Siguria në punë, miratohet strategjia për aksidentet
27/03/2009 Mblidhet Këshilli Kombëtar i Punës, sindikatat kërkojnë ndërprerje licence ndaj abuzuesve
Mbrojtja e punonjësve për sigurinë teknike në punë tashmë do të garantohet me strategjinë më të re të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Punës. Mbledhja e djeshme e Këshillit është shoqëruar me miratimin e strategjisë “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”. Kjo e fundit parashikon përmirësimin e sistemit të inspektimit nëpërmjet përafrimit të kuadrit ligjor me legjislacionin evropian, krijimin e një sistemi modern dhe unik të shërbimit të inspektimit të punës në të gjithë vendin dhe zhvillimin e një kulture parandalimi të rreziqeve në pune. Pavarësisht se numri i aksidenteve në punë apo sëmundjet profesionale në vendin tonë kanë pësuar rënie gjatë dy vjetve të fundit, sindikatat kanë kërkuar që për subjektet që nuk realizojnë mbrojtjen e duhur duhet të veprohet me heqje të licencave.
Situata
Në cilësinë e kryetarit të këshillit, ministri i Punës Anastas Duro ka pohuar se “cilësia e punës dhe e punësimit është kthyer në një nga pikat kryesore të Strategjisë së Lisbonës dhe në këtë kuadër strategjia që diskutohet sot shpreh vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të siguruar kushte optimale të forcës së punës brenda kushteve të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik dhe social”. Aktualisht janë evidentuar sektorët problematike për sa u përket këtyre treguesve, ku shqetësues është numri i lartë i aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, në miniera, ndërmarrjet e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve dhe grupe të tjera profesionesh të vështira.
Inspektimi
Nëpërmjet kësaj strategjie synohet që Inspektorati Shtetëror i Punës të kontribuojë në arritjen e vendeve të punës më të sigurta dhe të shëndetshme, por edhe përfshirjen e më shumë institucioneve dhe opinionit për mbrojtjen e punonjësve. Lidhur me këtë gjë drejtori i politikave në Ministrinë e Punës, Gjergj Leka, përmendi se me qëllim ndjekjen dhe zbatimin e kësaj strategjie është menduar edhe ngritja e një komiteti ndërministror për sigurinë dhe shëndetin në punë, veçanërisht për kontrollet në sektorin e minierave, ku situata mbetet edhe më problematike. Duke u ndalur në prioritetet strategjike dhe objektivat e këtij dokumenti, Leka theksoi se veç të tjerash “në të përcaktohet reduktimi i numrit te aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale në Shqipëri në masën 15% për periudhën 2009–2013”. Në fund Këshilli miratoi draftin strategjik si dhe VKM për mbrojtjen e të miturve në punë dhe përcaktimin e punëve të vështira, të cilat pritet të kalojnë së shpejti për miratim në Këshillin e Ministrave.
Trajtimi i mbetjeve spitalore
Gjoba e heqje licence klinikave që nuk respektojnë rregulloren
Gjoba dhe heqje licence të gjitha subjekteve spitalore që nuk do të respektojnë rregulloren për trajtimin e mbetjeve spitalore. Kreu i Autoritetit Rajonal Shëndetësor Mëhill Gecaj ka pohuar gjatë ditës së djeshme se kundrejt këtyre subjekteve do të ndërmerren inspektime të vazhdueshme gjatë muajve në vijim. Nëse nuk i plotësojnë kriteret e rregullores, do të gjobiten dhe në raste të caktuara do t’u hiqet edhe licenca. “Rregullorja përcakton gjobë, që është nga 3 milionë në 5 milionë lekë të vjetra për subjektet që nuk respektojnë standardet për eliminimin e mbetjeve spitalore, qofshin këto private apo publike. Vërtet do t’u japim mundësinë që këta të kryejnë aktivitet privat në sistemin tonë shëndetësor, por detyrimisht duhet të zbatohen ato kritere që janë të vendosura dhe janë standarde për ushtrimin e aktiviteteve shëndetësore, standarde të cilat i aplikojnë sot të gjitha vendet e Bashkimit Evropian", - ka pohuar Gecaj. Sipas të dhënave të deklaruara, janë të shumta institucionet spitalore që janë ndëshkuar apo që nuk u është dhënë licenca e aktivitetit për shkak të mostrajtimit të mbetjeve në vendet e caktuara, por janë lënë vend e pa vend pranë ambienteve të banuara ose pranë reparteve spitalore, duke i ekspozuar pacientët ndaj rrezikut të infeksioneve të ndryshme. Vetëm gjatë muajit të kaluar rreth 15 subjekte kanë aplikuar për marrjen e licencës për të ushtruar aktivitetin shëndetësor privat, por vetëm pesë prej tyre kanë arritur të marrin licencën. Ndërsa subjektet e tjera, duke mos plotësuar kriteret e mësipërme, duhet të riaplikojnë sërish, pasi nuk u është miratuar licenca për shkak të parregullsive të gjetura pikërisht në elementin e trajtimit të mbetjeve spitalore. Këto të fundit në shumë raste kanë çuar në rritjen e shkallës së ndotjes, e cila është shfaqur dhe në sallat e operacioneve, duke infektuar plagët e pacientëve. Ndërkohë që për subjektet e reja është vendosur kusht që marrja e licencës do të jetë pas respektimit të kësaj pike për mbetjet spitalore, e veçanërisht ato që hidhen pas zhvillimit të operacioneve.
Sindikata
“Duhet të veprohet me ndërprerjen e licencave të shumë subjekteve që kanë shkelje shumë të rënda në drejtim të sigurimit teknik dhe si pasojë vjen dhe aksidenti në punë. Trajnimi i punonjësve nuk është në masën e duhur dhe kualifikimi është shumë i dobët. Prandaj kërkohet dhe ndërhyrje më e rreptë nga institucionet përkatëse”, - ka pohuar Sami Kariqi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve.
Ministria
“Evidentohen sektorët më problematikë, ku shqetësues është numri i lartë i aksidenteve në punë dhe i sëmundjeve profesionale. Veçohen ndërtimi, minierat, ndërmarrjet e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve etj. Megjithatë, strategjia e hartuar parashikon reduktimin e tyre deri në masën 15 për qind për periudhën 2009-2013”, - ka pohuar drejtori i përgjithshëm i politikave në Ministrinë e Punës Gjergj Leka.