Si të njihen krimet komuniste!
Si të njihen krimet komuniste!
Suela Furriku
Të gjithë e njohim, të gjithë e kemi jetuar, dikush në realitet, e dikush me dhimbjet e paraardhësve. Sistemi i egër diktatorial, i cili ndonëse prej vitesh i braktisur, rrënjët e tij kanë mbetur thellësisht të ngulitura në psikologjinë njerëzore. Edhe pse pa sundim, pushteti ende nuk ka rënë, dhuna emocionale vazhdon të ushtrojë të njëjtin mision, shkatërrimin. Shqipëria si një prej vendeve të ish-kampit socialist gjendet në po të njëjtën situatë, ashtu si dhjetëra shtete të tjera. Në fakt kjo është historia e Argjentinës gjatë periudhës kur sundonte regjimi diktatorial është përmbajtja e një shfaqje teatrale në Teatrin Kombëtar. “Knepp”, një vepër e autorit argjentinas, George Goldenberg, të cilën regjisorja e re, Eglantina Cenomeri, e ka shfrytëzuar për të vënë në skenë premierën e saj të parë. Në kuadër të festivalit teatror të rinjve, skena e TK-së nesër do të jetë e regjisores së radhës, e cila do të paraqesë punën e saj në datat 1 dhe 2 nëntor. ““Knepp” është një dramë shumë komplekse. Është një vepër aktuale, të cilën e kam cilësuar si të tillë që kur e kam lexuar për herë të parë. Është bashkëkohore dhe ka impakt sidomos këtu në Shqipëri. Edhe vendi ynë klasifikohet në ato shtete kur për 50 vjet me radhë gjatë sundimit diktatorial kanë humbur me qindra njerëz dhe ende sot e kësaj dite nuk dihet përfundimi i tyre”, - shprehet regjisorja e shfaqjes, Eglantina Cenomeri. Sipas saj, premiera flet për dhunën psikologjike që lë ky regjim tek popullsia edhe pas shumë vitesh rënie. “Kam lexuar se njerëzit që kanë ushtruar dhunë gjatë asaj kohe edhe në ditët e sotme janë të lirë, duke përmbushur aktivitetet e tyre private. Mendoj se në të njëjtën situatë jemi edhe ne e për këtë publiku në këtë shfaqje do të gjejë vetveten”, - argumenton Eglantina. Nuk është mjaftuar vetëm me leximet e librave apo gojëdhënat e më të rriturve. Për të mësuar diçka më tepër, apo edhe për të ndërgjegjësuar gjeneratën e saj është intriguar nga vepra e George Goldenberg, duke e personifikuar në një shfaqje teatrale. “Më ka bërë përshtypje kjo vepër, sepse jam pjesë e një brezi që nuk e kam jetuar kohën e diktaturës. Është diçka shumë e dobishme për brezin e ri për ta vlerësuar akoma më mirë atë periudhë”, - ka shtuar më tej regjisorja. Historia e një gruaje argjentinase që kërkon bashkëshortin e saj të zhdukur prej vitesh nga diktatura përben shfaqjen “Knepp”, ku për skenografinë e së cilës është kujdesur Edlira Qyshka. Ndërkohë që për Cenomerin kjo premierë është dora e saj e parë, menjëherë pas daljes nga auditorët e shkollës. Ajo tregon se “kjo shfaqje është e rëndësishme për mua, por në të njëjtën kohë është goxha e vështirë të jesh regjisore”. Për dy muaj rresh ka punuar për të strukturuar këtë vepër në bashkëpunim vetëm me aktorët që do të luajnë në këtë pjesë. “Të ndërtosh një dramë të tillë nuk është aspak e lehtë, por me shumë punë dhe një bashkëpunim me aktorët e kësaj shfaqjeje them se ia kam dalë. E kam punuar për dy muaj dhe e kam projektuar vetëm me aktorët e shfaqjes dhe askënd tjetër”, - thotë ajo. Ka shtuar gjithashtu se “ka pasur raste që kam ndjerë ndihmën e një regjisori më përvojë në këtë fushë, por edhe në këtë drejtim mund të them se vetë aktorët që kam ftuar të marrin pjesë i përkasin një niveli të afirmuar. Kështu mund të them se Rozina Kostani, apo edhe Violeta Banushi janë aktore me eksperiencë si dhe pedagoge në të njëjtën kohë”. Veç tyre, në këtë vepër interpretojnë edhe aktorët Saimir Sina, Gjergj Mena dhe Elidon Alika. Historia e një diktature, viti 1976 një grusht shteti. Populli nga i cili shumë të rinj u rebeluan dhe filluan përleshjet. Pati një presion të fortë në arrestime, pushkatime dhe zhdukje. Këto persona u mbajtën në kampe përqendrimi, u torturuan, u masakruan dhe në fund u vranë fatkeqësisht. Mendohet se që nga viti 1976–1983 të jenë zhdukur rreth 30.000 mijë persona, por askush nuk mund të ndalojë njerëzit e tyre që edhe sot çdo të enjte zbresin në shesh dhe vazhdojnë të pyesin. Ku janë? Gorge Goldenberg e ka ndërtuar këtë dramë pikërisht në periudhën e diktaturës, në kohën e desaparecidos (të zhdukurit) dhe pasqyron në një formë të tërthortë dhunën dhe masakrat që kryheshin aso kohe duke krijuar dy personazhe si Knepp, i cili simbolizon fizionominë e akullt të diktatorëve si dhe Maria Elena që personifikon pjesën bashkëvuajtëse popullore. Ajo është e dhunuar psikologjikisht, të shoqin e ka zhdukur në mënyrë krejt të mistershme diktatura dhe ajo vuan frikën, tmerrin, pamundësinë për të vepruar dhe humbet kështu jetesën brenda një realiteti normal, duke jetuar nën trysnin ë e Knepp-it, i cili në të vërtetë nuk ekziston. Por persona si ai kishin thelluar rrënjët kudo dhe ky fakt krijon tek Maria Elena, një psikozë që e bën atë të ndërtojë figurën e Knepp brenda ambientit ku ajo jeton. Personazhi negativ kërkon vetëm një firmë për të zhdukurit si pjesëtare e familjes, që ishte me qëllim që këta të humbur të regjistroheshin si të vdekur përfundimisht. Ekzistonin rreth 350 kampe përqendrimi ku njerëzit rrëmbeheshin edhe në rrugë e më pas humbin dhe zhdukeshin përjetë me gjithë gjurmë.