor qendror dhe të syve në formën e korioretininit. Zakonisht shfaqet me adenopati, që është dhe shenja më e shpeshtë e toksoplazmozës akute të fituar. Mund të preken një ose më tepër limfonodula. Më shpesh preken nyjat limfatike të qafës, por mund të preken dhe nyja të tjera. Kjo mund të shoqërohet me temperaturë të lartë 38-39 gratë dhe dhimbje barku. Limfonodulat janë të lëvizshme dhe në lëkurën që i mbulon nuk ka asnjë ndryshim.Kush është burim infeksioni?Ky lloj paraziti është mbartës zakonisht te macet, qentë dhe disa lloj shpendësh. Paraziti ndodhet në zorrët e kafshëve shtëpiake dhe me feçet e tyre del në ambient dhe bëhet burim për infektimin e njeriut. Burim infektimi bëhet dhe mishi i pagatuar mirë i kafshëve që janë mbartëse të tyre, ose me ushqimet e ndotura nga fekalet e maceve të infektuara.Si mund të transmetohet te njeriu?Njeriu infektohet nga kistet indore dhe ocistet që ndodhen në mishin e bartësve të ndërmjetëm dhe që nuk janë përpunuar në temperaturën e duhur për t’i shkatërruar ato. Mund të transmetohet në rrugë transplancetare (nga nëna te fëmija), me transfuzion gjaku, transplant të organeve, ose në laboratorë nëse gjatë punës mund të shpohen me materiale të infektuar.Mënyra e vetme e transmetimit të tokspolazmozës nga njeriu te njeriu është me rrugë trasplancetare. Rastisja e transmetimit luhatet nga 50% te nënat që nuk janë trajtuar, në 25% tek ato që janë trajtuar. Kur gruaja infektohet 6 muaj para se të lindë, nuk transmetohet te fëmija. Nëse te gruaja shfaqet infeksioni brenda këtyre 6 muajve, mundësia e transmetimit është përsëri e rrallë. Kur infeksioni ndodh në periudhën e shtatzënisë, rezulton se një e treta e fëmijëve lindin si të infektuar nga nëna imunokompetente. Në tremujorin e parë rreziku i infektimit është më i ulët rreth 15%, por infeksioni është më i rëndë se kur infektimi i nënave bëhet në tremujorin e tretë, tek të cilat infektimi është zakonisht asimptomatik. Rreth 20% e grave të infektuara nga toksiplazmoza gjatë shtatzënisë, paraqesin simptoma që lidhen me infeksionin nga toksoplazmoza. Çfarë ndërlikimesh shfaq kjo sëmundje?Gjatë zhvillimit të sëmundjes janë vërejtur ndryshime të ritmit të zemrës, hepatitet akute që manifestohen me ikter, ndryshim të transaminazave dhe zmadhim të mëlçisë. Po ashtu bronkopneumonitë janë një pathologji tjetër që hasen në të sëmurët me toksoplazmozë. Ndërsa te gratë shtatzëna, ecuria mund të jetë dhe e rëndë, duke çuar deri në abort spontan dhe lindje të parakohshme. Shumë fëmijë janë asimptomatik kur lindin, por mund të vuajnë pasoja të panjohura të infeksionit, ose mund të shfaqen probleme me sytë: qorrim, strabizëm, konvulsione dhe zhvillim i vonshëm mendor dhe psikomotor pas shumë vitesh.Si është ecuria e sëmundjes?Prognoza është në varësi të forcës së shkaktarit të infeksionit, prekjes së organeve me rëndësi jetike si dhe gjendjes imunitare të organizmit. A ka mundësi parandalimi?Parandalimi konsiston në shmangien e infeksionit për personat me imunitet të deprimuar dhe gratë shtatzëna me serologji negative. Për këtë nevojitet një mbikëqyrje kliniko-serologjike një herë në muaj për gratë shtatzëna, të mos përdoret i pangrënë mishi i gjallë ose i pagatuar mirë në temperaturën e duhur. Duhet që të gatuhen në temperaturë mbi 60 gradë, ose të ftohen në temperatura nën -20 gradë. Duhen larë duart pas prekjes së mishit të pagatuar dhe duhet të lahen mirë frutat e perimet që konsumohen pa përpunim termik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›