Aksident në Durrës, përplasen dy makina, 1 i vdekur

Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci fatal i një aksidenti ndodhur pak minuta, ndërsa dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Aksidenti i rëndë ndodhi në Durrës.
Sipas burimeve të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes, mësohet se viktima e indetifikuar është 75-vjeçari Bajram Anelli, ndërsa ende nuk bëhen të ditura indetitetet e të plagosurve. Të gjithë këta shtetas, janë transportuar drejt spitalit, për një ndërhyrje më të specializuar.
Ndërkohë policia rrugore po heton për rrethanat e aksidentit, ku nuk mund të lihet mënjanë pista e parakalimit të gabuar si edhe shpejtësisë tej normave të lejuara.