Si u krijua Organizata e Balli Kombëtar
Nga Adriatik ALIMADHI
Emri “Partia Balli Kombëtar” nuk është gjë tjetër, vetëm parti Nacionaliste.
Si çdo organizim similor i çdo vendi tjetër, Nacionalizma Shqiptare ka pasur dhe ka për detyrë të ruajë, të vlerësojë trashëgimet e gjyshërve, dhe të parëve tanë duke lënë si trashëgimi për brezat që vijnë, një gjëndje sa më të mirë dhe më të përparuar.
Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, në prill të vitit 1939, kur doli titulli «Partia Nacionaliste», nuk është se u pranua pa një diskutim të gjatë dhe të kujdesshëm, pati disa individë, (siç ka edhe sot) që e kundërshtuan duke u bërë viktima të kuptimit të keq të fjalës Nacionalizëm. Në popujt e mëdhenj, u kujtua se kjo shprehje do të ngjallte një ambicie sulmimi dhe pushtimi kundër popujve të tjerë, u mendua se do të bëhesh një rrezik për paqen, në bisedimet që janë zhvilluar në atë kohë nga disa prej miqve të Ballit Kombëtar, bënë një arsyetim të tillë se: Fjala Nacionalizëm a mos na zgjon vallë grindje dhe mosmarrëveshje në Shqipëri, u desh gjykimi i disa miqve të Ballit Kombëtar për të ndarë çështjen, duke pranuar se grindja dhe mosmarrveshjet vinin nga mungesa e Nacionalizmës Shqiptare dhe nuk mund të vinin kurrë nga ekzistenca e saj.
Pas shumë shoshitjesh, u pranua se Nacionalizma e një populli të vogël si i joni, nuk mund të ishte vetëm një vetmbrojtje, dhe nuk kishte tjetër qëllim përveçse përpjekjet e Kombit tonë për një paqe, për një rregull, për një disiplinë, për një qetësi brenda dhe miqësi jashtë. Një vend i vogël në numër si populli jonë, duhej medoemos, të gjente një mënyrë force dhe fuqie në ndjenjat intelektuale dhe morale të çdo shqiptari, duhej që vullneti i çdo shqiptari të formonte një mbrojtje për Kombin, dhe të bëhej një garanci për të ardhmen e tij, për të arritur dhe realizuar parimet e tij ishte e natyrshme që Balli Kombëtar t’i hynte punës së rifitimit të Indipendencës së Kombit Shqiptarë.
Ishte e nevojshme dhe e domosdoshme që në Shqipëri të krijohej një klasë njerëzish të interesuar për jetën e Mëmëdheut, duhej që këta shqiptarë të qëndronin gjithë aktivitetin moral dhe intelektual të tyre për mbrojtjen, bashkimin dhe lartësimin e Shqipërisë. Ishte e natyrshme, që në hapat e parë të saj organizata Balli Kombëtar të kujdesej për çdo send që kishte të bënte me Shqiptarizmën, me Kombin, të zgjonte rrënjët më të thella në shpirtin e njerëzve, ndjenjën e patriotizmës, të lëkundë dhe të zhdukë indiferencën nga zemra dhe nga mendja e njerëzve, t’i mbushë këto mendje dhe këto zemra me lëngun shpirtëdhënës të vullnetit dhe të vendosmërisë me frymën patrotike dhe kombëtare. Kështu u themelua parimi i përgjithësisë së Shqiptarizmës, i cili imponon detyrën për kujdesimin e kufijve Etnikë të Shqipërisë.Balli Kombëtar nuk pretendonte të ishte themelonjësi i patriotizmës Shqiptare, por kishte bindjen se duhesh të bëhesh rregullatori dhe organizatori i përpjekjeve patriotike. Në të vërtetë, Balli Kombëtar lindi nga kjo nevojë dhe ngarkonte vehten me këtë detyrë, kështu që këto parime duhet të konsideroheshin si kusht dhe mjete për mbrojtjen e Kombit. Rrojtja nuk mund të thuhet se ka vlerë, në qoftse nuk manifestohet në mundësit njerëzore, qytetërimi dhe morali, pra, lufta që fillonte e detyronte Ballin Kombëtar të mendonte për kushtet dhe për situatën e arthshme. Balli Kombëtar përpiqesh të mblidhte copat shqiptare në një trup të vetëm, kishte detyrë që edhe shqiptarët t’i afrojë njërin me tjetrin dhe t’i bëjë të dobishme energjitë e secilit. Duhej, një forcë, që të transformohej në një fuqi që mblidhte këto forca drejtë qendrës dhe hyrjes në një veprimtari të dobishme dhe prodhimtare, që ujrat, rrëketë, përrenjtë duheshin kanalizuar drejt një mulliri të madh që i thonë jeta kombëtare, këtë nacionalizëm të drejtë rroku Balli Kombëtar nga i biri i Abdyl Frashërit, Mid’hat Frashëri. Nacionalizma dhe patriotizma shqiptare u shpall me një kuptim, me një qëllim në kohën e Lidhjes së Prizrenit, Shqipëria e katër vilajeteve nuk qe një shprehje gjeografike por një komb i dalluar me tokë, gjuhë dhe histori, natyrisht që Shqipëria ishte dhe duhet të bëhej komb. Atdheu ka nevojë për patriotizmin e bijve të tij në çdo kohë, patriotizma nuk ka afat dhe periudha të caktuara, patriotizma është vetëm dashuri për tokë e vllezër nga gjuha e tradita, patriotizma është dashuri që forcohet me anë të përpjekjes dhe nuk bëhet vegël e përdorëshme në dëm të kombit të tij.
Patriotizma është një ngjitje dhe jo një shkëputje,nga kombi, nga vetja, patriotizma është një fuqi e pashuar. Kjo nacionalizëm nuk kërkonte asgjë tjetër, nuk lëshonte asgjë nga vetja,nuk donte të pushtohej, nuk kishte dhe nuk ka grabitje, ishte dhe është vetëm një vetmbrojtje. Pa dyshim që fjala atdhe për Ballin Kombëtar nuk mund të merrte kuptimin e një krahine, apo të një komune, për ne ajo fjalë do të përfshinte jo vetëm vendlindjen e ngushtë, por tërësinë e gjithë tokës shqiptare, pa marrë në konsideratë kufijtë administrativ ose kufijtë politikë të sotëm.
Trakti i parë i hedhur nga fronti i rezistencës në prill të vitit 1939, i cili titullohet “Nacionalizma Shqiptare” në tetë pikat e saj shprehte në mënyrë shumë të qartë, se shqiptarët nuk do të rreshtnin për asnjë moment përpjekjet e tyre për të çliruar atdheun nga okupatori dhe më pas të ndërtonin një shoqëri të lirë dhe demokratike, sipas modeleve të Europës së qytetëruar.
Ky front do të mblidhte në gjirin e tij ajkën e patriotizmit, atdhetarët dhe inteligjencën shqiptare, kjo përbërje përcaktoi lidhjen gjenetike me familjen kombëtare të Frashëllinjve, kjo përbërje më pas u quajt: “Organizata Balli Kombëtar”. Të ruajë kufijtë e saj etnikë, të mbledhë në një ATDHE djemtë e saj, Nacionalizma Shqiptare dëshiron që parimet e saj të jenë patriotike dhe mundohet ta shtojnë e ta forcojnë këtë patriotizmë. Të njëjtat ide të “Nacionalizmës Shqiptare” u përcollën më pas tek “DEKALOGU” i Ballit Kombëtar, në vitin 1942, duke u dhënë ideve një përshtatje sa më të qartë me momentet që po kalonte vëndi. Në pikat e para të “DEKALOGUT” thuhet se do luftojmë për flamurin Kuq e Zi, për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, luftojmë për një Shqipëri të lirë, etnike, demokratike, me bazë shoqërore moderne, luftojmë për një Shqipëri, ku do të mbretërojë liria e fjalës dhe e mendimit.
Si “Nacionalizma Shqiptare” ashtu dhe “Dekalogu” përcaktuan dhe përbëjnë veprim për krejt nacionalizmin shqiptar, kështu u krijua partia e ekzistencës shqiptare, për këtë arsye e kemi parë dhe lexuar shtypin e Ballit Kombëtar duke lulëzuar parime të shëndosha kombëtare në kohët e frikës, për këtë arsye, deri në vitin 1943 dëgjohej vetëm pushka dhe penda e Ballit Kombëtar.
Që në ditët e para dhe sapo doli në shesh ekzistenca e një grupi komunist brenda tokës sonë (dhe kjo dalje në shesh u bë të nesërmen e hyrjes në luftë të Rusisë kundra Boshtit), Balli Kombëtar bëri tentativë të bisedojë dhe të arrijë në një marrëveshje me komunistët. Shqiptarët nuk kanë nevojë t’ju shpjegojmë sesi komunistët e tradhëtuan marrëveshjen e Mukjes, më datën 9 shtator 1943 në Labinot të Elbasanit, sot flasin faktet, dokumenta të shumta të vendit dhe te huaja mbi tradhëtinë e kësaj marrëveshje dhe më pas fillimin e luftës vllavrasëse nga komunistët shqiptar.
Komunistët e kishin marrë haptas qëndrimin e tyre armiqësor kundra Nacionalistëve Shqiptarë dhe nuk e fshihnin aspak përpjekjet e tyre për të shfarosur çdo ndjenjë shqiptare dhe për të arritur qëllimin e tyre, që Shqipëria të bëhej vasale e shteteve sllave. Që në fillim Balli Kombëtar u mundua t’i edukonte, t’i civilizonte komunistët të zbuste shpirtrat e zinj të tyre, dhe të arrinte që ata të bëheshin elementë, në mos të vlefshëm, por të paktën jo të rrezikshëm. Ballit Kombëtar, gjithmonë bënte propagandë të qetë kundër komunzimit, kjo ishte detyrë parësore, për të evituar luftën vëllavrasëse, por komunistët mësuan vetëm mohime dhe urrejtje, vrasje dhe pushkatime të qindra e mijra shqiptarëve të ndershëm.
Balli Kombëtar ishte nëna, ishte dhembshuria dhe ndjenja më njerëzore në Shqipëri, ishte një nënë që kishte dhëmbshuri jo vetëm për njeriun, por i dhimbsësh pula edhe kasollja e Shqipërisë. Edhe kur lufta në mes anti-shqiptarëve dhe shqiptarëve u bë një luftë fronti, prapë çetat e Ballit Kombëtar dhe kryetarët e tyre janë sjellë si luftëtarë të vërtetë, duke respektuar parimet më elementare të një lufte të ndershme. Kjo kujdesi e ka shtyrë Ballin Kombëtar që të mos konsiderojë si armik asnjë shqiptar që mund të zhvillojë një shërbim kombit të tij. Me përjashtim të atyre që ishin shfaqur haptas si shërbëtorë të armikut dhe zhvillonin një aktivitet krejt antikombëtar, Balli Kombëtar kishte parimin që të afronte dhe të vëllazëronte të gjithë Shqiptarët. Kundrejt kësaj fryme, partia kriminale komuniste nuk kursente asnjë masakër, asnjë torturë, asnjë shkatërrim, duke bërë luftën e tyre kundra Nacionalistve të ndershëm shqiptarë, komunistët ndiqnin parimet dhe udhëzimet nga të huajt, për të shfarosur elementin dhe shkatërrimin e krejt truallit shqiptar.
Balli Kombëtar në luftrat dhe aksionet e tij kujdesesh që me çdo mënyrë të mbrohej jeta e shqiptarit dhe mos të mbetej fëmija e tij jetim.Në qoftë se i vemë re jetës sonë historike,gjithë fatkeqësia jonë ka ardhur,jo nga mungesa e forcave por nga shpërndarja e këtyre fuqive dhe nga të bërët shkatërrimtar.Balli Kombëtar mendonte se prishjet bëhen për dy ditë,por rindërtimet duan kohë të tëra që të kryhen.Ky shpirt i Ballit Kombëtar kërkonte të sillte moralizmin dhe përparimin e Kombit,çdo reformë të bëhësh për lumturinë e Kombit.Balli Kombëtar donte të mbronte dhe të aplikonte reforma shoqërore ekonomike,demokratike në Shqipëri,e në këtë mënyrë të forconte lirinë e njeriut dhe barazinë ndërmjet të gjithë shqiptarëve.Balli Kombëtar kërkonte për të arritur dhe realizuar nje shtet të bashkuar brënda kufijve natyror të tij,me anën e përpjekjeve morale dhe njerëzore, duke pasur kurdoherë për bazë patriotizmën shqiptare.Këtë nacionalizëm e patriotizëm e luftoi partia komuniste,e cila kërkimin e kombit e quajti “shovinizëm”dhe lëshimin e takave shqiptare “internacionalizëm”Për këtë u luftua,u vra,u pushkatua,u burgos Balli Kombëtar.
Balli Kombëtar pranoi plumbin edhe nga shqiptari,kur ky e braktisi Shqipërinë dhe u vu në shërbim të armiqve shekullorë të Shqipërisë.Balli Kombëtar pranoi më mirë të vetflijohet,e të pësonte një mijë e një tortura e poshtrime të pa merituara për të mos lyer duart me gjak shqiptari,për të mos cënuar idealin e tij të bashkimit e të vllazërimit kombëtar.Partia jonë që në fillim ka pasur bindjen se çdo orvatje politike duhet të mbështetet në parime morale,duhet të burojë nga një ideal jo vetëm i lartë por edhe praktik,një ideal që ka për cak t’a bëjë shqiptarin të ndjejë dhe ëmbëlsinë e jetës,duke gëzuar vëllazërinë,lirinë dhe virtytet njerëzore..** Një parim shumë i rëndësishëm që ka themeluar Balli Kombëtar është që Balli Kombëtar të vihet plotësisht në shërbim të shqipërisë,të bëhet një shërbestar i atdheut dhe kombit,dhe jo të shihet shqipëria në shërbim të Ballit Kombëtar.
Ishte shumë e vështirë rruga që përcaktoi Balli Kombëtar,por i doli për zot,shumë kujt i dukej luftë e pashpresë,por vetëm shpirti i madh i Ballit Kombëtar mundi ta mposhte dyshimin dhe tha se“Shqipëria medoemos do të bëhet se duam ne që të bëhet, liria, demokracia,pavarsia medoemos do të vijë se duam ne që të vijë,bashkimi medoemos do bëhet se tham ne që të bëhet,dhe u bë pavarsia e Kosovës është proçes i bashkimit për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen,është një rizgjim i ndjenjës kombëtare.Balli Kombëtar i pa thyer,shkon drejt së ardhmes,ai i drejtoi vazhdimisht shqiptarët se“këtej është udha juaj!”ne sot po ju përgjigjemi të parve tanë mbas 71-vjetësh!se“Andej është edhe udha jonë!”Siç na edukuat dhe na mësuat ju kjo alternativ kombëtare do të kalojë nga ne tek bijtë tanë,tek bijtë e bijve tanë,tek stërnipat më të largët dhe do të ndriçojë i gëzuar gjithsaher shqiptarët të tregohen të denjë për tu bërë“Shërbestarët e Shqipërisë”.
Lufta për liri me doemos do të siellte me vete grumbullime të padëshiruara e të pa kontrolluara,por këto ngjitje të papërshtatshme me trupin e shëndoshë të Ballit Kombëtar erdhën e ranë vetë sa herë që u paraqitën kalime të rrezikshme,kështu Balli Kombëtar mbeti ushtria e guximtarëve.Koha vërtetoi vizionin largpamës të Ballit Kombëtar,
këto parime kombëtare po realizohen sot nga e gjithë klasa politike,po mbështeten nga e gjithë shoqëria shqiptare dhe për këtë ne ndihemi shumë krenar.Pavarisa e Kosovës është proçes i bashkimi të Shqiptarëve,Antarsimi i Shqipërisë në NATO,Shqipëria sot është një kandidate ponteciale për në Bashkimin Europian,keto kanë qënë parimet kryesore të partisë Balli Kombëtar dhe për këtë ne kishim shumë dhe shumë të drejtë dhe ndihemi shumë dhe shume krenar që shqipëria u radhit midis shteteve më demokratike dhe perndimore.Sot të gjithë shqiptarët po flasim mirë,sot po nderohen personalitetet,sot po realizohet e tërë dhe gjithçka që ka thënë Balli Kombëtar,ne kemi krijuar bindjen se të gjithë shqiptarët kanë nxjerr një konkluzion se rruga jonë rreth 71 vjetë më parë ka qënë fellesisht kometare dhe tërësishtë në shërbim të kombit shqiptar.Shqiptarët,sot duhet të kënë krijuar një vetëdije kombëtare,ata i kanë një borxh Ballit Kombëtar,ti kthejnë sytë nga kjo rrugë e ndershme,e drejtë dhe kombëtare që për hirë të këtij ideali kombëtar janë vrarë,janë pushkatuar, burgosur,internuar,dëbuar,janë përbuzur padrejtësisht me mijra shqiptarë në trojet etnike.Sot shqiptarët e mbështesin pavarsinë e Kosovës,kishte të drejtë Balli Kombëtar,për këtë u marterizua,sot shqiptarët ne Maqedoni kërkojnë të drejtat e tyre,për këtë u pushkatua Balli Kombëtar,sot në parlamentin e Malit të Zi ka deputet shqiptar dhe shqiptaret kerkojne te drejtat e tyre dhe per kete kishte të drejtë Balli Kombëtar,sot shqiptarët e Çamëris kërkojnë pronat e tyre për këtë kishte shumë e shumë të drejtë Balli Kombëtar,me këto akte të drejta doli Balli Kombëtar kur tha se pa Kosovë dhe Çamëri nuk ka Shqipëri,këto parime kishte Balli Kombëtar ai vjen sot në politikën shqiptare madhështor dhe historik,vllazëror dhe kombëtar,ai nuk i ka gënjyer asnjëher shqiptarët por ju ka thënë gjithmonë të drejtën dhe të vërtetën.
Prandaj ne kemi të drejtën morale të kërkojmë mbështetjen e shqiptarëve ta mbajnë vetë këtë parti,që u marterizua për liri,demokraci,bashkim dhe vllazërim kombëtar dhe ne i sigurojmë shqiptarët se do të jemi gjithmonë në shërbim të Shqipërisë dhe Shqiptarëve.
20 Prill 2010