Turistët: Gati të paguajmë më shumë për infrastrukturën
PNUD publikoi dje anketimin e bërë nga projekti "Imazhi i Shqipërisë", i cili dilte në konkluzionin se vizitorët e huaj në Shqipëri kërkojnë më shumë destinacione turistike.
arsitir lumezi
Më shumë se 1 mijë udhëtarë u intervistuan në periudhën prill 2007-maj 2008 në aeroportin "Nënë Tereza" në kuadër të projektit të UNDP-së "Imazhi i Shqipërisë". "Qëllimi ishte të kapej profili demografik i vizitorëve, aktiviteti i tyre këtu, shkalla e kënaqësisë dhe niveli i shpenzimeve, në mënyrë që të ndihmohet qeveria në formulimin e një fushate marketingu të informuar dhe në orientimin e investimeve sa i përket turizmit natyror dhe kulturor", thotë Dasara Dizdari, koordinatore projekti e PNUD-it. Rezultatet e sondazhit flasin për një stad fillestar të zhvillimit të turizmit në vend, gjë që mund të sugjerojë mundësinë e prezantimit të Shqipërisë si një destinacion për zhvillimin e konferencave dhe të biznesit. Proporcioni i udhëtarëve jo-shqiptarë që vijnë në Shqipëri për punë është relativisht i lartë, tregon studimi. 52 për qind e njerëzve të intervistuar thanë se janë në Shqipëri për punë, 29 për qind prej tyre vizitonin të afërm ose miq dhe 14 për qind e vizitonin Shqipërinë për qejf. Të intervistuarit që largoheshin përmes aeroportit "Nënë Tereza", u shprehën se shpenzojnë mesatarisht 200 euro në ditë për udhëtimin e tyre në Shqipëri; marrin pjesë në veprimtari që zhvillohen në mjedise të hapura si dhe e vlerësojnë trashëgiminë kulturore dhe natyrore të vendit. Por ata janë pyetur edhe lidhur me gatishmërinë e tyre për të paguar shuma shtesë, që do të shkonin për buxhetin e qeverisë shqiptare, në mënyrë që ajo të investojë në natyrë dhe kulturë. Mesatarisht, ata thanë se janë gati të paguajnë rreth 95 euro shtesë për një investim të tillë - një shifër kjo që do të përkthehej në një vlerë të përllogaritur afro 95 milionë euro në vit për investime në trashëgiminë natyrore dhe kulturore të vendit. Të pyetur rreth aktiviteteve që kanë zhvilluar gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, të intervistuarit thanë se përveç ecjes, aktivitetet më të përhapura ishin shëtitjet në vend, vizitat në muzeume, noti, ecja sportive dhe vizitat në parqet kombëtare. Udhëtarët kryesisht qëndrojnë afër Tiranës, dëshmon studimi. "Ndërsa industria zhvillohet, pasja e një vëmendjeje më të madhe për lëvizjen e vizitorëve në vendqëndrime më pak qendrore do të zgjasë kohën e qëndrimit të tyre, do të rrisë shpenzimet si dhe do të zgjerojë shpërndarjen e të ardhurave nga turizmi nëpër vend", thotë konsulenti i UNDP-së dhe autori i studimit, Andrew Seidl. Projekti "Imazhi i Shqipërisë" synon të mbushë boshllëkun informativ mbi Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, duke përmirësuar cilësinë dhe sasinë e informacionit mbi vendin, në mënyrë që të rriten perceptimet pozitive për Shqipërinë. Projekti zbatohet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, partnerët ndërkombëtarë dhe median, për ndërtimin e një axhende më pozitive që pasqyron realitetin shqiptar.
sondazhi
1 mijë udhëtarë të anketuar
52 për qind janë në Shqipëri për punë
29 për qind prej tyre vizitonin të afërm ose miq
14 për qind e vizitonin Shqipërinë për qejf
200 euro në ditë harxhohen
40-60 mijë euro në vit të ardhurat e të intervistuarve
Më shumë meshkuj se sa femra që vijnë për të vizituar Shqipërinë
Qëndrimi i tyre rreth Tiranës dhe më pak në qytetet e skajshme
Të gatshëm të paguajnë edhe 95 euro
Më shumë për investime të qeverisë