Si të sigurosh pension, kur punon në të zezë
Autori i Lajmit: red.
Puna informale, është një fenomen që sjell një problem të rëndë social-ekonomik, atë të mosderdhjes së kontributeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore nga ana e punëdhënësit kundrejt punëmarrësit, çka do të thotë mungesë pensioni në kohën e pleqërisë. Janë të shumta shqetësimet e qytetarëve për gjetjen e një zgjidhje për të mos humbur pensionin. Lidhur me këtë problem ne po botojmë disa letra të qytetarëve shqiptarë e në të njëjtën kohë kemi marrë edhe përgjigjen e specialistëve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për pyetjet e letërshkruesve.
Pyetja e qytetarit
Jam Hyseni nga Kamza dhe punoj në ndërtim. Për disa kohë kam punuar në të zezë, sepse kam pasur nevojë për para dhe s`mund t`u kundërvihesha pronarëve. Ka disa muaj që punëdhënësi po paguan kontribute, por ato janë për një pagë më të ulët se sa ajo që marr normalisht. Shqetësimi im është se në të ardhmen, kam nevojë të siguroj një pension të mirë, pasi do të jem i moshuar dhe do të kem shumë nevojë për para. Kurse tani, mund t`ia dal mbanë dhe me më pak të ardhura. Në këto kushte, pyetja ime është: A mund t`u shtosh kontributeve të punëdhënësit, të tjera kontribute në mënyrë që të të shtohet vlera e pensionit në të ardhmen?
Përgjigjja e specialistit të ISSH-së
Problemi që ngrini është me të vërtetë mjaft shqetësues. Eshtë për të ardhur keq që shumë punëdhënës, fshehin pagat reale të punonjësve dhe i sigurojnë ata me paga minimale. Politikat për uljen e masës së kontributeve të sigurimeve shoqërore kanë si qëllim lehtësimin e punëdhënësve në masën e pagesës të kontributeve të sigurimeve shoqërore, dhe sigurimin e tyre me pagat që paguhen realisht. E kuptojmë shqetësimin që keni. Theksojmë se Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.285 date 4.5.2007, përcakton pagat referuese me ndarje sipas veprimtarisë ekonomike dhe kualifikimit, ku në rastin e ndërtimit për punëtorë të pakualifikuar është paga 17 000 lekë në muaj dhe për punonjësit e kualifikuar 27 830 lekë në muaj. Në këto kushte edhe punëdhënësi që keni është i detyruar të respektojë pagat referuese. Në rast të kundërt do të penalizohet nga ana e organeve tatimore, ku bëhet pagesa e sigurimeve shoqërore. Duke qenë në marrëdhënie pune si i punësuar, nuk mund të paguani vetë direkt nëpërmjet sigurimit vullnetar për të shtuar masën e pensionit. Ju rekomandoj, që në librezën e punës, të llogaritni se sa vjetërsi në punë rezultojnë, duke pasur parasysh, së për të përfituar pension të plotë do t ju duhen 35 vite vjetërsi në punë (për të cilat të jenë paguar kontribute). Në rast se, me plotësimin e moshës për pension, nuk e plotësoni këtë vjetërsi në punë, atëherë mund të plotësoni vitet e munguara të sigurimit me sigurimin vullnetar.
Pyetja e qytetarit
Jam një qytetar nga Saranda. Aktualisht, pronari im derdh sigurime shoqërore, por kam një rrogë të deklaruar më të vogël se ajo që marr në të vërtetë. Në fakt, nuk është ky shqetësimi im, sepse për arsye që dihen tashmë, kam rënë në kompromis me punëdhënësin dhe nuk kërkoj që ai të derdhë më tepër kontribute. Por dua të di: nëse shefi derdh 2 000 lekë të reja kontribut në muaj në vend të 5 000 lekëve që duhet të derdhë, sa para do të humbas nga pensioni në të ardhmen? Domethënë, sa lekë humbas në pension nga kjo diferencë prej 3000 lekësh në kontribute?
Përgjigjja e specialistit të ISSH-së
Për caktimin e masës së pensionit shprehet neni 59 i Ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore”, i ndryshuar, i cili në pikën 1 të tij shprehet: Baza e vlerësueshme për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. E nënvizoj faktin e derdhjes së kontributeve, pasi vetëm mbi pagat mbi të cilat mbahen kontributet, llogaritet masa e pensionit. Theksojmë, se sa më e madhe të jetë paga mbi të cilën derdhen kontributet aq më shumë reflektohet në llogaritjen e masës së pensionit.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2009