E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhen 7 grabitjet me maska te "Rexhinave"

Redinalda Caushaj

Prokuroria e Krimeve te Renda zbulon shtate grabitjet e bujshme me arme te makinave luksoze ne Tirane. Dosja "Rexhina" perfundon ne gjykate me gjashte te pandehurit e ceshtjes te arrestuar dhe nje te penduar, qe ka rrefyer skemen e grabitjeve me maska deri ne vitin 2007. Kerkesa per gjykim ne Krimet e Renda eshte bere diten e djeshme dhe dosja voluminoze eshte depozituar nga prokurori i ceshtjes, Ardian Nezha. Shtate jane episodet qe mberthejne gjashte te pandehurit, nderkohe qe shtate jane edhe deshmitaret qe tregojne menyren se si u kercenuan nen arme per te dhene gjithcka kishin me vete. Midis te grabiturve edhe kengetarja Ermiona Lekbello. Te pandehurit e kesaj dosjeje jane Edmond Neza, Gentian Neza, Bledar Hasani (Memia), Erlind Taullaj, i penduar, Bujar Sefa dhe Dritan Hamiti.

Grabitjet e para

Dosja permban cdo episod dhe gazeta "KJ" ka mundur te siguroje shtate rastet e grabitjeve ne detaje dhe te implikuarit. Vjedhja e pare nen kercenimin e armes, sipas hetimeve te kryera nga prokurori i ceshtjes, ka ndodhur me daten 27 tetor te vitit 2006. Ka qene ora 23:00, kur pronari i lokalit "Palma e Arte", Nikolin Dushi, eshte grabitur nen kercenimin e armes ne lagjen numer 6, ne rrugen "Mihal Grameno", prane pallateve te firmes "Gora", ku dhe banonte. Sipas deshmise se dhene prej tij prane Prokurorise se Krimeve te Renda, kane qene dy persona te maskuar, qe i kane marre celesat e makines tip "Mercedes Benz C class 220", ngjyre gri, me targa TR 4433 I, telefonin celular, si dhe parate e xhiros ditore. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autori i kesaj vepre penale eshte i pandehuri Bledar Hasani (Memia), nderkohe qe ky i fundit mesohet te kete qene se bashku me nje person tjeter. Data 19 dhjetor e po ketij viti do te shenoje grabitjen e trete me maska, te kryer nga ana e grupit te strukturuar kriminal. Ka qene ora 23:45, kur ne lagjen numer 15, ne rrugen "Arkitekt Sinani", te pandehurit Gentjan Neza, Edmond Neza dhe Bledar Hasani, kane vjedhur makinen tip "Benz Mercedes ML 270", ngjyre gri, me targa TR 4433 L, pronari i se ciles eshte shtetasi Petrit Bregu. Sipas deshmise se dhene nga Bregu ne organin e akuzes, mesohet se diten e ngjarjes, ky i fundit ishte duke hapur avlline e tij, ku edhe do te fuste makinen. Tre ta pandehurit kane perfituar ne keto momente, duke marre makinen e me pas jane larguar nga vendi i ngjarjes. Me pas, tre te pandehurit e kane derguar makinen ne banesen e te pandehurit Sefa, ne fshatin Xhafzotaj te Durresit. Sefa ka biseduar me te pandehurin Erlind Taullaj per ta shitur kete mjet ne qytetin e Vlores. Per kete i pandehuri Taullaj i ka vendosur nje pale targa gjermane dhe me pas eshte nisur per ne qytetin bregdetar. Gjate rruges ky i fundit ka ndaluar ne Uren e Mifolit, ku edhe eshte takuar me Edmond Bedinin, te cilit i ka shitur edhe makinen.

Dy muaj me vone, ne daten 24 shkurt te vitit 2007, dyshohet se te pandehurit Edmond Neza, Bledar Hasani, ne bashkepunim me te pandehurin Bujar Sefa, kane vjedhur ne qytetin e Kavajes, brenda nje parkingu, dy makina "Benz", njera me traga belge, ngjyre vishnje dhe tjetra me targa KJ 7983 A, te cilat ishin lene per t'u shitur te pandehurit Bujar Sefa. Ky me vone ka bashkepunuar me te pandehurin Erlind Taullaj, i cili ia ka shitur ne qytetin e Fierit, ne lagjen Mbrostar Ferko, te pandehurit Dritan Hamiti. Me daten 9 mars te vitit 2007, rreth ores 24:30, ne rrugen "Don Bosko", te pandehurit Edmond Neza, Gentjan Neza dhe Bledar Hasani, kane vjedhur me dhune veturen fuoristrade "Mercedes Benz ML", ngjyre te zeze, me targa TR 6003 M, ne pronesi te Gjok Uldedaj. Sapo ka hyre ne porten e fondacionit "Don Bosko", nen kercenimin e armeve, ata i kane marre mjetin dhe me pas jane larguar ne fshatin Xhafzotaj, ku edhe kane lene makinen. Sipas deshmive te dhena nga i penduari Taullaj, ky i fundit eshte kercenuar edhe me pistolete ne koke nga Edmond Neza, pasi ka pare keta te fundit me maske ne koke, sapo kishin mberritur ne fshat pas vjedhjes. Dy te pandehurit Neza i kane kerkuar Taullajt qe makina te shitej me 8000 euro. Por, 22-vjecari, se bashku me makinen ka levizur ne lokalin "Rinia" te Durresit, te Shkembi i Kavajes, ku eshte takuar edhe me Dritan Hamitin. Ata ia kane shitur makinen Arben Hasanit, me cmim 15000 euro. Nga kjo valute, 11500 euro i ka marre i pandehuri Taullaj, nderkohe qe pjesen tjeter i pandehuri Hamiti. Bleresi i makines i ka vendosur targat TR 1368 N, si dhe i ka ndryshuar numrin e shasise nga 8 ne 3.

Fundi i grupit

Grabitjet e grupit do te vazhdojne serish me daten 25 mars te nje viti me pare, kur rreth ores 23:30, prane Oxhakut, Edmond Neza dhe Gentian Neza kane ndjekur Gezim Mustafarajn dhe nen kercenimin e armes i kane marre makinen tip "Benz Rexhina". Me pas, per veturen kane menduar te pandehurit Taullaj, Sefa dhe Hamiti, per shitjen ne Fier me 8000 euro. Vjedhja e fundit e kryer nga ana e grupit ka qene ajo e dates 27 gusht, kur i pandehuri Edmond Neza, ne bashkepunim me Hasan Rexha, nga Kosova, kane tentuar te vjedhin me thyerje xhami ne plazhin e Golemit, Durres, veturen me targa OH 821 IA, ne pronesi te Zeqir Polloshani. Por disa dite me pas jane arrestuar nga policia e Tiranes ne nje apartament, ku qendronin ne shoqerine e disa femrave.

Taullaj, 22-vjecari qe zbertheu rrjetin

Erlind Taullaj eshte i penduari i procesit "Rexhina". Ky i fundit ka dhene shpjegime te imtesishme per te gjithe aktivitetin kriminal qe eshte kryer nga ana e te pandehurve ne kuader te grupit te strukturuar kriminal ne nje periudhe dyvjecare. Me daten 4 korrik te vitit 2007, Erlind Taullaj ka lidhur nje akt marreveshjeje me Prokurorine e Krimeve te Renda, ku trajtohet si bashkepunetor i drejtesise. Ky i fundit pritet te kete edhe perfitimeve per bashkepunim me drejtesine, nderkohe qe ne nje episod eshte kercenuar nga pjesetaret e grupit per shitjen e makinave me cmime fikse. Per nje tjeter ceshtje qe kishte te bente me vjedhjen e makinave, Gjykata e Tiranes e denoi 22-vjecarin me nje vit burg.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›