Ujë dhe rrugë për bregdetin durrsak
25/03/2009 Qeveria akordon 1.5 milionë dollarë për projektet e komunës së Rrashbullit
Do të rehabilitohet zona turistike nga Plepat deri në vendin e quajtur Përroi i Agait
DURRES- Shteti shqiptar ka marrë kredi për të zbatuar disa nga projektet kyç infrastrukturore në vijën bregdetare nga Plepat e Durrësit deri tek Përroi i Agait. Rrugë, shëtitore, ndriçim, sipërfaqe të gjelbëruara dhe ujë të pijshëm do të jenë përfitimet që do të garantojë investimi në fillim të kësaj pranvere. Komuna e Rrashbullit ka përfituar nga Qeveria shqiptare afro 1.5 milionë dollarë për zbatimin e projekteve dhe mësohet se ka nisur procesi i tenderimit të projekteve. Nga shuma e mësipërme 1.3 milionë lekë është marrë në formën e një kredie nga Banka Kombëtare Tregtare, kurse Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur të afrojë shumën në 50 milionë lekë. Shuma e dytë do të jepet për hartimin e projekteve në ndryshim nga fondi i BKT-së.
Projektet
Komuna e Rrashbullit është vënë përpara detyrimit të afrojë pranë Ministrisë së Transporteve, Telekomunikacionit dhe Punëve Publike projekte për të rehabilituar zonën turistike nga Plepat që është edhe pika ndarëse me Durrësin deri në vendin e quajtur Përroi i Agait, kufiri me Kavajën. Zona bregdetare në gjatësinë e së cilës janë ndërtuar shumë hotele, restorante, lokale argëtimi, kënde për fëmijë dhe aktivitete të ndryshme, biznesi turistik nuk është e urbanizuar. Shkak për këtë parregullsi është bërë mungesa e projekteve dhe vizionit të zhvillimit në një të ardhme të afërt e të largët të brezit të pishave të buta dhe tek Shkëmbi i Kavajës. Zona e mbetur pa një studim të mirëfilltë dhe të detajuar ka lënë peng në këto vite edhe fondet e shtetit, ndërsa biznesi privat ka mundur të ndërtojë duke u përpjekur të mendojë edhe për rrugët e brendshme, hapësirën e gjelbër, kanalizimet në të ardhmen etj. Dy muaj më parë ka përfunduar plotësisht studimi i kësaj zone dhe madje është miratuar në KRRTRSH. Kjo ka mundësuar marrjen një nga një të projekteve për të vendosur radhën e finalizimit me fonde, ndërkohë që është deklaruar nga komuna e Rrashbullit se 1.3 milionë dollarë të Bankës Kombëtare Tregtare në formën e kredisë për qeverinë shqiptare tashmë janë të gatshme për projektet. Konkretisht është thënë se do të ndërhyhet në shtrimin, asfaltimin dhe bërjen e trotuareve në rrugët dytësore, rrugë që lidhin bregdetin në disa pika me autostradën Plepa-Rrogozhinë. Rrugët e brendshme është thënë se do të shoqërohen në mënyrë paralele me investimin në ndërtimin e sistemit të kanalizimeve. Krahas këtyre projekteve është gjykuar se në hapësirën tek Shkëmbi i Kavajës dhe në afërsi të Golemit do të krijohen dy parqe të mëdha të gjelbëruara, në sipërfaqen që është e vendosur në mesin e objekteve. Por komuna do të investojë edhe në drejtim të realizimit të idesë për ndërtimin e shëtitores. Një e tillë është realizuar nga Ura e Dajlanit deri në Plepa dhe ka shërbyer më shumë sesa si shëtitore. Ndërtimi i “pritave” të tilla që u emërtuan shëtitore janë investuar për të mos lejuar gllabërimin e sipërfaqes së rërës nga ndërtimet në anë të detit. Pikërisht për këtë qëllim është vendosur të zbatohet projekti për shëtitoren nga Shkëmbi i Kavajës drejt Përroit të Agait, ndërkohë që është thënë se edhe komuna e Golemit do të investojë zgjatimin e shëtitores. Projekti parashikon vendosjen e ndriçimit për ta bërë të vizitueshme edhe në orët e vona bregun e detit në buzë të rërës. Për t’u paraprirë investimeve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i ka ofruar komunës 50 milionë lekë për të realizuar projekte, projekte që do të adresohen tërësisht në drejtim të infrastrukturës së zonës.
PROJEKTET
Komuna e Rrashbullit është vënë përpara detyrimit të afrojë pranë Ministrisë së Transporteve, Telekomunikacionit dhe Punëve Publike projekte për të rehabilituar zonën turistike nga Plepat që është edhe pika ndarëse me Durrësin deri në vendin e quajtur Përroi i Agait, kufiri me Kavajën. Zona bregdetare në gjatësinë e së cilës janë ndërtuar shumë hotele, restorante, lokale argëtimi, kënde për fëmijë dhe aktivitete të ndryshme, biznesi turistik nuk është e urbanizuar.
NDËRHYRJA
Do të ndërhyhet në shtrimin, asfaltimin dhe bërjen e trotuareve në rrugët dytësore, rrugë që lidhin bregdetin në disa pika me autostradën Plepa-Rrogozhinë. Rrugët e brendshme do të shoqërohen në mënyrë paralele me ndërtimin e sistemit të kanalizimeve. Në hapësirën tek Shkëmbi i Kavajës dhe në afërsi të Golemit do të krijohen dy parqe të mëdha të gjelbëruara. Por komuna do të investojë edhe në drejtim të realizimit të idesë për ndërtimin e shëtitores.
FONDET
Komuna e Rrashbullit ka përfituar nga qeveria shqiptare afro 1.5 milionë dollarë për zbatimin e projekteve dhe mësohet se ka nisur procesi i tenderimit të projekteve. Nga shuma e mësipërme 1.3 milionë lekë është marrë në formën e një kredie nga Banka Kombëtare Tregtare, kurse Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur të ofrojë shumën në 50 milionë lekë. Shuma e dytë do të jepet për hartimin e projekteve në ndryshim nga fondi i BKT-së.
PUSET
Shkëmbi i Kavajës dhe bregdeti që mban të njëjtin emër deri në afërsi të Golemit do të ketë shumë shpejtë pavarësi në furnizimin me ujë të pijshëm. Në qarkun e Durrësit është thënë se ka përfunduar studimi gjeologjik dhe kampionët e marrë nga sondat e kërkimit janë dërguar në laborator. Bëhet fjalë për të hapur katër apo edhe pesë puse tek Shkëmbi i Kavajës. Puset është thënë se do të gërmohen diku në anë të pasme të kodrës së lartë dhe pastërtia nga ngarkesat mikrobiologjike kanë sjellë besueshmëri.