Siguria ushqimore, gjoba tek uzina Dinamopër abuzimet në produkte
Në fund të kontrollit u arri se është përmirësuar puna për eliminimin e mbetjeve ditore teknologjike, por gjithashtu është përmirësuar lëvizja e produkteve në treg me dokumentacion veterinar shoqërues. Ndërsa për përmirësimin e gjendjes mbeten për tu marrë edhe masat që kishin të bënin me përmirësimin higjieno-sanitaro, dyqanet duhen kompletuar me depozita uji 1000 litra, mbasi ka ujë vetëm kur ka energji elektrike,të përmirësohet infrastrukruktura e jashtëm e tregut, territori, kanalizimet, të forcohen masat për përsosjen e kushteve higjieno-sanitare të tregtimit, të eliminohet tregtimi i produkteve shtazore në ambiente të jashtme, një problem që duhet normalizuar nga të gjitha subjektet që operojnë në treg. Gjatë kontrollit, i mbështetur edhe nga Policia Bashkiake, u konstatuan një sërë mangësish nga subjektet që operojnë në tregun e shumicës dhe pakicës, për të cilat u morën një sërë masash administrative,me sekuestrim produkti, si dhe me gjobë. Në mënyrë specifike, gjatë kontrollit të djeshëm në tregun e Uzinës Dinamo u bë testimi i produktit Djath i bardhë për përdorim amidoni në teknologjinë e prodhimit. Në tregun e uzinës Dinamo kryejnë aktivitet tregtimi të nënprodukteve të qumështit, rreth 37 subjekte, të cilët furnizohen me djathra nga i gjithë territori i vendit. Testimit ju nënshtrua i gjithë produkti Djathë i bardhë me vlerë shitje 240-300 lekë kg, dhe në përfundim rezultoi se me amidon u gjendën në dy operatorë Agron Kalemi - 20 kg me burim furnizimi nga rrethi Shkodër dhe Nevruz Xhemali me 20 kg me burim furnizimi nga rrethi Shkodër. Për rastet e mësipërme u morën masa me gjobë 5.000 lekë secili. Gjatë kontrollit në treg u kap mjeti me targë SH 5129 D, me Djath, prodhuar nga Ilir Luga nga Bushati, Shkodër, dhe nga testimi një pjesë e tij (rreth 50 kg) rezultoi me amidon. Produkti u kthye në destinacion. Përdorimi i Amidonit në teknologjinë e prodhimit Djath i bardhë është i njohur nga që për efekt kostoje, konkurencë dhe të një klientele të veçantë ka hyrë në treg rreth viteve 95-96,duke zëvendësuar produktin qumësht pluhur, me origjinë nga lindja,që pas hapjes së tregut pësojë rritje të menjëhershme të çmimit, të pafavorshëm për përdorim. Nga sondazhet e herë pas hershme në treg ka rezultuar se amidoni pothuaj është përdorur minimalisht nga shumë prodhues,të cilët një pjesë e tyre me kohë kanë hequr ose po heqin dorë prej tij.
duke vlerësuar problemin profesionalisht dhe ligjërisht,subjekteve prodhuese, u është kërkuar që të vetëdeklarojnë në dokumentet e shoqërimit përdorimin e amidonit, në teknologjinë e prodhimit, detyrim ligjor për të mbrojtur konsumatorin nga falsiteti.