E Diel, 1 Nëntor 2026

Klandestinë nga Maqedonia, pranga trafikantëve

 

POGRADEC - Arrestohen dy trafikantë të cilët ndihmonin klandestinët të kalonin në tokën greke, nëpërmjet Maqedonisë. Policia e Pogradecit kishte nisur hetimin për Mikel Berberin dhe Sulo Oparakun, pasi pala maqedonase riatdhesoi dy klandestinë më 10 tetor 2008. Ata rrëfyen emrat e dy trafikantëve që i kishin ndihmuar të kalonin kufirin. Sipas policisë, Berberi dhe Oparaku, në bashkëpunim, kundrejt shpërblimit 500 euro, iu kanë dhënë ndihmë dy korçarëve për të kaluar në thellësi të tokës maqedone. Ata donin të kalonin tranzit përmes Maqedonisë e më pas në Greqi. Duke shfrytëzuar njohjen e terrenit dhe të vijës së kufirit që kalon në afërsi të fshatit Peshkëpi të Pogradecit, të arrestuarit ndihmuan korçarët të kalonin. Por ata u kapën nga policia maqedonase. Pas depërtimit, u morën në pyetje dhe rrëfyen emrat e personave që i ndihmuan të kalonin. Dy pogradecarët tashmë akuzohen për "ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".             j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›