Mirditë, kërkohet 70-vjeçari i humbur
MIRDITË- Një i sëmurë me probleme psikike ka humbur prej 4 ditësh qëkurse është larguar nga shtëpia ku banonte ne fshatin Tarazh, të bashkisë së Rrëshenit në Mirditë, ndërsa po kërkohet nga familja gjithandej. Sipas familjarëve që kanë bërë dhe denoncimin e zhdukjes në polici, i humburi quhet Gjok Nikoll Marku, i datëlindjes 1939, është larguar nga shtëpia ditën e mërkurë më 26 mars 2008. Sipas dëshmitarëve që e kanë parë në qytetin e Rrëshenit atë ditë që është zhdukur, ai ka hipur në një furgon dhe është nisur për Tiranë, ndërsa për herë të fundit është parë tek Zogu i Zi në Tiranë duke zbritur nga furgoni, sipas konfirmimit të një të afërmi në Tiranë. Që nga ai moment i moshuari nuk është parë më. Të afërmit theksuan se ai nuk e mban mend emrin e vet duke pasur probleme me kujtesën dhe kanë bërë apel për ata që e shohin a ndeshin gjëkund të lajmërojnë familjen. I moshuari i zhdukur 70- vjeçar mban të veshur një pallto gri, pantallona të zinj, kapele të zezë.