Sikur historine ta shkruante Sali Berisha
Kaloi pa u vënë re një intervistë e Sali Berishës në televizionin publik shqiptar. Në të vërtetë, ajo u zbardh dhe u publikua, por nuk u komentua. Intervistat e udhëheqësve tanë politikë po komentohen gjithnjë e më pak, gjë që, me sa duket, shpjegohet me protagonizmin e tyre të kërkuar, të tepërt e shterpë. Ata shfaqen, por nuk thonë gjëra; ata nuk thonë gjëra, e megjithatë bëjnë çmos të jenë të pranishëm çdo ditë në ekranet e tv-ve. Në këtë mes, kampion është kryeministri Berisha, i cili prej tetëmbëdhjetë vitesh nuk ka ditë të mos bëjë një shfaqje televizive (ka ditë që bën disa shfaqje me radhë).
Dhe nuk kish se si të mos shfaqej këto ditë të dhjetorit, në përkujtim të ngjarjes që ndodhi tetëmbëdhjetë vite më parë, e cila shënoi fillimin e fundit të diktaturës komuniste. U shfaq disa herë, në cilësinë e njërit prej personazheve, të cilët i dhanë tonin asaj ngjarjeje. Dhe çfarë tha? Tha shumë gjëra, të cilat nuk kanë pikë rëndësie, por nga ana tjetër tha dy gjëra të veçanta.
Të parën e tha në studiot e TVSH-së. Në përgjigje të pyetjes se për ç‘gjë është penduar gjatë dy dekadave të fundit, në harkun e të cilave mbyllet një karrierë politike vibrante për atë vetë e shumë të trazuar për ne të tjerët, ai bën një vëzhgim allasoj. Në kundërshtim me çfarë mund të mendohet pra, nuk thotë se është penduar për sjelljen e praktikat antidemokratike e antiligjore të adoptuara në ushtrim të funksioneve presidenciale në periudhën 1992-1997, nuk thotë se është penduar që arrestoi Fatos Nanon, nuk thotë që është penduar lidhur me atë që orkestroi në 26 maj 1996, apo dy ditë më vonë, më 28 maj të po atij viti, apo ca muaj më vonë kur e çoi vendin në pragun e një lufte civile, e kështu me radhë. Jo, asgjë prej këtyre nuk i ka mbetur në mendje; përkundrazi, në mendje i ka mbetur një gjë tjetër, gjë që nuk kish marrë guximin a mundimin të na i thosh deri më sot: zgjedhjet lokale të vitit 1992, të cilat u mbajtën nja katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare, e të cilat Berisha i humbi plot bujë. Ishin të parat e të fundit zgjedhje të lira e të ndershme të organizuara nga Berisha, dhe kjo gjë do të duhej të përbënte një moment të bukur të karrierës së tij të shëmtuar politike; në pamje të parë do të ishte e udhës të mendohej pra, se kjo gjë, të paktën kjo gjë, pikërisht kjo gjë, duhej shpëtuar se s‘bën; duhej shpëtuar për të mirën e tij. Por ja, që Berisha të befason edhe në këtë pikë. "Jam penduar", thotë ai, "pasi ato zgjedhje duheshin bërë në një kohë tjetër".
Nuk e thotë pse-në, por ajo merret vesh: vetëm kështu ato zgjedhje nuk do të ishin humbur. Sa i dhemb humbja këtij njeriu! Humbja për të është çnderim, turp, marre. Është e tillë sidomos ajo humbje, për të cilën nuk ka asnjë alibi (humbja në vitin 1997 ishte fare tragjike, por për atë ai e ka patur dhe e ka një alibi: rebelimin komunist). Dhe kur i përmend ato zgjedhje si një motiv pendese, ne të tjerët duhet të dimë të lexojmë mesazhin e vërtetë të Sali Berishës prapa asaj që deklarohet: "Ato zgjedhje unë duhej t‘i kisha manipuluar; ato zgjedhje duhej t‘i kisha fituar, ato zgjedhje nuk duhej t‘i kisha lënë ashtu si mbetën, domethënë zgjedhje të lira e të ndershme me humbës Sali Berishën, pasi kështu krijohet ideja e humbjes pas një procesi zgjedhor të rregullt". Kjo është e frikshme, apo jo? Është e frikshme sidomos në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
***
Gjëja e dytë e veçantë lidhet me një rrenë të lëshuar nga Sali Berisha pardje, më datë 8 dhjetor. I pyetur mbi rolin e kontributin e Edi Ramës në ditët e lëvizjes së dhjetorit të vitit 1990, ai thotë: "Nuk më kujtohet që Rama të ketë qenë ditët e para. Erdhi më vonë, por për shkak të disa kritereve radikale apo gjysmëradikale të vendosura nga Partia Demokratike, ai nuk u pranua në lëvizje. Erdhi më vonë për t‘u bashkuar me Partinë Demokratike, por nuk e lejuan disa grupe".
Në këtë mes janë tre rrena së bashku. Rrena e parë ka lidhje me afermacionin që nis me fjalët "nuk më kujtohet….". Rrena e dytë ka lidhje me kinse kriteret radikale apo gjysmë radikale të Partisë Demokratike. Dhe rrena e tretë ka lidhje me frazën në dukje të shkujdesur "…Ramën nuk e lejuan disa grupe".
Duhet të ketë me dhjetëra vetë, të cilët e dinë shumë mirë që këto janë rrena; e megjithatë, Berisha i thotë (ka kohë që ky njeri e ka humbur marrëdhënien me të vërtetën; nuk i intereson fare e vërteta; madje, gënjeshtra i është shndërruar në një tic spazmodik, gjë që do të thotë se ai, edhe po të mos dojë të gënjejë, nuk mundet tanimë). I thotë duke mos e çarë fare kokën, jo vetëm për dëshmitarët memecë të atyre ngjarjeve, por edhe për dëshmitë që ai vetë ka dhënë vit pas viti, në mjedise publike apo në biseda private. Diku nga shtatori i vitit 1991, një bisedë private e ka bërë dhe me mua.
Kjo bisedë u vërtit një copë herë të mirë rreth momenteve të lëvizjes së dhjetorit e të krijimit të Partisë Demokratike. Fliste me shumë pasion për ato momente. Mund të fliste me orë të tëra pa u lodhur, duke rrëfyer detaje nga më të parëndësishmet. Dhe mes të tjerave më ka folur për Enver Hoxhën ("është një figurë, që nuk mund të vlerësohet bardhë e zi", më ka thënë), për Ramis Alinë ("nuk mund të pritej më tepër prej tij në këto kohë; ka ditur të mbajë ekuilibrat"), dhe për debatet brenda grupit nismëtar për krijimin e Partisë Demokratike. Berisha nuk e fshihte se ishte ato kohë kundër radikalëve e ekstremistëve, gjë që dukej dhe nga mendimi që kish për Enver Hoxhën e Ramis Alinë. Por po kaq e vërtetë është që radikalët e ekstremistët kanë qenë kundër Berishës. Dhe një nga këta radikalë e ekstremistë ka qenë Edi Rama, për të cilin Berisha vetë e ka pohuar në bisedën që ka patur me mua, se erdhi me adrenalinë të ndezur në një nga ato mbledhjet e fillimit dhe tentoi të na imponohej me një antienverizëm logjikisht të skajshëm e politikisht të papranueshëm. Por Gramos Pashko - vijon Berisha - e nxori jashtë mbledhjes me shumë të drejtë.
Ky është thelbi i asaj që Berisha ka thënë në bisedën me mua në vjeshtën e vitit 1991. Dhe prej këtej burojnë rrenat e tij. Së pari, kur është fjala për ato kohë, frazat që nisin me "nuk më kujtohet mirë…", nuk kanë kuptim në gojën e Berishës. Ai kujton mirë çdo gjë, deri dhe komplekset e inferioritetit që ka patur ndaj njerëzve të Bllokut (Gramos Pashko), ndaj njerëzve të nomenklaturës (këtu ai ka futur dhe Edi Ramën) dhe ndaj atyre që e bënin të ndihej keq për origjinën e vet jo "metropolitane".
Së dyti, qëndrimet radikale e gjysmëradikale të atyre kohëve nuk kanë patur të bëjnë me Partinë Demokratike (nëse me parti demokratike kuptojmë partinë që drejtohej nga Berisha e të tijtë). Përkundrazi, këto qëndrime janë mbajtur nga të tjerët, gjë që është bërë shkak për t‘u dhënë munxët atyre. Një nga këta - të paktën, sipas asaj që më ka thënë vetë Berisha - është Edi Rama.
Së treti, shprehja "Ramën nuk e lejuan disa grupe" është hedhur për të krijuar idenë se "ishin disa grupe radikale, që nuk pranonin pinjollin e nomenklaturës". Hm, është e çuditshme ta besosh që grupet radikale i futkan shkelmin Edi Ramës (si pinjoll i nomenklaturës) dhe nuk i futkan një shkelm Sali Berishës (si përfaqësuesi tipik i nomenklaturës). E pastaj, ç‘janë këto grupe radikale? Gramos Pashko na paska qenë radikal? Fiu! Shyqyr që historinë nuk e shkruan Sali Berisha!