E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kashar, zgjedhjet më 27 korrik

Zgjedhjet në komunën Kashar do të mbahen më datën 27 korrik. Kështu ka vendosur Presidenti Topi pas arrestimit të kreut të komunës Kashar, i cili po hetohet në lidhje me skandalin e pronave. 

 Votimet për këtë komunë do të bëhen vetëm për kryetarin dhe jo për këshillin e kësaj komune. Pas këtij vendimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur menjëherë punën për përgatitjen e zgjedhjeve në këtë komunë. Ditën e sotme KQZ-ja do të miratojë disa afate procedurale që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e Komunës Kashar. KQZ-ja gjithashtu do të miratojë dhe anëtarin e 13-të për partinë që do të drejtojë këtë komision. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen dhe miratohen modelet e reja të formularëve për KZQV-të, KQV-të, grupet e numërimit dhe vulat e të gjitha komisioneve që do të merren me administrimin e zgjedhjeve. Sipas ligjit, më datën 27 qershor duhet të nisë edhe fusha zgjedhore e partive për këtë komunë që ndodhet në periferi të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›