Si tepër magjike kjo fjala “ndryshim”?!
Rexhep Meidani
Nuk mund të mohohet se, për shumicën e njerë-zve, ndryshimi parapëlqehet, dëshirohet, kërkohet. Bile, ndryshimi është aq i pranishëm në jetën tonë sa bëhen të pamundur përshkrimi dhe analiza e tij. Shumë shpesh, ndryshimi, për një objekt apo ngjarje të dhënë, nënkupton një tjetërsim të pamjes, formës, deri përmbajtjes së këtij objekti apo të kësaj ngjarjeje. Diku në mënyrë të ngadalshme graduale, diku në mënyrë të shpejtë, me hope. Pra, pjesë e tij është si konsistenca e ndryshimit, ashtu dhe varianti i tij konkret në aspektin e ruajtjes. Në këtë mënyrë mund të pajtohen cilësi thelbësore, në një evolucion të pandërprerë, me zhvillimin e tyre aktual brenda të njëjtit objekt. Pra, dhe duke realizuar kështu qëndrueshmërinë apo vetë konsolidimin e këtij objekti e ngjarjeje, procesi e dukurie. Parë në këtë këndvështrim, si pjesë e rëndësishme e ndryshimit është qëndrueshmëria, stabiliteti relativ (ndaj lëvizjes si ndryshim në tërësi)! Ndryshe, mund të themi se vlen të theksohet ajo pamje e ndryshimit që ka të bëjë me qetësinë, ruajtjen apo konstantshmërinë relative, pra dhe “shitja” e tij si një proces kohor konsolidues, si një zhvillim konsistent në një rrjedhje kohore. Paralelisht me këtë, vlen të theksohet po aq dhe pikëpamja e kundërt, që lidhet ngushtë me lëvizjen, me karakterin absolut të saj.
* * *
Në një nga konceptimet më të thjeshta të ndryshimit, siç është diferenca apo mungesa e identitetit, vlen të veçohet ose studiohet dhe lidhja e kundërt e identitetit me jo identitetin, i universales me jo universalen. Po ashtu, një përdorim i ngushtë i “ndryshimit” është dhe ai që lidhet me kohën, p.sh. me ndryshimin e një pamjeje, një sjelljeje, një programi, një vetie të trupit etj. Ky është ndryshimi kohor, ndërkohë që krahas kohës, ndryshimi mund të asociohet edhe me lëvizjen, me shkakun e saj. Si rrjedhojë, që të preket apo që të arrihet ndryshimi, i ashtuquajtur “i madh” (le ta quajmë të tillë!), na duhet jo konsistenca, por “inkonsistenca”. Apo, ndryshe, rasti i ndryshimit vlen të konsiderohet dhe si një proces i qartë inkonsistence, krejt ndryshe nga ç’konceptohet normalisht, p.sh., në zhvillimet politike...
Bota është në ndryshim. Edhe vetë ne në shumë raste i rezistojmë ndryshimit. Bile, dhe kur përpiqemi të ndryshojmë veten dhe sjelljen tonë e bëjmë atë në mënyrë të cekët, të mefshtë, diku dhe të gabuar. Po ashtu, disa e shohin ndryshimin në mënyrë shumë më të organizuar, me disiplinë dhe rend të “kopsitur”, ndërkohë disa të tjerë e shohin atë si një “aventurë”, diku si një sfidë personale, diku si një përpjekje kolektive. Dhe e gjitha kjo kur ndërkohë, në politikë, me shpeshtësi në rritje, slogani i ndryshimit po bëhet tema e çdo përplasjeje elektorale, një pjesë inerente e propagandës, e “ngazëllimeve” masive, pse jo dhe e premtimeve!...
* * *
Shumë vëzhgues e kanë konsideruar fushatën presidenciale amerikane të vitit 2008 si një fushatë me themel idenë e ndryshimit, por dhe një fushatë interneti. Pse jo dhe të parën e këtij lloji! Madje, në këtë komunikim elektronik pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë tepër e konsiderueshme, përfshirë këtu dhe organizimin, mbledhjen e fondeve, shpërndarjen e lajmeve, mesazheve, deklarimeve etj. Dhe mbi të gjitha, në komunikim ka dominuar fillimisht ndryshimi apo “change”-i tronditës obamaian, që detyroi senatorin Makejn (John McCain) të propagandonte edhe ai ndryshimin. Ai, bile, në një nga fjalimet e tij thotë: “Drejtimi i këtij vendi do të ndryshojë në mënyrë dramatike, por zgjedhja është midis një ndryshimi të drejtë dhe atij të gabuar, midis ecjes përpara dhe asaj të kthimit prapa...”. Por, në lidhje me një pohim të tillë, Obama ironizon: “Janë të shumta fjalët për të përshkruar përpjekjen e Makejnit në kalimin nga mbështetja e mëparshme për Xhorxh Bushin (George Bush) në atë të një politike të re bipartizane, por ama “ndryshimi” nuk është një prej tyre...”.
Në fakt, fjala “ndryshim” ka qenë motoja permanente e fushatës së Obamës, por ama në momentet thyerëse të fushatës kur pretendimi i tij për ndryshim kishte ngjitur tek zgjedhësit, në faqet e tij të internetit kjo fjalë nuk ishte po aq e shpeshtë si më parë. Ndërkohë që në faqen e internetit të Makejnit fjala “ndryshim” ajo u bë nga fundi një nga 20 fjalët më të përdorshme, të lëshuara nga goja e këtij kandidati. Aq sa dhe në konventën republikane ai e mbylli fjalën e tij me thënien lakonike “Ndryshimi po vjen” (“The change is coming”). Por, ishte vonë, ajo nuk ngjiti! Sepse magjia e kësaj fjale mbeti tek Obama; ajo i takoi Obamës, mendjes, zemrës dhe gojës së tij!...
* * *
Edhe në vende të tjera, gjatë fushatave elektorale, sidomos kohët e fundit, është synuar që të shfrytëzohet magjia e ndryshimit për të bindur njerëzit, për të orientuar votën e tyre, pra dhe për të garantuar fitoren. Kjo po duket fare qartë edhe në Shqipëri. Bile, aq sa në këto zgjedhje politike dy koalicionet më të mëdha në emërtimet e tyre kanë huazuar po ashtu fjalën “ndryshim”. Konkretisht, bëhet fjalë për koalicionin “Aleanca e Ndryshimit” (PD) dhe atë “Bashkimi për Ndryshim” (PS). Por, ama, mbetet të shihet sesi do të veprojë magjia e kësaj fjale brenda votuesve shqiptarë! Sidomos me zhvendosjen e ndikimit të kësaj magjie nga një koalicion tek tjetri! Natyrisht, kur bëhet fjalë për një proces të rregullt zgjedhor!...
Aq më tepër që është shfrytëzuar një kohë tejet e gjatë për mitingje, takime, konferenca e panele televizive, pse jo dhe për premtime të bollshme, prerje shiritash apo realizime të përsëritshme. Ndoshta, dhe të lodhshme për qytetarin, pra dhe vetë ndjeshmëritë e tij. Sidoqoftë, beteja elektorale është në ndezjen e saj motorike më të fuqishme. Janë të shumta si mitingjet masive e kontaktet më të vogla, debatet televizive, intervistat dhe shkrimet, analizat politike dhe prognozat; janë në proces propagandimi posterat dhe CV-të, sloganet e ripërtëritura, po shfaqen “msn” politike me suksese e premtime, pse jo dhe “spamet” politike me fjalime, slogane e premtime; janë hapur, po ashtu, kudo zyra elektorale për organizim, komunikim e administrime elektorale. Por, ama, ajo që mbetet po aq e rëndësishme për votuesin është “begenisja”, sjellja me të, vajtja portë më portë, takimi derë më derë. Jo vetëm për të ndjerë ndryshimin e propaganduar, por dhe për të prodhuar besim, për të “shpërblyer” bindje, për të realizuar njohjen e ballafaqimin. Ka shumë mundësi, që në këtë “derë më derë” të ngjisë magjia e vërtetë, magjia e besimit dhe e suksesit të pritur, jo thjesht magjia e shqiptimit të një fjale të vetme, aq më keq me zë të lartë!.