E Shtunë, 31 Tetor 2026

"S’kam kohë të merrem me Xhanin"

• Trajneri i bluve, Ilir Daja e ka shumë të qartë emrin e përgjegjësit të rrëmujave të shkaktuara në fund të ndeshjes ndërmjet Partizani-Dinamo."Shkaku i rrëmujës së krijuar në përfundim të ndeshjes është presidenti i Partizanit, Albert Xhani, sepse në kundërshtim me deklaratat e lojtarëve të tij, ku të gjitha kanë qenë korrekte brenda një debati gazetaresk, njeriu që drejton Partizanin ka deklaruar, menjëherë mbas ndeshjes së parë, se do ta degjeneronte Dinamon. Ndeshjet derbi janë të hapura për çdo lloj rezultati madje shpesh ndodhin edhe surpriza, por kjo nuk duhet të thotë se do të degjenerosh skuadrat e tjera të Tiranës. Të tre skuadrat e kryeqytetit kanë një traditë të gjatë dhe e vetmja mënyrë për të degjeneruar këto klube është ti zbresësh në një kategori më poshtë dhe zoti Xhani ia ka arritur këtij qëllimi duke e zbritur Partizanin një kategori më poshtë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›