Matura, procedurat për dy provimet e fundit
Maturantët shqiptarë do të zhvillojnë sot dy provimet e fundit të Maturës Shtetërore 2008. Në këto provime do të marrin pjesë rreth 31.600 maturantë, të cilët do të testohen sipas zgjedhjes së lëndëve që kanë bërë në Formularin A1. Sipas këtij sistemi, provimet me zgjedhje do të jepen brenda ditës. Këto provime do të përmbajnë 20 pyetje të përzgjedhura nga fondi i përgjithshëm i pyetjeve për provimet e Maturës Shtetërore. Testet me zgjedhje do të jenë përkatësisht nëntë lloje, sipas lëndëve të përcaktuara në Formularin A1. Lëndët, nga të cilat maturantët kanë zgjedhur dy të tilla për provim janë: Fizikë, Kimi, Biologji, Anglisht, Frëngjisht, Histori, Gjeografi, Njohuri për Shoqërinë dhe Njohuri për Ekonominë dhe Filozofi. Që një maturant të marrë pikët maksimale në provimet e Maturës Shtetërore duhet shkojë në kuotën e 180 pikëve. Nga këto, 100 duhet t'i marrin në provimet me detyrim dhe 80 të tjera në dy provimet me zgjedhje. Por rezultatet e të dy provimeve të para tani shihen me një hije dyshimi, pasi shpeshherë ata janë akuzuar për kopjim. Kjo pasi shumë mësues ankohen për mangësi të mjediseve për zhvillim normal të testimit.
Procedura
Vetëm në Tiranë do të marrin pjesë në testim rreth 7400 maturantë, ku rreth 1100 e tyre vijnë nga vitet e kaluara. Për këtë arsye Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve ka menduar që të shtojë numrin e administratorëve. Çdo maturant duhet të paraqitet në shkollë me mjet identifikimi, pra të ketë me vetë certifikatë ose pasaportë. Maturantët duhet që të paraqiten në mjediset e shkollave përkatëse rreth orës nëntë, më pas ata përreth një orë do të vendosen nga mësuesit nëpër sallat e testimit. Dhe në orën dhjetë ata do të fillojnë testimin. Në këtë provim të “dyfishtë” çdo maturant ka të drejtë të përzgjedhë vetë se cilin test do të zgjidhë më parë. Çdo provim në ndryshim me dy testet e para do të zgjasë 2 orë. Ata do të zgjidhen menjëherë pas njëri-tjetrit. Maturantët kanë të drejtë të pushojnë vetëm 10 minuta në mes të dy provimeve. Ata nuk mund të largohen për asnjë moment nga salla e testimit, për asnjë arsye qofshin këto dhe arsye biologjike.
Ambientet
Ashtu si në provimet e detyrueshme, për të shmangur kopjimet, testet do të jenë të ndara me dy varante, A dhe B. Por kjo zgjidhje është shumë inefiçente, duke parë dhe rezultatet e provimeve të detyruara. Në dy provimet e para drejtuesit e shkollës “Sami Frashri” duke qenë se kishin mangësi ambientesh, u detyruan që të kthenin ambientet e palestrës së shkollës në klasa të sajuara për të kryer maturantët testin. Por duket se kjo zgjedhje nuk është se praktikohet nga shkollat e tjera. Sipas ministrisë, me qëllim që të ndalojnë kopjimet ndërmjet nxënësve, administratorët nuk do të lejojnë që nxënësit që kanë zgjedhur testet njëlloj të ulen afër njëri-tjetrit.
Zvicra
Granti, 3 milionë euro për arsimin shqiptar
Qeveria shqiptare ka ratifikuar marrëveshjen mes vendit tonë dhe qeverisë zvicerane për zhvillimin e arsimit të lartë, e cila i mundëson vendin tonë një grant të parashikuar nga qeveria zvicerane. 3 milionë euro është granti i parashikuar në fazën e parë të marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe atij zvicerian për zhvillimin dhe vazhdimin e reformës në Arsimin dhe Formimin Profesional shqiptar (AlbAFP).
Sipas marrëveshjes do të krijohet një “qendër e lëvizshme” e formimit profesional për zonën verilindore të vendit, e cila është menduar të ushtrojë aktivitetin e saj në qytetet Pukë, Kukës, Tropojë, Peshkopi dhe Burrel.
Nëpërmjet ngritjes së qendrës të lëvizshme të formimit profesional të sipërpërmendur synohet që në këto qytete të ofrohet formim profesional nëpërmjet kurseve, në fusha të kërkuara nga tregu i punës, duke u ardhur në ndihmë kryesisht të papunëve, që në këto qendra janë të shumtë.
Matura
Përfundon plotësimi i Formularit A2
Ka përfunduar plotësimi i Formularit A2 për të gjithë maturantët në shkollat e mesme të vendit. Edhe këtë vit maturantët kanë zgjedhur 10 programet e studimit të renditura sipas preferencave. Ashtu si edhe një vit më parë, Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) do të realizojë përcaktimin e fituesve sipas parimit Meritë – Preferencë. Ndërkaq, të gjithë formularët e plotësuar nga maturantët në shkollat respektive do të dorëzohen premten në Drejtorinë Arsimore në Tiranë.
Qeveria nis kontaktet me minatorët në grevë për plotësimin e kërkesave
Zëvendësministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kastriot Sulka, deklaroi dje se po negociohet me minatorët në grevë në lidhje me kërkesat e tyre. Gjatë një raportimi në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Sulka tha se po punohet për të ripërcaktuar statusin e minatorit. “Ne jemi dendurisht në negociata me minatorët për të arritur një rezultat. Është një shqetësim dhe një përgjegjësi e Ministrisë së Punës, pasi është e vetmja ministri që funksionon në bazë të një Këshilli Kombëtar të Punës. Kërkesa kryesore e minatorëve është ajo për statusin dhe brenda saj, dy më kryesorët, janë mosha dhe pensionet. Për herë të parë ne kemi futur nocionin e pagesës në natyrë për ta. Ky është një proces shumë i ndjeshëm për ne si ministri dhe jemi duke bërë të pamundurën”, - tha Sulka. Zëvendësministri ndodhet në komisionin parlamentar për të diskutuar mbi nismën e PS-së për një trajtim të veçantë për minatorët. Deputetët kërkuan hartimin e një raporti nga tri ministri, ajo e Financave, e Ekonomisë si dhe Ministria e Punës mbi ecurinë dhe mundësinë e realizimit të kërkesave të minatorëve. Projektligji “Për trajtim të veçantë të punonjësve të nëntokës”, nismë e Partisë Socialiste, parashikon që punonjësit që kanë punuar në miniera për një periudhë jo më pak se 11 vjet e gjysmë në nëntokë dhe kanë një periudhë sigurimi jo më pak se 23 vjet, në rastet kur nuk ushtrojnë veprimtari ekonomike, trajtohen me përfitim. Masa e përfitimit për këta punonjës është e barabartë me 60 për qind të bazës së vlerësuar.