E Diel, 1 Nëntor 2026

Silvester Stalone, incident gjatë xhirimeve, operohet në qafë

Silvester Stalone ka thyer vertebrën e qafës gjatë xhirimeve të një skene aksion të filmit “The Expendables”. Ylli i Hollivudit po ndeshej me Stoun Stiv Austin, ish-lojtarin e sportit të quajtur “wrestler”. Kjo ngjarje ka ndodhur në disa muaj më parë, por vetëm tani aktori guxon të tregojë për incidentin e rëndë që i ndodhi. “Lufta ime me Stiv Austin ishte aq e dhunshme saqë përfundova me vertebrat e qafës të thyera dhe për këtë nuk bëj shaka”. Menjëherë pas kësaj, aktori është shoqëruar për në ndihmën e shpejtë. “Nuk ia kam thënë kurrë askujt këtë që më ka ndodhur, por iu nënshtrova një operacioni vertet të rrezikshëm dhe për këtë mjekët më vendosën një pllakëz metalike në qafë”.
“The Expendables” është një film aksion i prodhuar dhe interpretuar nga Silvester Stalone. Ai do të dalë në kinematë botëroremë 20 gusht të këtij viti. Filmi u xhirua në Brazil, Nju Orlins dhe Los Anxheles. Pjesë e filmit që bën fjalë për vitet ’80 janë edhe veteranët e kinemasë: Brus Uillis, Arnold Shvarzeneger dhe Miki Rourk.

Kejti Peri do të martohet me aktorin Rasëll Brand

Aktori Rasëll Brad konfirmon se i ka propozuar për martesë këngëtares së njohur britanike Kejti Peri. Ylli i filmit “Forgetting Sarah Marshall” dhe këngëtarja e hitit “I Kissed A Girl” ishin me pushime në Indi, ku Brand ka bërë hapin më serioz në jetën e tij. Ndërsa aktori ka konfirmuar për revistën britanike “The Sun”, duke thënë se ata janë fejuar dhe janë shumë të dashuruar. Më herët revistat e thashethemeve njoftuan se Kejti Peri ka vendosur të martohet me të dashurin e saj Russell Brand.
Sipas revistës “Us Weekly”, këngëtarja e hitit “Hot N’ Cold” i ka thënë “PO” propozimit të Brand për martesë, gjatë pushimit të tyre në Indi. Revista citon një burim të afërt me çiftin të ketë thënë se Brand sillet shumë mirë me të dhe se ajo nuk ka pasur asnjëherë një lidhje të tillë. Me sa duket, romanca e tyre do të shndërrohet në diçka serioze.

7 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›