E Shtunë, 31 Tetor 2026

Svoboda: Zgjidhja, hapja e disa kutive

TIRANË - Nënkryetari i grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian, Johannes Svoboda, sheh si zgjidhje të krizës, hapjen e pjesshme të kutive të votimit.


Në një intervistë për "BBC", teksa ka folur për situatën në rajon, Svoboda është pyetur edhe për situatën në Shqipëri. I pyetur konkretisht nëse me zgjidhje, ai nënkuptonte hapjen e kutive, Svoboda u përgjigj: "Mund të jetë, nëse kjo nuk është një hapje e plotë dhe shihet si disfatë e qeverisë.


Mendoj se të dyja palët duhet të bëjnë kompromise, ndryshe nuk është e mundshme. Por pranimi i zgjedhjeve në një anë dhe hapja e disa kutive në anën tjetër mund të jetë zgjidhje".


Ndërkohë, krizën politike në Shqipëri, Svoboda vazhdon ta shohë si një sinjal negativ për Shqipërinë në BE. "Është e domosdoshme që të dyja palët të provojnë të gjejnë një zgjidhje. Nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë BE-ja ose një pjesë e saj, përfshirë një delegacion të Parlamentit të Europës duhet të ndihmojë që të gjendet një zgjidhje", - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›