E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simfonia e Mendelson për 85-vjetorin e ditëlindjes së Papës

21-04-2012 / Gazeta 55

Në atmosferën festive, që pason ditëlindjen e 85-të të Papës Ratcinger dhe shtatë vjetorin e Papnisë së tij, Orkestra Gewandhaus e Lipsisë, dha sonte një koncert në Sallën e Palit VI. Në program, Simfonia n. 2 në Si bemol-maxhor op 52 “Lobgesang” për solistë, kor e orkestër, vepër e Feliks Mendelson. Drejtor i orkestrës, mjeshtri italian, Riccardo Chailly.
Është një himn lavdi “Lobgesang”. Dialog shprese ndërmjet njeriut të dërmuar nga lodhja e natës së gjatë, pa gjumë e rojeve të agimit: “Kur përfundon nata?”- pyet burri, e kori përgjigjet “Nata mbaroi”. Përveç korit Gewandhaus, kënduan Luba Orgonásová, soprano sllovake; Bernarda Fink, mexosoprano argjentinase dhe Steve Davislim, tenor australian. Morën pjesë edhe 300 instrumentistë, këngëtarë e koristë. Partitura, e luajtur për herë të parë në vitin 1840, u zgjodh për t’i bërë jehonë thirrjeve të vazhdueshme, që Benedikti XVI u drejton mbarë popujve, për shpresë. Është himn lavdie, siç e tregon edhe titulli, në të cilin drita e shpresës çan errësirën e dhimbjes dhe e davarit. Por, për ç’shpresë mund t’i flasë sot muzika e Mendelsonit, botës së dëshpëruar nga mijëra shqetësime, që e bëjnë shpesh tepër të hidhur e pa rrugëdalje jetën e njeriut? - e pyet një gazetar Mjeshtrin Chailly. E ai përgjigjet: “Muzikanti i madh e fton botën të shpresojë e të besojë se tmerret e tragjeditë, që i bien mbi kokë njerëzimit, nuk janë fjala e fundit. E fton edhe, e sidomos, të kujtojë vazhdimisht mesazhin e Pashkëve, që sapo i kremtuam. Edhe në errësirën më të thellë të dhimbejs e të vuajtjes, nuk mungon kurrë një rreze drite. Aria, në të cilën tenori këndon: “Ne çirreshim pa shpresë në errësirë”, është çasti më dramatik, ku nisin një mori pyetjesh për fatalitetin e jetës dhe fatin e njeriut. Roje, roje, në ç’pikë ka arritur nata?” - pyet njeriu i ligështuar në kulm nga trazirat e jetës. E kori përgjigjet: “Nata mori fund!”. E këtu errësira davaritet, mundet nga drita e ditës. Mjeshtri i Orkestrës, i cili që nga viti 2005 drejton Gewandhaus Orchestra dhe Operën e Lipsisë, erdhi në Vatikan së bashku me familjen, me gruan dhe nipat, ashtu si në vitin 1964. Isha 11 vjeç, tregon, kur së bashku me nënën dhe motrat shoqëruam babain tonë, Luçianin, për t’i dorëzuar Papës Pali VI partiturën autografe të Missa Papae Pauli, që kishte shkruar për papën Montini.
Fjala e Zotit nuk është depozitim i vdekur, por fuqi jete - kështu Papa Komisionit Papnor Biblik/Fjala e Zotit nuk mbetet e mbyllur në shkrim, nuk është lënie në dopozitim por është fuqi jete, e kuptimi i saj vijon të rritet me ndikimin e Shpirtit Shenjt: këtë pohoi sot Papa në një mesazh, drejtuar kardinalit William Levada, kryetar i Komisionit Papnor Biblik, me rastin e mbledhjes plenare vjetore të organizmit, mbajtur në Vatikan, me temë: “Frymëzimi dhe e vërteta e Biblës”. Papa tregon elementet e domosdoshme për shpjegimin korrekt të mesazhit biblik. Frymëzimi, si veprim i Zotit, shkruan, bën që në fjalët njerëzore, të shprehet Fjala e Zotit. Si pasojë, tema e frymëzimit është me rëndësi të dorës së parë për kuptimin e Shkrimit Shenjt. Interpretimi i teksteve shenjte, që e errëson ose e harron këtë frymëzim, nuk ka parasysh karakteristikën më të rëndësishme e më të çmuar të tyre, faktin se ato vijnë nga vetë Zoti, janë Fjala e Zotit, e vënë në gojën e njeriut. Tema e frymëzimit, pastaj, lidhet edhe me temën e së vërtetës së Shkrimeve Shenjte. Prandaj thellimi në kuptimin e frymëzimit, do të ndikojë, pa dyshim, edhe në kuptimin më të thellë të të vërtetave, që përmbajnë librat e shenjtë. Papa nënvizon se për virtyt të karizmës së frymëzimit, librat e Shkrimit Shenjt kanë forcën e një thirrjeje të drejtpërdrejt, konkrete. Por Fjala e Zotit nuk rri e kufizuar në të shkruar. Në se akti i Zbulesës përfundon me Apostullin e fundit, Fjala e zbuluar vijoi të kumtohet e të shpjegohet në Traditën e gjallë të Kishës. Për këtë arsye, shpjegon Benedikti XVI, Fjala e Zotit, e fiksuar në tekstet shenjte, nuk është depozitë e vdekur brenda Kishës, por bëhet rregulli më i lartë i fesë së saj, bëhet fuqi jete. Tradita, që e merr forcën e vet nga Apostujt, përparon me ndihmën e Shpirtit Shenjt e shtohet me reflektimin dhe studimin e besimtarëve, me përvojën personale të jetës shpirtërore e me predikimin e ipeshkvijve.
Benedikti XVI pohon, më pas, se është themelore për jetën dhe misionin e Kishës, që tekstet e shenjta të interpretohen sipas natyrës së tyre. Prandaj, përfundon mesazhi papnor drejtuar Komisionit Biblik, impenjimi juaj do të ketë një vlerë të vërtetë për jetën dhe misionin e Kishës, si dhe për promovimin e njohjes, të studimit e të mirëpritjes së Fjalës së Zotit në botë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›