Sigurimet tani të detyrueshme edhe për udhëtimet me avion dhe anije
Ministria e Financave ka hartuar një projektligj të ri për sigurimin e detyrueshëm.
Në këtë projektligj është parashikuar futja e produkteve të reja të sigurimeve të detyrueshme, si për mjetet fluturuese (avionët), ashtu edhe për mjetet lundruese. Kreu i Ministrisë së Financave, Ridvan Bode, tha se me anë të këtij projektligji qeveria synon që të rregullojë më mirë fushën e sigurimeve të detyrueshme. Në projektligj është parashikuar të kryhet liberalizimi i primeve të sigurimit, gjithashtu është parashikuar e drejta e përfituesve që të kërkojnë dëmshpërblimin te siguruesi i drejtpërdrejtë, pra parashikohet që siguruesit mund të bëjnë marrëveshje me njëri-tjetrin për trajtimin e dëmeve për përfituesit e siguruar prej tyre. Rregullohet më qartë funksionimi i Byrosë Shqiptare të Sigurimit dhe mënyra e krijimit e administrimit të Fondit të Kompensimit, Garancisë së Kartonit Jeshil dhe fondit për buxhetin e byrosë. Në projektligjin e ri parashikohen procedura të qarta për trajtimin dhe pagesën e dëmeve, duke vendosur afate lidhur me trajtimin e dëmeve dhe ofrimin e shumave për dëmshpërblim. Aktualisht kompanitë e sigurimit operojnë në bazë të një ligji, i cili është hartuar në vitin 1992, mbi bazën e asaj përvoje e atyre kushteve që ekzistonin në atë kohë. Që nga ajo kohë, kanë ndodhur zhvillime të fuqishme, ç’ka bëjnë të domosdoshme ndërhyrjet në kuadrin ligjor rregullativ të këtij tregu. Projektligji i ri parashikon Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, si autoritetin shtetëror që do të kujdeset për mbikëqyrjen e mirëzbatimit të këtij ligji. Në ligjin aktual, mbikëqyrja e tij ushtrohet nga ministri i Financave, kjo për faktin se në kohën e hartimit të atij ligji nuk ekzistonte një Autoritet Shtetëror i Pavarur, i specializuar, i ngarkuar me mbikëqyrjen e veprimtarive të sigurimit.