Smogu ndryshon funksionet cerebrale
• Smogu i qendrave urbane nuk jep vetëm dhimbje koke, por gazi dhe niveli i lartë i ndotjes shkakton modifikime të funksioneve cerebrale.Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh holandezë të “Zuyd University”, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Particle and Fibre Toxicology”. Shkencëtarët kanë replikuar rreth cilësisë së ambientit te personat që punojnë në një garazh apo përgjatë një rruge. Dhjetë vullnetarë kanë kaluar një orë në dhomë të pastër dhe të tjerë në një dhomë të mbushur me gaz të shkarkuar nga një motor diesel. Vullnetarët ishin të lidhur me një elektrocefalograf (EEG), një aparaturë që regjistron sinjalet elektrike të trurit, dhe janë mbajtur nën këtë aparaturë për një orë dhe më pas sërish pasi kishin dalë nga dhoma. Vetëm pas 30 minutash, truri i pacientëve që kishin qenë në dhomën e mbushur me gaz ka shfaqur në EEG shenja stresi, që ka treguar ndryshim në mënyrën se si informacionet përpunoheshin nga korteksi cerebral. Efekti ky që zgjaste edhe pasi ata nuk ishin në dhomë. “Mund të imagjinojmë se çfarë efekti mund të kenë këto ndryshime, nëse bëhet fjalë për një ekspozim kronik ndaj ndotjes atmosferike në qytete ku niveli i grimcave të smogut është mjaft i lartë”, shpjegon Paul Borm, përgjegjës i ekipit të studiuesve holandezë. Sipas tij është e perceptueshme se çfarë efekti kanë nanogrimcat e pluhurave që shkakton trafiku, nëse janë për një kohë të gjatë në funksionin normal cerebrale të përpunimit të informacionit. Megjithatë nevojiten studime të mëtejshme për të eksploruar më tepër rreth këtij efekti. “Fakti që truri reagon kur përballet me një aromë apo erë të re është mjaft domethënëse. Mund të mos jetë detyrimisht negative. Por këto modifikime nuk janë studiuar për një kohë të gjatë, dhe ky studim është vetëm hapi i parë”, paralajmëron Ken Donaldson, profesor i toksikologjisë respiratore në universitetin e Edimburgut.