E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimet, rriten me 40% të ardhurat

 

Muaji i parë i vitit duket se ka qenë goxha i mbarë për kompanitë e sigurimit. Numri i kontratave të sigurimit ka pësuar rritje dhe për rrjedhojë edhe të ardhurat e kompanive të sigurimit. Sipas raportit më të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) gjatë muajit janar numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 55,135 duke shënuar një rritje prej rreth 31% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Rritja e numrit të kontratave në 2009 u shoqërua me rritjen e vëllimit të së ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto të sigurimeve arritën në rreth 670 milionë lekë, shifër kjo 40% më e lartë se ajo e të njëjtës periudhë të vitit 2008. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 90 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 10 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 47 % dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53 % të totalit të tregut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›