Braktisja e fëmijëve, 169 pranime të reja në vit
28/01/2009 Fluks kërkesash për strehim në qendrat e përkujdesit social, mungojnë kapacitetet pritëse
Institucionet e përkudjesit social në vend gjatë vitit që lamë pas janë përballur me një sërë kërkesash në rritje për strehim të kategorive në nevojë pranë tyre. Por fatkeqësisht kapacitetet dhe mundësitë pritëse janë gjithnjë e më tepër të kufizuara. Përkundrejt kësaj situate shihet si më shqetësuese rritja e numrit të fëmijëve që detyrohen të jetojnë në këto ambiente, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve braktisen nga familjet e tyre. Evidencat e hartuara nga strukturat e Shërbimit Social Shtetëror tregojnë se pranë këtyre qendrave janë shtuar si klientë të rinj rreth 169 fëmijë, të cilët po marrin ndihmën e specializuar. Gjatë vitit 2008 në rrjetin e institucioneve publike dhe jopublike të përkujdesit shoqëror janë trajtuar 618 fëmijë: 271 fëmijë në institucione publike dhe 347 në OJF- të; 487 persona me aftësi të kufizuar: 338 në institucione publike, 149 në OJF-te; 328 të moshuar në institucione publike (71 të moshuar në qendrat ditore).
Shqetësimi
“Janë pranuar 169 fëmijë të rinj në institucione publike dhe jopublike me vendim komisioni (63 fëmijë në institucionet jopublike dhe 63 fëmijë në institucionet publike si dhe komisionuar 43 fëmije në organizatat e ndryshme joqeveritare)”, - thuhet në analizë.
Si një ndër shkaqet kryesore të këtij problemi mbeten kushtet e vështira ekonomike me të cilat përballen këto familje, por nuk mungojnë edhe rastet kur fëmijët braktisen duke mos ditur vendndodhjen e familjareve. Ky problem më i theksuar është në rrethe dhe zonat periferike të kryeqytetit. Gjithashtu monitorimet tregojnë se është shtuar dhe numri i fëmijëve që janë përballur me kërkesën për marrjen e statusit të jetimit, duke përfituar në një vit rreth 122 persona të tjerë.
Trajtimi
Specialistët pohojnë se kërkesat janë të shumta, por trajtimi i tyre mbetet pak i vështirë, pasi ka ende pak kapacitete pritëse. Duke parë fluksin e madh të kërkesave dhe kapacitet e kufizuara, drejtuesit e shërbimeve sociale kanë nxitur forma shërbimesh alternative në strukturat rezidenciale të përkujdesit për fëmijë dhe konkretisht shërbime ditore dhe këshillimore për fëmijët dhe familjet e tyre dhe shërbime në komunitet. Ndërsa shërbimet mbështetëse për fëmijët mbi moshën 15 vjeç janë më të pakta dhe kryesisht ofrohen në formën e apartamenteve rinore të përkujdesit dhe sistemimin e tyre në konviktet e shkollave të mesme.
Mungesa e shërbimeve
Shtohen kërkesat për strehim në qendrat e përkujdesit social, por kapacitetet mbeten të kufizuara. Specialistët pohojnë se shërbimet mbështetëse për fëmijët mbi moshën 15 vjeç janë më të pakta dhe kryesisht ofrohen në formën e apartamenteve rinore të përkujdesit dhe sistemimin e tyre në konviktet e shkollave të mesme. Nga monitorimet e bëra është evidentuar se 9 OJF ofrojnë shërbime në formën e shtëpi-familje dhe forma të tjera alternative në qendrat rezidenciale për grupe të vogla fëmijësh deri në 14 vjeç.
Birësimet
Ka mbetur pothuajse në të njëjtat ritme interesi i familjeve shqiptare për birësimin e fëmijëve. Në monitorimin e bërë ka rezultuar se gjatë 2008-s janë birësuar rreth 38 fëmijë të moshave të vogla: 23 jashtë vendit 23 dhe 15 të tjerë janë marrë nga familjet shqiptare.
Të moshuarit
Kërkesa të shumta për strehim në qendrat e përkujdesit social si ditor, ashtu dhe rezidencial ka pasur edhe nga të moshuarit. Por gjatë 2008-s krahasuar dhe me kapacitetet e mundshme që ofrojnë shtëpitë e trajtimit, janë pranuar vetëm 61 prej kërkesave të shumta.
Kapacitet
Duke parë fluksin e lartë të kërkesave dhe kapacitet e kufizuara, drejtuesit e shërbimeve sociale kanë nxitur forma shërbimesh alternative në strukturat rezidenciale të përkujdesit për fëmijë dhe konkretisht shërbime ditore dhe këshillimore për fëmijët dhe familjet e tyre dhe shërbime në komunitet.