Të bashkuar për Mesdheun
Miguel Angel Moratinos*
Ahmed Aboul Gheit*
Bernard Kouchner*
Dita e 4 marsit, përfaqëson një arritje për ndërtimin e hapësirës euro-mesdhetare dhe konkretisht për zhvillimin e Bashkimit për Mesdheun është data e ngritjes së Sekretariatit të këtij Bashkimi dhe emërimit të Sekretarit të tij të Përgjithshëm, Ahmad Mas’adeh.
Fillimi i punës së këtij institucioni të ri hap një etapë të re bashkëpunimi, si prelud i sukseseve që shpresojmë të realizojmë në Mesdhe, gjatë këtij semestri të parë të vitit 2010.
Objekti ynë është konsolidimi i Bashkimit për Mesdheun. Kjo fazë e re e marrëdhënieve euro-mesdhetare nisi thuajse dy vjet më parë në Samitin e Parisit. Në këtë Samit u mblodhën 43 kryetarë shtetesh e qeverish dhe u vendosën themelet e një bashkimi më dinamik ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tyre mesdhetarë. Ky Bashkim përqafoi, që nga fillimet e veta, parimet, vlerat dhe objektivat që ne i kishim parashtruar vetes, 15 vjet më parë në Deklaratën e Barcelonës: dëshirën për të punuar bashkërisht, për ta bërë Mesdheun një hapësirë paqeje, zhvillimi e shkëmbimesh ndërkulturore e njerëzore.
Ky Bashkim, si trashëgimtar i Procesit të Barcelonës, sjell disa risi të nevojshme: një metodologji të re pune, të orientuar nga fillimi i projekteve konkrete, një arkitekturë të re institucionale, e cila funksionon në bazë të një sistemi bashkëkryesish të barabarta për Samitet apo mbledhjet ministeriale dhe Sekretariatin e Përhershëm. Si përfundim, një filozofi që konsakron parimin e bashkëpronësisë. Kjo nismë do të bëjë të mundur që vendet e veriut dhe të jugut të Mesdheut, të kenë një analizë të njëjtë për sfidat dhe të sigurojnë mobilizimin e burimeve të pazakonta për t’u bërë ballë atyre. Kështu do të mund të përparojmë drejt një Mesdheu më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të begatë.
Të ndërgjegjshëm për nxitjen që solli Samiti i Parisit, tre vendet tona janë tashmë njësoj të përfshira për përgatitjen e Samitit të Barcelonës, i cili do të mbahet më datë 7 qershor. Ne besojmë se ky Samit do të dëshmojë konsolidimin e Bashkimit për Mesdheun. Ai do të jetë rasti për ne, 43 anëtarët e këtij Bashkimi, për të përcjellë një mesazh bashkimi dhe të për të konfirmuar kësisoj angazhimin tonë për t’i lënë mënjanë dallimet, e për të punuar krah për krah në projekte të mëdha në sektorët e transportit, të energjisë apo të zhvillimit të qëndrueshëm. Objektivi është përmirësimi i dukshëm i kushteve të jetesës për bashkëqytetarët tanë. Samiti i Barcelonës do të jetë, gjithashtu, një mundësi e mrekullueshme për të përsëritur angazhimin tonë për paqen, veçanërisht në Lindjen e Mesme, por edhe në hapësirat fqinje të Euro-Mesdheut.
Samiti i Barcelonës do të jetë këtë vit, pika kulmore e Bashkimit për Mesdheun, por do të paraprihet në muajt në vijim nga mbledhje të ndryshme e shumë të rëndësishme ministeriale e sektoriale në Barcelonë, Dubrovnik, Kajro apo në qytetin slloven Bordo. Në këto takime do të merren në shqyrtim çështje themelore, siç janë administrimi i burimeve hidrike, mbrojtja e mjedisit, ndikimi dhe potenciali i veprimtarisë turistike, energjia, bujqësia dhe siguria ushqimore apo kërkimi shkencor e arsimi i lartë.
Për më tepër, në këto mbledhje ministeriale e të ekspertëve do të trajtohen tema që kanë karakter global: dalja nga kriza ekonomike, ndryshimi i klimës dhe nevoja për të përparuar drejt një alternative të re energjitike. Këto janë aspekte që, në fakt, i shfaqin efektet e tyre me intensitet të veçantë në një rajon të brishtë, në të cilën vazhdojnë dallime të mëdha mes dy brigjeve të këtij deti të përbashkët. Shpresojmë se Samiti i Barcelonës do të arrijë t’i përfshijë në konkluzionet e veta këto aspekte të drejtësisë e barazisë. Intensiteti i agjendës sonë të punës, në muajt e ardhshëm është garancia më e mirë për t’u dhënë një shtysë të re marrëdhënieve euro-mesdhetare. Por edhe arritjet në kuadrin institucional janë, gjithashtu, një garanci. Mekanizmi i bashkëkryesive është duke luajtur një rol shumë të vyer, atë të nxitjes politike. Në sajë të rolit qendror të bashkëkryesive, vështirësitë e mëdha politike, që është dukë përjetuar rajoni, nuk çojnë në bllokim të përhershëm të kësaj nisme. Vënia në funksionim e Sekretariatit të Bashkimit për Mesdheun, në pallatin e mrekullueshëm të Pedralbës, është një lajm i shkëlqyer. Jemi të bindur se do të ketë një efekt të shumëfishtë të përpjekjeve në favor të paqes e të begatisë. Shprehim, gjithashtu, kënaqësinë që Komisioni Evropian është përfshirë në veprimtarinë e Bashkimit të ri për Mesdheun dhe që ky Bashkim po përfiton plotësisht nga eksperienca e tij.
Përgjatë muajve të ardhshëm dëshirojmë të dërgojmë një sinjal të qartë: jemi duke ndërtuar një Bashkim për Mesdheun, për njerëzit dhe me njerëzit. Nuk bëhet fjalë për të krijuar një burokraci të re, por të bëjmë që, mbi bazat e angazhimeve të Parisit, bashkëqytetarët tanë të jenë përfituesit e fundit të projekteve, që synojnë një mbrojtje më të madhe të mjedisit e klimës, për të qenë të përgatitur më mirë për t’u përballur me fatkeqësitë natyrore, për të krijuar më shumë vende pune, për të përmirësuar mjetet e komunikimit apo për të përparuar drejt një hapësire euro-mesdhetare të arsimit të lartë e të kërkimit shkencor.
Ne këmbëngulim që ky Bashkim të jetë jo vetëm për njerëzit, por edhe me njerëzit. Ka një shtresë të gjerë aktorësh të përfshirë në Bashkimin për Mesdheun. Bashkë me qeveritë e 43 shteteve, kemi besim te përpjekjet e institucioneve të BE-së, të parlamentarëve tanë, të autoriteteve vendore e rajonale, të agjentëve ekonomikë e të shoqërisë civile, në kuptimin e vet më të gjerë. Të gjithë këta aktorë do të mblidhen shumë shpejt për të sjellë ndihmesën e tyre në këtë proces. Pra, jemi përballë një Bashkimi për Mesdheun gjithëpërfshirës, që dëgjon dhe kanalizon zërin e të gjithë atyre që ne besojmë dhe me të cilët punojmë, në shërbim të një të ardhmeje të përbashkët, më të drejtë e më të sigurt.
Angazhimi ynë për Mesdheun është jetëgjatë. është një angazhim që shkon përtej nevojave të kontekstit, por që ka objektiva me synim të gjerë: paqen, shtetin e së drejtës dhe prosperitetin ekonomik. Ai do t‘i tejkalojë pengesat që na dalin përpara dhe do të jetë i përgatitur për të përballuar më mirë të ardhmen tonë. Kjo është sfida jonë. është gjithashtu motivimi ynë për të zhvilluar e konsoliduar përmes funksionimit të Sekretariatit të Barcelonës, Bashkimin për Mesdheun. Një iniciativë e madhe për vendet tona dhe bashkëqytetarët tanë.
Përkatësisht ministrat e Jashtëm të Spanjës, Egjiptit dhe Francës.