Drejtori i Delijorgjit tregon tragjedinë
Dritan Minxolli, kreu i fabrikës së demontimit në Gërdec, shpjegon për grupin hetimor kontratat me firmat amerikane për demontimin e fishekëve.
Fatos Mahmutaj
Burime pranë hetimit të çështjes pohojnë se ditën e djeshme, ish-drejtori i Përgjithshëm i “Albademil” i është nënshtruar një seance pyetjesh në qelitë e 313-ës, në prani të avokatit të tij mbrojtës. Seanca që nisi rreth orës 09:30 të ditës së djeshme vazhdoi përeth 7 orë radhazi, deri në orën 16:30, kohë gjatë së cilës Minxolli ka shpjeguar gjithçka rreth kontratës së parë që ka pasur firma “Albademil” me kompaninë amerikane “SAC” për demontimin e fishekëve, e cila ka përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkohë për kontratën e dytë, e cila nuk përfundoi për shkak të shpërthimit, Minxolli pritet të pyetet në një seancë tjetër hetimore. Gjatë ditës së djeshme, Minxolli ka shpjeguar se ndodhej në krye të “Albademil” për shkak të një lidhjeje familjare që kishte me Delijorgjin, pasi biznesmeni dropullit ishte martuar me vajzën e xhaxhait të tij. Sapo kishte mbërritur në Gërdec, në mjediset e fabrikës ai ka pohuar dje se kishte përshtatur në banesë një sipërfaqe të ish-repartit ushtarak. Pas kësaj kishte nisur të rekrutonte punëtorët, të cilëve u kishte bërë të ditur se procesi i punës së tyre ishte demontimi i fishekëve 7.62 mm, 12.7 mm dhe 14.5 mm. Në këtë kohë, sipas tij, veç punëtorëve të ngarkim-shkarkimit që punonin kur kishte punë, të gjithë të tjerët punonin me tre turne. Minxolli më tej ka pohuar se gjatë gjithë kohës ishte kërkues për sa i përket punës dhe, po kështu korrekt ka qenë edhe me pagesat, të cilat i ka shlyer në kohë. I pyetur dje nga hetuesit e çështjes në prani të mbrojtësit të tij, Minxolli ka pohuar se zjarri mund të ketë ardhur nga karrocat e salduara, por sipas tij kishte shumë shkaqe të tjera për të lindur shkëndija fatale e mesditës së 15 marsit. Gjatë përgjigjeve të veta, Minxolli i ka mëshuar pretendimit se në fabrikë ekzistonin të gjitha kushtet e sigurisë teknike. Madje, për të provuar këtë, ai ka pohuar se Patrik Henri, përfaqësuesi amerikan i “SAC” kishte sjellë një rregullore nga Amerika si dhe 7 ose 8 specialistë amerikanë, ish-ushtarakë. Rregullorja është përkthyer në shqip dhe përveçse u jepej ta lexonin dhe nënshkruanin me detyrim të gjithë punonjësit, ajo ishte afishuar në ambientet e fabrikës. Ndërkohë që specialistët amerikanë instruktonin krerët e grupeve të punës dhe më pas këta, tre punëtorët vartës që kishte secili. Dy punëtorë që nuk kishin pranuar të firmosnin rregulloren ishin pushuar nga Minxolli, kreu i “Albademil”. Minxolli ka pohuar faktin se herë pas here ka pasur incidente dhe shpërthime në fabrikë, por këto kanë qenë të vogla, pasi punëtorët të trajnuar për të shmangur tragjeditë ndërhynin me të shpejtë, duke e shuar zjarrin në kohë. Për të argumentuar këtë pretendim, Minxolli ka sjellë shembullin e djegies së disa punëtorëve nga duart apo plagosjet e lehta nga shpërthimet. Ndërsa rast konkret nga rënia e zjarrit, Minxolli ka përmendur një moment kur presoheshin gëzhojat e demontuara, të cilat kanë shkaktuar shkëndija, që janë neutralizuar në moment. Në lidhje me shpërthimin, Minxolli ka pohuar se pak minuta më parë kishte dhënë udhëzimet e veta dhe kishte dalë mjediseve të fabrikës. Sipas tij, kanë ndodhur katër shpërthime më të vogla, derisa 12 minuta më vonë u dëgjua shpërthimi i depove të barutit, që shkatërroi veç fabrikës edhe qindra banesa në zonën përreth. Minxolli e pranoi faktin se karrocat me të cilat punohej thyheshin herë pas here si pasojë e punës me ritme të shpejta, por, sipas tij, më tepër se shkaktimi i shkëndijës fatale nga saldimi i karrocave, kishte mundësi të ishte ndezja e qëllimshme nga ndonjë punëtor i pakënaqur nga rregullat e punës, që shpeshherë teproheshin nga vetë drejtori Minxolli. Në lidhje me akuzën e punësimit të të miturve në fabrikë, mësohet se Minxolli i ka kërkuar fillimisht oficerit që e merrte në pyetje që t’i sqaronte cilët quheshin të mitur, ndërsa ka pohuar se nuk ka pasur të punësuar asnjë punëtor nën 15 vjeç.
Delijorgji pyetet dy ditë radhazi
TIRANE - Mihal Delijorgji, biznesmeni i arrestuar për Gërdecin, i është nënshtruar një seance të gjatë pyetjesh ditën e shtunë dhe të diel në qelitë e Burgut 313. Prokurorët dhe oficerët e Policisë Gjyqësore, anëtarë të grupit hetimor, e kanë pyetur Delijorgjin për dy ditë me radhë në qeli rreth kontratave të firmës së tij me ato amerikane për demontimin dhe tregtinë e municioneve dhe armatimeve. Burime pranë hetimit pohojnë se Delijorgji është pyetur në praninë e avokatit të tij mbrojtës, ku ka dhënë shpjegime edhe për momentin e shpërthimit, ku mësohet se i ka qëndruar idesë se shpërthimi ka qenë i qëllimshëm, por është rezervuar për sa i përket emrave apo arsyeve konkrete. Më tej, mësohet se Delijorgji ka mohuar të ketë pasur njohje me Muhamet Hoxhën, baxhanakun e kryeministrit. Ndërsa në lidhje me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka deklaruar se e kishte takuar vetëm njëherë rreth dy vjet më parë. Sipas tij, takimi nuk ka pasur lidhje me demontimin apo shitjen e municioneve dhe armatimeve. Ndërkohë në fund, Delijorgji ka mohuar të ketë pasur lidhje me politikanë, me të cilët akuzohet se ka kryer afera korruptive. f.m.
Gërdeci, Ina Rama: Megjithëse kemi pengesa do t’i shkojmë deri në fund
Hetimit të ngjarjes së Gërdecit do t’i shkohet deri në fund, pa asnjë ndikim nga ekzekutivi. Kështu ka deklaruar kryeprokurorja Ina Rama në lidhje me hetimin që po realizohet për ngjarjen tragjike të 15 marsit. Gjatë raportimit në komisionin e Ligjeve, Rama ka dhënë garancinë e saj në zbardhjen e plotë të ngjarjes së Gërdecit, si dhe çështjes së dytë për rrugën Durrës-Kukës. “I gjithë organi i akuzës shqiptare është i angazhuar për të hetuar plotësisht këto çështje për t’i shkuar deri në fund. Dhe nuk mund të them dhe nuk mund të bëj prezent pengesa serioze nga asnjë institucion shtetëror në hetimin e këtyre çështjeve. Në lidhje me fazën që ato ndodhen dhe veprime konkrete që po ndërmerr Prokuroria nuk më duket e përshtatshme dhe as e drejtë që unë të jap shpjegime tani. Do të jetë një moment tjetër, ka gjithmonë një moment kur momentet e hetimit bëhen publike, prezent. Do të doja vetëm të garantoja për angazhimin maksimal për hetimin e plotë për zbardhjen e së vërtetës për të dyja këto çështje”, deklaroi kryepro-kurorja. Maxhoranca nuk ka pranuar që Rama t’i përgjigjej pyetjes së socialistit Xhafaj në lidhje me këto hetime, duke i kërkuar që të përqendrohej vetëm te puna e raportit. Por Xhafaj ka ndërhyrë, duke deklaruar se “këto janë megaprocese dhe se kryeprokurorja nuk mund të raportojë në parlament për hajdutët e xhepave”. Socialisti Xhafaj kërkonte të vihej në dijeni nëse hetimi i kësaj çështje po zvarritej me qëllim nga ekzekutivi dhe institucione të tjera, por kreu i organit të akuzës ka dhënë garancitë e saja se nuk ka pasur ndërhyrje të tilla. Sipas Ramës, në hetimin e Gërdecit ka përfshirë një pjesë të mirë të Prokurorisë së Përgjithshme.