Si u shpërfytyruan dy koalicionet partiake në Shqipëri
Nga viti 2005 deri në 2008-n dy kampet politike kanë pësuar ndryshime. Zgjedhjet e 2009-s pritet të sjellin një konfigurim të ri të koalicioneve
Eljona Ballhysa
Skena politike shqiptare ka pësuar ndryshime të dukshme gjatë katër viteve të fundit. Nga zgjedhjet e vitit 2005, në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2009, të dyja koalicionet e mëdha politike kanë pësuar një shpërfytyrim në përbërjen e tyre. Shpërbërja e koalicioneve nisi fill pas zgjedhjeve të vitit 2005. Me fitoren e Partisë Demokratike koalicioni i majtë u përça për shkak të largimit të dy partive, si Partia Agrare e Ambientaliste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Të dyja këto parti zhvilluan fushatën zgjedhore në koalicion me PS-në, ndërsa pas zgjedhjeve firmosën bashkëpunimin me PD-në. Por ndryshime ka pasur dhe gjatë viteve të qeverisjes së PD-së. Megjithëse ka ende kohë deri në zgjedhjet e ardhshme të qershorit 2009, aktualisht duket se janë konturuar disa nga bashkëpunimet që mund të konkretizohen gjatë zgjedhjeve në koalicione zgjedhore. Ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2005, gjatë të cilave u përvijuan vetëm dy koalicione të mëdha, si ai i PS-së dhe ai i PD-së dhe dalja më e vete e LSI-së, gjatë zgjedhjeve të vitit 2009 pritet të kemi më shumë se dy koalicione në skenën e politikës shqiptare.
E djathta
Në zgjedhjet e vitit 2005 kryetari i Partisë Demokratike ndërmori një proces negociatash midis palëve dhe nënshkroi me secilin prej krerëve të partive të vogla të djathta një marrëveshje bashkëpunimi. Berisha firmosi para zgjedhjeve të 3 korrikut marrëveshje me reformatorët, republikanët dhe me LZHK-në. Pas zgjedhjeve nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me dy parti, që në zgjedhje u futën si të majta, me Partinë Agrare Ambientaliste dhe me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kreu i PD-së nuk nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokristiane kur ajo drejtohej nga ish-kryetari Nikoll Lesi. Vetëm një vit pas zgjedhjeve, kur PDK-ja iu dorëzua Ndokës, Berisha pranoi të firmoste bashkëpunimin me PDK-në. Pas gati katër vitesh bashkëpunim, gjërat kanë ndryshuar brenda të djathtëve. Kështu reformatorët janë shkrirë me demokratët duke fshirë e ekzistencën e PDR-së. Anëtarët e kësaj partie pritet të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PD-së. Ndërsa marrëdhëniet me demokristianët janë të acaruara që pas shkarkimit të Ndokës nga posti i ministrit të Shëndetësisë. Mendohet se PDK-ja nuk do të bashkëpunojë me PD-në në zgjedhjet e 2009-s. Ndërsa shikohet një afrim i Partisë Aleanca Demokratike me të djathtën, që pas dhënies së postit të nënkryetarit të Kuvendit, Neritan Ceka. Nga kampi i djathtë pritet të ketë një largim dhe të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, e cila në bashkëpunim me deputetin demokrat Spartak Ngjela, po shikon mundësinë e krijimit të një koalicioni të ri. Kështu, Dashamir Shehi, Spartak Ngjela, Gilman Bakalli dhe Nard Ndoka kanë nënkuptuar deri tani se do të krijojnë një koalicion më vete në zgjedhjet e vitit 2009.
E majta
Marrëdhëniet duket se nuk shkojnë “rozë” edhe në të majtën. Në vitin 2005 PS-ja hyri në zgjedhje me një sërë partish të majta, të cilat që pas zgjedhjeve shkëputën bashkëpunimin. Megjithatë, duket sikur ka një afrim të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila aktualisht është pjesë e koalicionit të djathtë. Drejtues të kësaj partie kanë bërë të ditur se do të vendosin pas zgjedhjeve se me cilën parti do të bashkëpunojnë. PS-ja aktualisht bashkëpunon me socialdemokratët e Gjinushit me Demokracinë Sociale të Milos, si dhe me OJF-në G99, e cila mendohet se do të regjistrohet si parti gjatë zgjedhjeve të 2009-s. Ndërkohë që marrëdhëniet me LSI-në vazhdojnë të jenë të ndera. Pritet që edhe në kampin e majtë të krijohet një koalicion i ri gjatë zgjedhjeve të vitit 2009. Aktualisht është përvijuar bashkëpunimi midis LSI-së dhe partisë së re të krijuar nga ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi. Megjithatë, deri në zgjedhjet e vitit 2009 ka ende kohë për rënien dhe ngritjen e aleancave të reja.
Koalicionet e vitit 2005
Kampi i djathtë
Partia Demokratike
Partia Republikane
Partia Demokrate e re
Partia Demokristiane
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Partia Balli Kombëtar
Kampi i majtë
Partia Socialiste
Partia Socialdemokrate
Partia Demokracia Sociale
Partia Agrare Ambientaliste
Partia Bashkimi për të drejtat e Njeriut
Partia Aleanca Demokratike
Koalicionet e pritshme të vitit 2009
Kampi i djathtë
Partia Demokratike
Partia Republikane
Partia Aleanca Demokratike
Partia Agrare Ambientaliste
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ?
Kampi i djathtë 2
Partia Demokristiane
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Partia për Ligj dhe Drejtësi
Kampi i majtë
Partia Socialiste
Partia Socialdemokrate
Partia Demokracia Sociale
Lëvizja “G99”
Kampi i majtë 2
Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Socialiste ‘91
9 Nentor 2008