Sikur RTSH
Diana Kalaja*
Një tjetër post u përcaktua nga kuota e 20% -it të koalicionit qeverisës pas-zgjedhor. Këtë herë, radha “ i takoi” postit të zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Këshilli drejtues i RTSH, në një mbledhje të rrufeshme, urgjencën e së cilës e di vetëm ai, bëri zëvendësimin pa e parë në sy, pa e dëgjuar, pa komunikuar me atë që zëvendëson, të cilën po vetë e kishte votuar 3 vjet më parë. Nuk di nëse e ka takuar apo njeh zëvendësuesin, por kjo nuk është aq e rëndësishme krahasuar me përqindjet që ai duhet të ndajë. është e qartë se ky është stili i përgjithshëm i trajtimit të burimeve njerëzore në RTSH, ku më shumë se sa të japësh një mendim alternativ, të kërkosh të përmirësosh institucionin, ka “vlerë” t’i thuash “Yes” çfarëdo gjëje që thotë shefi, pavarësisht sa me vlerë është ajo. Kjo është një ndër arsyet që RTSH-ja, përpara se të vuajë nga teknologjia e prapambetur dixhitale apo analoge, vuan nga mungesa e vizionit bashkëkohor të menaxhimit në mjaft drejtime.
Radio Televizioni Shqiptar ndodhet realisht në një udhëkryq të ekzistencës së tij. Ai ka një audiencë që fragmentohet, “vjetërsohet” dhe rrudhet përditë. RTSH nuk ka burime të mjaftueshme financiare. Ato pak që mbesin pas “menaxhimit me projekte të suksesshme”, nuk mund të inkurajojnë për punë, specialistët nga më të mirët në këtë fushë e që përditë lënë “shtëpinë e tyre”, për të shkuar “qiraxhinj” në televizionet e tjera. Taksa e aparatit, që ashtu si në vendet evropiane duhet të jetë burimi kryesor i financimit, e që duhet mblidhet nëpërmjet OSSH-së, është ende e paqartë sa do të mblidhet. Ndërkohë progres-raportet e 2009, të BE shprehnin se “Transmetuesi publik nuk ka garantuar plotësisht kohë të barabartë për të gjitha partitë politike”... dhe se “Reforma në transmetuesin publik është në vendnumëro”.
Po a është vërtet i vlerësuar dhe i nevojshëm Radio Televizioni Publik? Përse kujtesat për të, bëhen vetëm në prag të fushatave elektorale apo fill pas tyre? Përse edhe në raportimet vjetore që vetë Këshilli Drejtues i RTSH bën, pjesëmarrja e deputetëve në seancë nuk e ka kaluar deri tani 20%? Mos vallë kanë të drejtë disa analistë, që në një mënyrë apo tjetër kanë deklaruar se e vetmja reformë e RTSH, është lyerja e fasadës, ndryshimi i formës? Personalisht, mendoj se RTSH, jo vetëm është i nevojshëm, por duhet bërë sa mundet për ta shpëtuar atë. Sot ka në treg mjaft radio e televizione private dhe lajmin, të ngjyrosur me çfarëdo lapsi, qytetarët arrijnë ta marrin në disa mënyra dhe kanale transmetimi. Po këtu bën dhe duhet të bëjë dallim, roli i transmetuesit publik që duhet të jetë i ndryshëm, duhet të jetë në shërbim të publikut të të gjitha kategorive dhe shkollimeve, për ato informacione, dokumentarë, pasqyrime programore, për të cilat operatorët privatë nuk kanë interesa komerciale. Ky lloj programi dhe balance duhet të bëjë që audienca e RTSH të jetë shumë më tepër se sa mund të sjellin kuotat e 20% - it nga menaxherët e sprovuar.
RTSH ka pasur një strategji 3 vjeçare të zhvillimit 2008-2010, të përgatitur në bashkëpunim me Bashkimin e Transmetuesve Publike Evropiane, EBU. Ai ishte një investim në kohë, përpjekje dhe ekspertizë e kualifikuar, të cilën EBU dhe RTSH e realizoi si një projekt krejt të veçantë. Me këtë strategji, që nuk ishte aplikuar me asnjë nga vendet e tjera të rajonit, RTSH do të bëhej vërtet një televizion në shërbim të publikut. Unë, drejtuesja e sapo larguar, ish-hartuesja e pjesës shqiptare të kësaj strategjie, dhe besoja se zbatimi i saj, realisht do ta bënte RTSH të kalonte të gjitha llojet e 20%-ve, të tërhiqte audiencë, të krijonte të ardhura dhe të shndërrohej në një konkurrente të shëndoshë, në tregun mediatik. Ai plan, megjithëse i prezantuar e pranuar nga të gjithë aktorët kryesore politikë të vendit dhe të huaj, mbeti një dokument i pazbatuar ...dhe u zëvendësua me strategjinë e përqindjeve dhe kuotave. Krijimi gradual i një pavarësie ekonomike të Radio Televizionit Shqiptar nëpërmjet taksës së aparatit, që paguhej nga popullsia, do t’i shërbente rritjes së nivelit të profesionalizmit të RTSH. Stili aktual i menaxhimit të RTSH që është më shumë në favor të rolit të “zjarrfikësit”, “urgjencës”, të konceptit të të punuarit sot për sot, se ne drejtuesit jemi të përkohshëm dhe le të korrim fryte “të mëdha”,por pa rrënjë të qëndrueshme, nuk përshtatet me atë që EBU e direktivat Bashkimit Evropian kërkojnë. EBU, siç edhe është shprehur në takimin e organizuar nga OSCE, është e shqetësuar për këtë moszbatim dhe do t’i duhet të mendohet mire, nëse do të bëjë një investim serioz të kësaj natyre, sërish për RTSH.
Në kontakte të vazhdueshme me EBU dhe duke ju prezantuar situatën ekonomike/ programore të RTSH, unë arrita të inicioj një paketë ndihme, me afro 500 orë programe pothuajse falas për RTSH, prodhime të 5 viteve të fundit të televizioneve publike të rëndësishme si italiane, gjermane RAI, ARD, ZDF apo televizioneve hungareze, sllovene, etj. Po kështu kam iniciuar një program trajnimi dhe menaxhimi për stafin e RTSH që do të realizohej pjesërisht në Shqipëri dhe pjesërisht në televizionet publike homologe. Të gjitha këto do të tejkalonin 20% e qokave që bëhen me postet e menaxhimit në RTSH.
Përtej të gjitha këtyre ngjarjeve e shifrave në përqindje ka një gjë që është e rëndësishme, Radio Televizioni Shqiptar ka nevojë për një reforme, e cila duhet ta përfshijë shumë gjerë RTSH dhe jo thjesht te balancimi sasior i kohëve dhe posteve, të dhëna politikës. Fuqia e madhe e RTSH është dhe duhet të kalojë te njerëzit që punojnë për të, me integritet profesional, të aftë të krijojnë opinione, të arrijnë të dëgjojnë dhe shohin njeri-tjetrin në sy, t’i ndajnë mendimet së bashku dhe të zgjedhin më të mirën për RTSH, duke e ndërtuar atë institucionalisht, larg përqindjeve të cilësdo natyrë financiare apo menaxheriale qofshin ato. Historia do të vazhdojë me të tjera ndërrime, dhe nuk dihet se sa nga këta 20% -sha do të kalojnë deri sa menaxheret profesioniste të zënë vendin që u takon në RTSH, për ta kthyer atë në shërbim të publikut. Por për këtë, menaxhimin profesionist duhet ta zotërojnë edhe përqindjet e tjera, ky është shërbimi që kërkon ndërtimi i vërtetë institucional i RTSH. Përqindja që unë kisha ishte e vogël, ndërkohë që përqindjet e mëdha nuk kishin argumente profesionale dhe i trembeshin mendimit.
*Ish nëndrejtoresha e RTSH