"S‘iki në janar dhe po më kërkuan ‘Big Four‘"
Lorik Cana, ylli i futbollit shqiptar, që po shkëlqen në Premier League, rrëfehet në emisionin e "Prag-Sfide" në Supersport, të drejtuar nga Ilda Bejleri. Nëpërmjet telefonit direkt nga Birmingemi, ku ndodhej në prag të ndeshjes së sotme të Sandërlendin ndaj vendasve, mesfushori ka folur për aventurën e tij angleze. Fitorja me Liverpulin u shoqërua me polemika të shumta, pasi në momentin e shënimit të golit të vetëm nga Darren Bent, një tullumbace e hedhur nga një fëmijë i vogël, tifoz i "Reds"-ave, devijoi topin drejt rrjetës. Loriku qesh dhe nuk i kursen shakatë, kur thotë se "do të kishim fituar edhe pa atë, por atë fëmijë mund ta ketë marrë Mançesteri në ‘Anfild‘. Kalimi i tij në Premier League ka rritur vëmendjen e shqiptarëve për kampionatin anglez. "E di që shqiptarët pëlqejnë ta ndjekin futbollin anglez. Premier League është kampionati më i fortë dhe më atraktiv në Europë. E kam vënë re që shumë tifozë shqiptarë me flamuj kuqezi na ndjekin në Sandërlend, por edhe jashtë, në ‘Old Traford‘. Do jenë edhe në Birmingem. Është një kënaqësi që t‘ju dhurojmë edhe atyre pak lumturi".
Sandërlendi i tij ka bërë një start impresionues në këtë sezon, por megjithatë, Loriku këmbëngul se objektivat e tyre nuk kanë ndryshuar. "Është e vështirë për një klub, i cili vitet e fundit ka luftuar për mbijetesë, të hedhë një hap shumë të madh. Mundësitë financiare janë shumë të mëdha, pasi është klubi i katërt për investimet në merkato. Niveli i skuadrës është ngritur me Daren Bent dhe lojtarë të tjerë. Por gjithsesi, Premier League 5-6 vendet e para janë gati të pakapshme: "Big-Four", më pas dhe Mançester Siti, Totenhemi e Aston Vila janë skuadra shumë të forta. Qëllimi ynë është në mes 10 të parëve, nëse do ishte në 8 të parët akoma edhe më mirë. Por do të jetë e vështirë të bëjmë shumë më shumë se kaq në vitin e parë".
Ai e di që fakti se është kapiten dhe njëkohësisht beniamini i tifozëve që në vitin e parë te Sandërlendi mund të sjellë xhelozi mes lojtarëve të tjerë. "Kjo situatë mund të jetë delikate, lojtarë anglezë të skuadrës, mund të jetë xheloz që kapiten bëhet një i huaj. Por unë që në ndeshjet e para i kam treguar vlerat e personalitetit dhe lojës time. Ndaj më kanë zgjedhur. Kam fituar respektin e klubit, të fansave me atë që kam treguar në fushë. Me të vërtetë raporti im me fansat është i jashtëzakonshëm.
Sukseset me klubet e tij ende nuk e kanë ndjekur te Kombëtarja. Ai pohon se ka mbetur i zhgënjyer nga eliminatoret e Botërorit 2010. "Edicioni nuk ishte i suksesshëm, sepse na mungojnë pikë me Maltën, me Hungarinë, na mungojnë 4-5 pikë në Kombëtare për të ecur përpara. Me 3-4 pikë më shumë duhet të ishim në vazon IV. Në fakt dështuam. Trajneri i ri ka sjellë frymë të re dhe me gjeneratën që po vjen shpresojmë rezultate të mira në 2-3 vjet".
Performanca e mirë në këtë sezon në Premier League e ka rikthyer emrin e tij në merkato, ku Arsenali përflitet si më i interesuar. Por Cana hedh poshtë një largim në merkaton e dimrit: "Jo, edhe po më erdhi mundësia, nuk largohem në janar. Minimumin deri në fund të sezonit apo ndoshta edhe një sezon tjetër nuk lëviz, pasi unë kam ardhur këtu për një qëllim dhe nuk mund ta braktis Sandërlendin, duke parë ecurinë aktuale dhe objektivat qe kemi. Minimumi për një apo për dy vjet unë do qëndroj këtu. Edhe po më erdhi një ofertë nga ekipi "Big-Four" në janar, nuk largohem".
Dita e një futbollisti si ai është e bukur, por ndonjëherë edhe e vështirë, pasi udhëton shumë me Sandërlendin, me kombëtare. Ai i kushton rëndësi pushimit. Preferon të mbetet enigmatik në lidhje me jetën e tij private, por pohon se kohën e lirë e shfrytëzon për t‘u ambientuar disi me Anglinë. Kapërcimi i detit drejt ishullit është shoqëruar edhe me ndryshime si në mënyrën e jetës. "Nuk e kam problem makinën me timon në krah të djathtë, jam mësuar me të. Më shumë më shqetëson ushqimi, pasi në Angli nuk është specialitet. Drekoj në restorante italiane. Për sa i përket futbollit është vend i mrekullueshëm", përfundon Cana.