Të ardhurat nga emigracioni dhe rreziku lindor
Nëse katastrofa ekonomike globale na ka mësuar diçka, është pikërisht kjo dhe për këtë arsye vendet e Evropës Lindore dhe Azisë janë ato që do të pasojnë në radhë për të vërtetuar këtë thënie të zgjuar. Vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ato të Evropës Lindore kanë probleme të mëdha si varfëria, korrupsioni dhe papunësia dhe u mungojnë avantazhet për të tërhequr investimet e huaja. Shumë prej tyre kanë përjetuar emigracionin në shkallë të gjerë. Kjo forcë pune që gjeografikisht ka qenë larg, është kthyer në një bazë të rëndësishme të ekonomisë së vendeve si Moldavia, Taxhikistani apo Shqipëria, nëpërmjet parave që emigrantët dërgojnë në shtëpitë e tyre.
Por, Evropa e vjetër është tani në rënie ekonomike dhe për pasojë, edhe emigrantët duken se do të jenë të detyruar të ndërpresin dërgesat për familjet e tyre në lindje, duke i bërë vendet e tyre të kthehen në viktimat e fundit të krizës ekonomike. Është e qartë se ideja që vendet në zhvillim do të shpëtojnë nga kriza është vetëm një mit, thotë Supachai Panitchpakdi, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës së OKB-së për Tregti dhe Zhvillim. Të zbulosh dhe të parashikosh fluksin e të ardhurave nga emigracioni është një gjë e vështirë, që fshihet pas shumë variablash dhe shpesh bëhet pjesë e ekonomisë "gri". Agjencia e OKB-së parashikon, megjithatë, se dërgesat nga emigrantët do të bien me 6 për qind në vitin e ardhshëm.
Në Evropën Lindore dhe në Azinë Qendrore, Moldavia dhe Taxhikistani janë më të rrezikuarat. Të dyja këto vende kanë shumë emigrantë në Rusi dhe dërgesat nga emigracioni llogariten në më shumë se 35 për qind të Produktit të Përgjithshëm Kombëtar, gjë që i bën ato vende të varen më shumë nga emigracioni se të gjitha të tjerat. "Nëse mendoni për vende si Moldavia, situata do të jetë më e vështirë, sepse dërgesat nga emigracioni përbëjnë një përqindje të madhe të bazës së ekonomisë. Në këto vende nuk ka shumë aktivitete të tjera", thotë Jon Levy, një analist i grupit këshillues "Eurasia" në Nju Jork. "Vende si këto duhet të shqetësohen vërtet. Edhe Shqipëria duket shumë e brishtë ndaj fenomenit, pasi paratë e dërguara nga emigrantët në Greqi dhe Itali përbëjnë një përqindje të madhe të GDP-së. Ndryshe është puna në Rumani. Rreth 1.5 milionë rumunë punojnë në Spanjë, ekonomia e së cilës do të preket nga kriza vitin e ardhshëm, si dhe në Itali.
Tregtia është në situatë të vështirë, bankat po vënë re një rënie të dërgesave nga emigrantët. Të kuptosh se sa do të ulen dërgesat e emigrantëve dhe si do të ndikohet ekonomia nga kjo do të jetë një gjë shumë e vështirë. Natyrisht, familjet që nuk do të kenë më aq shumë të ardhura do të preken, por edhe ekonomitë e lidhura me to do të preken në një farë mënyre. Dërgesat nga emigracioni janë një burim i kërkesës në ekonomi", thotë Levy. Çfarë mund të bëjnë ekonomitë për ta zbutur situatën? Jo dhe aq shumë, në fakt. Anëtaret e Bashkimit Evropian, si Rumania, mund të përpiqen të përdorin fondet e ndihmës së akorduar nga BE-ja për të ndihmuar të varfrit. Pavarësisht nga kjo, vitet në vazhdim do të jenë më të vështira. Qeveritë largpamëse, megjithatë, shohin mundësi për ta tejkaluar këtë. Investimet, kreditimi dhe fluksi i kapitalit po shtrëngohen në të gjithë botën, edhe në ekonomitë më të zhvilluara.
Ndaj për një Moldavi, një Taxhikistan apo një Shqipëri është e rëndësishme të përdoret kjo kohë zhvillimi si një kohë për të dalë nga kriza me atë të përforcimit të klimës së biznesit, që të jetë e aftë të thithë investimet e huaja. Në mënyrë të qartë asnjë prej këtyre vendeve nuk mund të ofrojë investime masive në infrastrukturë. Por, të gjitha mund të bëjnë shumë në sytë e bizneseve të huaja, duke luftuar korrupsionin apo duke përmirësuar kuadrin ligjor për të mbrojtur më mirë investimet. Shumë prej këtyre vendeve kanë qeveri që ndryshojnë shpesh, ndaj reformat nuk janë të lehta. Por, siç thotë edhe Levy, Sllovakia e shndërroi veten nga një vend i mbetur pas në një reformatore të shkëlqyer dhe në një magnet për investimet e huaja brenda pak vitesh. Duke ndjekur këtë shembull, Moldavia, Taxhikistani apo Shqipëria mund të arrijnë të vendosin distancën mes tyre dhe fqinjëve, për të shpëtuar nga "zjarret" e ardhshme.