"U sollëm keq, por s'ishte turp"
• Pas derbit nuk ka dashur të prekë shumë atë që ndodhi, ndërsa dje trajneri i Partizanit, Hasan Lika ka folur gjerësisht para gazetarëve, duke e shikuar sherrin në disa këndvështrime."U tha se ishte turp ajo që ndodhi pas ndeshjes. Turp është kur bën turp. Turp është t'i mohosh të drejtën tjetrit, t'i vjedhësh djersën. Turpin le ta mbajnë ata që bëjnë turp. Unë them se ne nuk na nderon ai rast, ashtu si edhe kundërshtarët tanë. Në analizën e zhvilluar u thashë djemve që në radhë të parë janë sportistë e futbollistë. E aq më tepër, kur veshin fanellën e Partizanit, duhet të jenë gjithmonë korrektë në fushën e lojës. Pavarësisht sesi përfundon ndeshja dhe përkundër provokimeve që lëshohen nga palët e tjera, apo pavarësisht sesi vepron gjyqtari. Detyra e të gjithëve është të përfaqësojnë sa më denjësisht veten dhe fanellën e Partizanit, prandaj duhet të dinë të përmbahen".