E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doda: “Ja 3 variantet për Lustracionin”

Autori i Lajmit: Redaksia
Mazhoranca do ti shkojë deri në fund angazhimit për të garantuar me ligj pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë. Deputetja demokrate Mesila Doda, në krye të iniciativës për këtë qëllim, ka shpjeguar tri variantet e mundshme që do të ndiqen deri në miratimin e të ashtuquajturit ligji i dosjeve. Doda tha se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndikoi konflikti i interesit që anëtarë të këtij institucioni kanë me ligjin e shqyrtuar. Referendumi popullor duket se do të jetë varianti më i mundshëm për tu zbatuar ndaj dhe deputetja Doda po lobon me deputetë të Grupit Kuvendor Demokrat bazuar në të drejtën që garanton Kushtetuta për këtë qëllim. Neni 150 i ligjit themelor në pikën 2 të tij thotë se Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve ose të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet për referendum.

Ky lajm është publikuar: 03/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›