Nis Vera e Ohrit
Manifestimi më i rëndësishëm muziko-skenik në Maqedoni, edicioni i 48-të i "Vera e Ohrit 2008", do të hapet solemnisht sonte në orën 21:00 në Teatrin antik, me interpretimin e njërës prej vokaleve më të mëdha botërore, të divës së operës amerikane, Xhesi Norman në shoqërinë e orkestrës së festivalit të përbërë nga orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit të Maqedonisë dhe Filarmonisë së Maqedonisë.
Ajo do të shoqërohet nga dirigjentja Rejçl Vorbi, bashkëpunëtorja e përhershme e Normanit. Në koncert do të marrin pjesë kori i ansamblit të Teatrit të Operas dhe Baletit të Maqedonisë nën dirigjimin e Sasha Nikollovski-Gjumar.
Në kuadër të "Vera e Ohrit 2008", do të zhvillohen 50 aktivitete të ndara në pjesë muzikore dhe teatrale, ndërsa do të hapen edhe pesë ekspozita të artit figurativ.
Në koncertet në Ohër do të marrin pjesë edhe Inva Mula nga Tirana, Natalia Gutman, pianisti Bërno Kanino, Andrjej Gabrilov, fitues i garës "Çajkovski" në vitin 1974, të gjithë laureatë të festivaleve kombëtare.
Është konfirmuar gjithashtu pjesëmarrja e artistëve nga SHBA-ja, Japonia, Franca, Rusia, Gjermania, Brazili, Koreja e Jugut, Çekia, Bullgaria, Sllovenia, nga Zvicra dhe e artistëve nga Maqedonia.
Në Ditën e Evropës, më 9 gusht, në "Vera e Ohrit 2008" do të marrë pjesë kuarteti Ludvig nga Franca, trioja Brams nga Rusia, si edhe ansambli nga Maqedonia - Dyshja me violina, Ana dhe Oleg Kondratenko.
Një projekt i rëndësishëm, që paraqitet për herë të parë në festival është titulluar "Artistët e UNESKO-s në Verën e Ohrit" dhe janë dy koncerte në një mbrëmje ku do të marrin pjesë dy artistë të shquar, të cilët e mbajnë titullin e UNESKO-s "Artist i paqes" - violinistja Ina Mirkoviç nga Kroacia dhe baritoni i njohur maqedonas dhe botëror, Boris Trajanov.
Në mbyllje të festivalit, më 20 gusht do të paraqitet violinistja e re japoneze, Sara Çamg, që do të prezantohet me orkestrën sllovene. Në kuadër të këtij festivali do të ketë edhe pesë shfaqje premierë veprash klasike nga teatri i Maqedonisë. Festivali financohet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.