Letërsia, skualifikohen nga matura 2 500 gjimnazistë
Më shumë se 2 500 maturantë nuk kanë mundur të marrin notë kaluese në provimin e letërsisë.
zirina llambro
Ata automatikisht humbin të drejtën për të nisur një shkollë të lartë. Kjo, pasi sipas rregullores së maturës, kur nxënësi ngel në një prej provimeve të detyruara, humbet të drejtën për në universitet. Notat e provimit të letërsisë janë afishuar dje në të gjithë shkollat e vendit. Krahasuar me vitin e kaluar rezultatet e nxënësve kanë qenë më të mira. Janë marrë një numër i lartë notash maksimale, por po t’i referohesh statistikave niveli i gati gjysmës së nxënësve është nën mesataren. Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve të nxënësve ka publikuar dje një bilanc të rezultateve. Drejtori i kësaj agjencie, Edmond Lulja, theksoi në një konferencë për shtyp se, kalueshmëria në shkallë vendi për provimin e parë të detyrueshëm është 91.89%. “Në provimin e letërsisë dhe gjuhë shqipe, morën pjesë 31 880 nxënës, me një kalueshmëri të lartë”, tha Lulja. Ai bëri publike edhe statistikat për tre grupet e notave, duke i kategorizuar sipas nivelit të nxënësve. “Kanë marrë nota të nivelit 5-6 gjithsej 12 483 nxënës, ose 39,15% të maturantëve që dhanë provimin”, sqaroi drejtori i Agjencisë së Provimeve dhe Arritjeve të nxënësve. Ai shtoi se, nota të nivelit 7-8 janë marrë gjithsej nga 13 011 nxënës, 40,81% e numrit total.
Ndërkaq notën 9-10 e kanë marrë gjithsej 3 800 nxënës d.m.th., 11,92% e totalit të tyre. “Rezultatet e arritura do të jenë objekt studimesh të mëtejshme të thelluara nga ana e AVA-s dhe e MASH-it. Megjithatë është evident fakti që kemi një shpërndarje normale të notave, gjë që duket qartë nga trajta e kurbës së shpërndarjes”, u shpreh Edmond Lulja. Sipas tij, rezultatet e këtij viti në provimin e letërsi-gjuhë shqipe janë më të mira se ato të vitit të kaluar në cilësi. “Një nga treguesit që dëshmon për këtë është rritja e numrit të nxënësve të vlerësuar me notën 10, në krahasim me vitet e mëparshme”, shtoi Lulja. Vitin e kaluar në të gjithë vendin u morën gjithsej 500 nota 9 dhe 10, kjo në një kohë kur provimit iu nënshtruan mbi 30 mijë maturantë. Notat e provimit të matematikës pritet të dalin në fillim të korrikut. Sipas Ministrisë së Arsimit, data 3 e muajit që vjen është afati i fundit, por korrigjimi mund të përfundojë edhe disa ditë përpara këtij afati. Pas marrjes së këtyre rezultateve maturantët do t’i nënshtrohen më 10 korrik provimeve me zgjedhje. Kështu kompletohen 5 komponentët e nevojshëm për grumbullimin e pikëve për në shkollë të lartë, që janë mesatarja e 4 viteve, notat e provimeve të detyruara dhe ato me zgjedhje. Këtë vit provimet me zgjedhje do të kenë edhe pyetje me zhvillim, ndryshe nga një vit më parë kur ishin vetëm me alternativa. Sipas MASH-it, kjo skemë e re po ndiqet për të parë nivelin e vërtetë të nxënësve. Në dispozicion për të dhënë provimin e fundit kandidatët do të kenë 4 orë gjithsej. Në këtë hark kohor ata do të mund të bëjnë vetëm 10 minuta pushim.
Rezultatet e letërsisë
Provimit iu nënshtruan
31 880 nxënës
Kalueshmëria në shkallë vendi është 91,89 %
Mbetës 8% e maturantëve ose
2550 prej tyre
Nota të nivelit 5-6 gjithsej
12 483 nxënës, 39,15%
Nota të nivelit 7-8 gjithsej
13 011 nxënës, 40,81%
Nota të nivelit 9-10 gjithsej
3800 nxënës, 11,92% e totalit