E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfrytëzoi një 19-vjeçare, pranga tutores shqiptare

Greqi

Një 32-vjeçare shqiptare kishte marrë peng një 19-vjeçare dhe e detyronte të ushtronte prostitucion, duke e kërcënuar. Siç u vërtetua nga policia, 32-vjeçarja mundi të fitojë besimin e 19-vjeçares, të arratiset fshehurazi nga Shqipëria dhe të shkojë në Greqi. Kur arriti në Thesprotia, e reja kuptoi se ishte peng e 32-vjeçares, e cila ishte tutorja e saj. U detyrua me anë të dhunës të bëhet prostitutë dhe të fitojë para. Kur kundërshtoi, tutorja filloi ta keqtrajtojë në mënyrë barbare, e detyronte gjithashtu të përdorte edhe lëndë narkotike. Policia, e cila dyshonte për lëvizjet e 32-vjeçares, i arrestoi të dyja femrat dhe kur u morën në pyetje, 19-vjeçarja filloi të tregojë ëndrrën e keqe që kishte jetuar për një kohë të gjatë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›