E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Në zgjedhje koalicion me PD, dalim më të fituar

 

Aleancistët kanë vendosur dje zyrtarisht bashkëpunimin në zgjedhjet e 28 qershorit me Partinë Demokratike. Ky vendim, sipas Neritan Cekës, bëhet në interes të kësaj partie, pasi del më e fituar nga këto zgjedhje. Kështu ka dashur ta përkufizojë kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, koalicionin me të djathtën politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sipas tij, spektri që drejton ka zgjedhur rrugën që forcon prezencën në Parlament dhe pushtetin ekzekutiv. “Unë e nënshkrova marrëveshjen për koalicion me Berishën. Sot fusha politike është e çmanjetizuar, s’ka pole, nuk dimë ku është e majta dhe e djathta. Në këtë klimë të re politike, ende pa u çliruar nga protagonizmi, Aleanca është e orientuar nga interesi elektoral, nga objektivi për të qenë e përfaqësuar denjësisht në Parlament”, tha Ceka. Presidenti i aleancistëve ka bërë publik dhe negociatat e zhvilluara me LSI-në dhe PD-në, nga të cilët ata zgjodhën demokratët që janë në qeveri. Sipas tij, PAD do të dalë me listën e saj në të gjitha qarqet në zgjedhjet e 28 qershorit, duke siguruar një mbështetje të demokratëve në ato zona ku ata do të ndjehen të pasigurt. “Aleancistët janë pak, por s’janë ushtarë, por gjeneralë, dhe gjeneralët nuk rreshtohen me ushtritë e huaja”, tha Ceka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›