E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria e centraleve berthamore IAEA mberrin ne Japoni

Misioni faktmbledhës i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore mbërrin në Japoni për të nisur detyrën në vendin e përfshirë nga kriza në centralin e Fukushimës.

Mbi 20 ekspertë nga dhjetëra shtete, përfshi edhe ekspertë të agjencisë së Kombeve të Bashkuara, janë pjesë e një studimi për sigurinë e centraleve japoneze, që do të zhvillohet deri më 2 qershor.

Më tej, misioni do të dorëzojë një raport në konferencën ndërministeriale në Vjenë në fund të qershorit, nga e cila zyrtarët presin që të forcojë masat e sigurisë në centralet bërthamore përgjatë globit.

Emergjenca e këtyre masave u fokusua gjerësisht pas katastrofës në centralin bërthamore të Japonisë, kriza më e rëndë që nga ajo e Çernobilit e vitit 1986.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›