Miratohet konventa për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual
28/01/2009 Kërkohen ndryshime të ligjeve për fuqizimin e masave ndëshkuese
Gjithkush që abuzon seksualisht me fëmijët do të ndëshkohet rëndë. Këshilli i Ministrave ka miratuan konventën e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual. Aktualisht Kodi Penal i Shqipërisë ka parashikuar masa ndëshkuese ndaj fenomeneve të tilla si pornografia dhe ushtrimi i prostitucionit, duke parashikuar si masë rënduese kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit me të mitur. Konventa detyron shtetet që e kanë ratifikuar atë të ndërmarrin masat e domosdoshme legjislative për të parashikuar në legjislacionin e tyre të brendshëm veprat penale që lidhen me abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve, veprat penale që lidhen me prostitucionin, pornografinë e fëmijëve, pjesëmarrjen e tyre në performanca pornografike, korrupsionin e fëmijëve, tundimin e fëmijës për qëllime seksuale dhe ndihma, shtytja dhe tentativa për kryerjen e një vepre penale të përcaktuara në përputhje me Konventë. Ky dokument detyron shtetet palë që të sigurojnë se veprat penale të parashikuara në këtë Konventë të ndëshkohen me sanksione efektive, proporcionale dhe penguese, duke marrë në konsideratë seriozitetin e tyre në mirërritjen dhe mirëqenien e fëmijës. Konventa kërkon që shtete palë të ndërmarrin masat e nevojshëm legjislative për sigurimin e hetimit dhe procedimeve penale në respektim të interesit më të mirë të fëmijës dhe të të drejtave të tij, duke përfshirë nevojat e veçanta të tyre, si dëshmitarë në të gjitha fazat e hetimeve dhe procedimeve penale. Po ashtu shtetet palë detyrohen të regjistrojnë dhe të ruajnë të dhënat për kriminelët e dënuar për këto vepra penale. Sipas relacionit që shoqëron vendimin, ky fenomen negativ i shoqërisë ka marrë përmasa serioze në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, në veçanti në ditët e sotme, kur përdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit është i niveleve të larta. Konventa parashikon masat parandaluese të të gjitha formave të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual, për mbrojtjen e fëmijëve nëpërmjet rekrutimit dhe trajnimit të personave, të cilët gjenden në kontakt me fëmijët. Parashikohet detyrimi që secila palë e Konventës duhet të angazhohet që të hartojë, planifikojë dhe implementojë politika, programe dhe masa të ndërhyrjeve efektive shtetërore për të vlerësuar dhe parandaluar rrezikun e veprave penale dhe rrezikun që këto vepra penale të përsëriten. Po ashtu vendet që janë pjesë e Konventës duhet të promovojnë dhe të realizojnë fushata për rritjen e sensibilitetit drejtuar publikut të gjerë, duke dhënë informacion për fenomenin e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual dhe për masat parandaluese, që mund të ndërmerren në këto raste. Konventa parashikon masat mbrojtëse dhe asistenca e projekteve që do të ndërmerren nga shtete palë nëpërmjet programeve efektive sociale dhe ngritja e strukturave shumëdisiplinore për të dhënë mbështetjen e domosdoshme për viktimat, të afërmit e tyre dhe për personat që përgjigjen për kujdesin e fëmijëve, të cilët mund të përfitojnë asistencë psikologjike. Parashikohet marrja e masave legjislative ose masave të tjera për të inkurajuar dhe mbështetur ngritjen e shërbimeve të informacionit, si linjat e ndihmës telefonike apo internetit për dhënien e këshillave telefonuesve apo të interesuarve në mënyrë konfidenciale.
Fushata sensibilizuese
Secila palë e konventës duhet të angazhohet që të hartojë, planifikojë dhe implementojë politika, programe dhe masa të ndërhyrjeve efektive shtetërore për të vlerësuar dhe parandaluar rrezikun e veprave penale dhe rrezikun që këto vepra penale të përsëriten. Po ashtu vendet që janë pjesë e konventës duhet të promovojnë dhe të realizojnë fushata për rritjen e sensibilitetit drejtuar publikut të gjerë.
Masa ndëshkuese
Konventa detyron shtetet palë që të sigurojnë se veprat penale të parashikuara në këtë Konventë të ndëshkohen me sanksione efektive, proporcionale dhe penguese, duke marrë në konsideratë seriozitetin e tyre në mirërritjen dhe mirëqenien e fëmijës. Konventa kërkon që shtetet palë të ndërmarrin masat e nevojshëm legjislative për sigurimin e hetimit dhe procedimeve penale.