E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria, Aldo Bare izolohet në burg

 Fatos MahmutajAldo Bare, kreu i bandës së Lushnjës mbahet i izoluar nga të paraburgosurit e tjerë, në një qeli të veçantë në parab-urgimin 313, për arsye sigurie. Drejtori i paraburgimit 313, Shkëlqim Kalemi mohoi dje pretendimet e Bares për probleme shëndetësore, të shkaktuara nga mbajtja në izolim të plotë. Sipas drejtorit të burgut, Bare sa herë që ka pasur probleme shëndetësore është vizituar dhe mjekuar nga mjeku i institucionit, ndërsa në një rast kampionet e gjakut të tij janë dërguar në spital për analiza të detajuara. I kontaktuar dje nga gazeta, drejtori Kalemi pohoi se Bare edhe pas kthimit nga seanca e dy ditëve më parë nuk ka shfaqur probleme dhe nuk është ankuar për shëndetin e tij.Zoti Kalemi, dje, (dy ditë më parë) Aldo Bare ka pasur probleme shëndetësore kur ndodhej në seancën gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Nisur nga ky fakt, avokati i tij ka pohuar se Bare mbahet në burg në kushte jo të mira. Sipas tij, Bare qëndronte i izoluar gjatë gjithë kohës dhe nuk dilte në ajrim apo në veprimtari të tjera të përbashkëta?Nuk është i vërtetë ky pretendim. Bare mbahet në një qeli të veçantë për arsye sigurie. Ai nxirret nga qelia dhe dërgohet në ajrim në orarin e përcaktuar sipas rregullores së burgjeve. natyrisht që ajrimin e bën vetëm, për arsye sigurie. Po kështu Bares nuk i është ndaluar aspak të përdorë telefonin e kabinës, sipas rregullores së burgjeve, ndërkohë që i janë lejuar takimet më familjarët. Për sa i përket problemeve shëndetësore, të paktën kohët e fundit nuk kemi pasur ankesa nga Bare. Shumë kohë më parë ai ka pasur një operacion në veshka, dhe kur ka mbërritur në burgun 313 na ka vënë në dijeni. Duke u nisur nga ky fakt, mjeku i burgut i ka bërë analizat, madje disa të tjera i ka dërguar në spital dhe presim përgjigjet, që nuk kanë mbërritur ende. Disa kohë më parë Bare ka pasur probleme me dhëmballën, dhe është kuruar nga stomatologu i burgut. Po kështu, në ditët e para të mbërritjes së tij në burgun 313 ai u ankua për disa probleme shëndetësore dhe pasi u vizitua nga mjeku i institucionit dhe mori medikamentet e duhura, ai nuk pati më ankesa. Edhe pas kthimit nga seanca, i paraburgosuri nuk ka shfaqur ankesa për mënyrën e trajtimit në qeli apo për probleme shëndetësore.Kush e ka verifikuar një gjë të tillë?Dy ditë më parë Bare u vizitua në qeli nga përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, të cilët kishin ngritur të njëjtat pretendime. Por pas vizitës monitoruese ata vërejtën se nuk qëndronin këto pretendime. Kurse fakti që ai mbahet i vetëm në qeli dhe nuk kontakton me njeri ka të bëjë me arsyet e sigurisë, që duhet t'i zbatojmë. Në lidhje me këtë, të vetmet privime për Baren janë aktivitetet e përbashkëta me të paraburgosurit e tjerë, ndërsa gjithë të tjerat i janë plotësuar, sipas rregullores së burgjeve.“Anëtari i bandës më hodhi në erë lokalin”TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda u njoh dje me deklarimet e Faslli Koreshit, në procesin e Bandës së Lushnjës. Dëshmia bën fjalë për një nga të akuzuarit e "bandës" i cili e kishte kërcënuar dhe i kishte hedhur në erë lokalin pronë e dëshmitarit. Referuar thënieve para oficerit të policisë gjyqësore në vitin 2006, Faslli Koreshi ishte kërcënuar me jetë nga i pandehuri Rexhep Gina dhe familjarët e tij, pasi nuk kishte pranuar ofertën e tyre për të ndërtuar bashkërisht një lokal. Koreshi kishte pohuar se ishin anëtarë të familjes Gina ata, që në nëntor të vitit 1997, pas kërcënimeve, i kishin hedhur në erë lokalin e tij. Një seancë më parë gjykata kishte pranuar leximet e deklarimeve në Prokurori të dëshmitarit Koreshi, pasi ai ka ndërruar jetë pak kohë më parë.DESHMIA"Unë kisha në pronësi një kioskë afër qendrës së qytetit të Lushnjës. Në vitin 1994 Kisha marrë leje ndërtimit për ngritjen e një objekti në truallin ku kisha lokalin ekzistues, truall që ishte ngjitur me një truall në pronësi të familjes Gina. Rexhep Gina më kërkoi t'i lija sipërfaqe nga sipërfaqja ku do të ndërtoja lokalin tim. Pasi më takoi një ditë Gina më tha që ndërtimi të bëhej i përbashkët. Unë do të mbaja katin e parë të godinës, ndërsa Gina do të shfrytëzonte dy katet e tjera. Unë nuk e pranova këtë ofertë. Kjo acaroi së tepërmi marrëdhëniet mes meje dhe familjes Gina. Që këtu filluan kërcënimet drejt nesh. Kjo vazhdoi deri në vitin 1997. Në tetor të vitit 1997, unë pasi kisha grumbulluar kapitalin e nevojshëm nisa ndërtimin e objektit, për të cilin kisha marrë leje. Hapa gropat për hedhjen e blindave. Pjesëtarë të familjes Gina largonin punëtorët, i kërcënonin dhe i shanin. Erdhën dhe më kërcënuan në lokalin ekzistues. Në nëntor të vitit 1997 Rexh (Rexhep) Gina më ka kërcënuar duke më thënë "ik që këtej se do të zhdukim, do të vrasim", "hiqmu sysh" , "ti je njeri pa njeri, nuk ke mbështetje". Unë nuk bëja asnjë veprim. Thjesht u përgjigjesha me buzëqeshje, por nuk reagoja. Një ditë gruaja ime, Naxhie Koroveshi, u largua për pak orë nga lokali për në banesë. Kur erdhi ishte trembur pasi e ëma e Rexhep Ginës, Mereme Gina i kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte kërcënuar për dy fëmijët. Pak më pas aty erdhi Tomorr dhe me bashkëshorten e tij e më tha: shiko se ç'do të bëjmë sonte. Në mbrëmje unë qëndrova tek një shtëpi aty pranë, që ishte në pronësi të një mikut të familjes, që ishte larguar në Amerikë. Shtëpia, të cilën ai na e kishte lënë nën ruajtje, kishte një ballkon që shikonte për nga kioska në pronësinë time. Rreth orës 21:30 kam parë katër persona që u afruan tek kioska nga bunkeri që ndodhej prapa saj. Njëri prej tyre mbante në dorë diçka në formën e një pakoje. Pastaj u larguan. Nga ndriçimi që jepnin neonet e rrugës arrita të njoh Rexhep Ginën dhe vëllain e tij Mirgenin, ndërsa dy personat e tjerë nuk i njoha. Pas 10 minutash shpërtheu eksplozivi që më shkatërroi plotësisht lokalin. Pas një vlerësimi që u bë më vonë rezultoi se dëmi i shkaktuar ishte afërsisht 10 milionë lekë të vjetër. Për disa ditë pas shpërthimit të lokalit, unë nuk pashë Rexhep Ginën të dukej vërdallë. Pas fillimit të punimeve disa herë ndryshova ndërtuesit, pasi ata kërcënoheshin nga Ginajt. Pastaj më erdhi në ndihmë policia, e cila la një efektiv që shërbente aty çdo ditë", lexoi në procesverbal një nga prokurorët e çështjes.          ar.baRrëmbimi, pyeten edhe 2 dëshmitarëTIRANE - Në seancën e djeshme në ngarkim të të akuzuarve si anëtarë të "bandës së Lushnjës" iu përgjigjën pyetjeve të palëve dëshmitarët Rasim Mexhi dhe Albert çela. Dëshmitari Mexhi tregoi para gjykatës kur kishte parë në vitin 2003 të vraponte kushëririn e tij Mirko Gjejvani, pasi po e ndiqte një person. "Më tha që "duan të më marrin peng", por nuk di kush e ndiqte", tha dëshmitari. Ndërsa dëshmitari tjetër, Albert çela tregoi se si kishte takuar të pandehurin Ilir Stërgu në Lushnjë. Sipas dëshmitarit, Stërgu donte të takonte Mirko Gjejvanin. Te Stërgu atë e kishin çuar dy djem që nuk i njihte. Kur çela ia kishte thënë këtë Gjejvanit, ai ishte përgjigjur: i sqaroj vetë punët me ata unë. Dje gjykata pranoi kërkesat e Prokurorisë për leximin e deklarimeve të 5 dëshmitarëve, pasi sjellja e tyre në seancë rezultonte e pamundur. Të pandehur në këtë proces te Krimet e Rënda janë  Arben Boriçi, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Ciçi, Arjan Aliçaj, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina.               ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›