E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sikur të mos kisha lindur në Shqipëri

Lotaria e lindjes është përgjegjëse për shumëçka nga ajo se cilët ne jemi sot. Nëse nuk do të kishim lindur në Shqipëri, si do të kishte qenë vallë jeta jonë? Një faqe interneti e krijuar pak kohë më parë (www.ifitweremyhome.com), sjell shifra konkrete që krahasojnë me përqindje të sakta, se si do të ndryshonte jeta jonë nëse do të kishim lindur në çdo shtet tjetër anekënd botës. Të dhënat që pasqyrojnë indekset krahasuese janë marrë nga botimet e CIA-s, të quajtur World Factbook. Klikoni dhe ëndërroni, por mos harroni se ka edhe më keq…

Nga Gladiola Bendaj

JAVA

Të mos e fshehim. Sado patriotë të jemi, – dhe jemi, – cilido prej nesh e ka shpënë të paktën njëherë nëpërmend se si do të kishte qenë jeta jonë nëse do të kishim lindur diku tjetër. Ca më shumë duhet ta kenë menduar, vjedhurazi e frikur, nën zë, prindërit tanë vite më parë. Ca më pak e mendojnë emigrantët e sotëm, të ikurit e djeshëm të gati 20 vjetëve më parë, që prej kohësh përpiqen ti sistemojnë diku tjetër rrënjët e tyre, e vendlindja i ngjan më shumë një mirazhi në gusht, të cilit çdo ditë e më shumë i arratisen pa bëzajtur.

Më e mirë? Shumë më e mirë? Më e keqe, apo thjesht ndryshe…? A do të ishim më i njëjti person? Eh, kur nuk iu arratisesh dot halleve, atëherë nis e ëndërron…

Një faqe interneti e krijuar pak kohë më parë (www.ifitweremyhome.com), na vjen në ndihmë edhe me shifra konkrete që krahasojnë me përqindje të sakta, se si do të ndryshonte jeta jonë nëse do të kishim lindur në çdo shtet tjetër anekënd botës. Të dhënat që pasqyrojnë indekset krahasuese janë marrë nga botimet e CIA-s, të quajtur World Factbook, ku gjenden informacionet për të gjitha shtetet e botës. Në këtë faqe interneti mund të klikosh, të ëndërrosh dhe të shuash gjithë kureshtjet që mund të kesh lidhur me nivelin e jetesës, të ardhurat, konsumin e energjisë, lindshmërinë, vdekshmërinë…

Brenda kësaj dritareje, mbështetur në këto shifra, vërtet që mund të thuash me plot gojën, ah sikur të kisha lindur këtu apo atje! sepse fundja është vetëm çështje fati, apo sepse kështu e vendosi Zoti, që ne të lindnim në Shqipëri dhe jo në mes të Amerikës, Francës, Australisë, Iralndës, Maldiveve, Japonisë, Zvicrës… E megjithatë, mos harroni se po aty mund të zbuloni se po i njëjti fat, apo Zoti, mund të kishte bërë që vendlindja jonë të projektohej në  Afganistan, Azerbajxhan, Indi, Burkina Faso, Kenia, Zimbabve apo Sri Lanka…

Nëse do kishim lindur në SHBA, në vend të Shqipërisë…

Do përdornim 12.7 herë më shumë energji elektrike

Do shpenzonim 17.6 herë më shumë para për kujdesin shëndetësor

Do fitonim 7.4 herë më shumë para

Do konsumonim 6.8 herë më shumë karburant

Do përjetonim 68.54% më shumë një ndarje klasash

Do kishim 65.81% më pak rrezik të vdekshmërisë foshnjore

Do kishim 22.5% më shumë mundësi punësimi

Do kishim 10.14% më pak fëmijë

Do jetonim 0.11 vjet më gjatë

Nëse do kishim lindur në Britaninë e Madhe dhe jo në Shqipëri…

Do përdornim 5.7 herë më shumë energji elektrike

Do fitonim 5.6 herë më shumë para

Do shpenzonim 7.4 herë më shumë për shëndetin

Do harxhonim 3 herë më shumë karburant

Do kishim 73.39% më pak rrezik për të vdekur foshnjë

Do kishim 33.33% më shanse për tu punësuar

Do kishim 30.67% më pak fëmijë

Do përjetonim 27.34% më shumë ndarjen e klasave

Do jetonim 1.03 vite më gjatë

Nëse Franca do të ishte vendlindja jonë…

Do përdornim 7.1 herë më shumë energji elektrike

Do fitonim 5.2 herë më shumë para

Do shpenzonim 9 herë më shumë për shëndetin

Do harxhonim 3.3 herë më shumë karburant

Do ishim 81.57% më pak të rrezikuar ndaj vdekshmërisë foshnjore

Do kishim 19.23% më pak fëmijë

Do përjetonim 22.47% më shumë ndarjen klasore

Do jetonim 2.96 vite më gjatë

Sikur të kishim lindur në Zvicër dhe jo në Shqipëri…

Do përdornim 8.3 herë më shumë energji elektrike

Do fitonim 6.6 herë më shumë para

Do shpenzonim 11 herë më shumë për kujdesin ndaj shëndetit

Do konsumonim 3.9 herë më shumë karburant

Do kishim 77.06% më pak shanse të vdisnim në foshnjëri

Do kishim 63.33% më shumë mundësi punësimi

Do kishim 37.88% më pak fëmijë

Do të përjetonim 26.22% më shumë ndarjen e klasave

Do të jetonim 2.84 vite më shumë

Nëse ne do të kishim lindur në Australi…

Do përdornim 10.5 herë më shumë energji elektrike

Do kishim të ardhura 6.2 herë më të mëdha

Do shpenzonim 8.2 herë më shumë para për shëndetin

Do harxhonim 4.8 herë më shumë karburant

Do kishim 74% më pak rrezik të vdisnim foshnje

Do kishim 52.2% më shumë shanse punësimi

Do kishim 19.49% më pak fëmijë

Do përjetonim 3.59 herë më shumë ndarjen e klasave

Do jetonim 1.03 vite më gjatë

Nëse vendlindja jonë do kishte qenë Japonia…

Do përdornim 7.4 herë më shumë energjinë elektrike

Do kishim të ardhura 5.2 herë më të larta

Do shpenzonim 6.8 herë më shumë para për shëndetin

Do konsumonim 4.1 herë më shumë karburant

Do kishim 84.47% më pak rrezik të vdisnim që në foshnjëri

Do kishim 53.33% më shumë shanse për tu punësuar

Do kishim 51.85% më pak fëmijë

Do përjetonim 42.7% më shumë ndarjen e klasave

Do jetonim 4.04 vite më gjatë

Nëse në vend të Shqipërisë, vendlindja jonë do të kishte

qenë Kina…

Do të përdornim 2.6 herë më shumë energji elektrike

Do të kishim 64.17% më shumë shanse punësimi

Do të përjetonim 55.43% më shumë ndarjen e klasave

Do të konsumonim 35.27% më pak karburant

Do të shpenzonim 43.31% më pak para për kujdesin e shëndetit

Do të kishim 20.92% më pak fëmijë

Do të vdisnim 3.62 vjet më herët

Do të kishim 8.07% më pak shanse të vdekshmërisë foshnjore

Do të fitonim 4.76 më shumë para

Nëse do ishte shkruar të lindnim në Emiratet e

Bashkuara Arabe…

Konsumi i energjisë elektrike do ishte 13.5 herë më i lartë

Po ashtu, do konsumonim 10 herë më shumë karburant

Por, do fitonim 6.7 herë më shumë para

Do shpenzonim 3.7 herë më shumë për kujde

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›