E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimet, dëmet e paguara bien me 19.7%

Rënia e dëmeve të paguara shkon në rreth 19.7 për qind, në një kohë që aktiviteti sigurues ka njohur një rritje të ndjeshme. Gjatë periudhës Janar - Shkurt 2008 tregu i sigurimeve ka patur një rritje në masën 19.71 % në krahasim me periudhën Janar - Shkurt 2007

Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme për muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia e dëmeve të paguara shkon në rreth 19.7 për qind, në një kohë që aktiviteti sigurues ka njohur një rritje të ndjeshme. Gjatë periudhës Janar - Shkurt 2008 tregu i sigurimeve ka patur një rritje në masën 19.71% në krahasim me periudhën Janar - Shkurt 2007. Volumi i primeve, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është rritur me 157,498 mijë lekë dhe kap shifrën 956,569 mijë lekë. Kjo rritje është ndikuar nga rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në portofolin e Përgjegjësive ndaj Palëve të Treta Motorik në masën 46.59%. Numri i kontratave është rritur me 15, 816.

***

Kompanitë e Sigurimit të Jetës, duke patur parasysh edhe pjesën e vogël të tregut që zënë, kanë patur një numër më të vogël dëmesh gjatë periudhës Janar-Shkurt të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe, kompanitë e Jetës kanë paguar një numër prej 7 dëmesh, ndërsa numri i dëmeve të paguara është rritur me 107 dhe kap shifrën 1,569, nga të cilat 1,562 dëme janë paguar nga shoqëritë e Sigurimit të Jo-Jetës. Rritja e tregut të sigurimeve gjatë 2 viteve të fundit ka qenë një fenomen i vazhdueshëm. Rimet e kësaj rritjeje janë të shpejta, por duke u nisur nga mbulimi ende i ulët që sigurimet zënë në shkallë vendi, krahasimi me vende të tjera na rendit sërish nga të fundit. Ritmet e rritjes së tregut të sigurimeve në vend janë përfshirë edhe nga disa investime të huaja në këtë treg, që kanë sjellë disa emra të njohur të kësaj fushe në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›