Konfirmohet ekzistenca e ujit në Mars
NASA ka njoftuar se sonda Feniks ka konfirmuar ekzistencën e ujit në Mars.
Një shkencëtar i kësaj agjencie, Uilliam Bojnton, tha se copa të akullit të ujit ishin parë edhe më herët, por testet e fundit nga sonda Feniks i kanë konfirmuar këto dëshmi. Një tjetër shkencëtar i NASA-s, Peter Smith, tha se testet e reja të kryera nga sonda Feniks në akull, kanë konfirmuar se ky ishte ujë i ngrirë e jo karbon dyoksid i ngrirë. “Gjatë këtyre analizave, ne po ashtu shpresojmë të jemi në gjendje që të përgjigjemi në pyetjen, që shkon përtej gjetjes së ujit të akullt, pra a është kjo zonë në Mars e banueshme? Ne kemi materiale që janë përbërës themelorë për format e jetës. I mbetet misionit të ardhshëm të gjejë nëse ndokush jeton në këtë ambient”, tha shkencëtari Peter Smith.